Vandalizimi dhe përdhosja e busteve të Heronjëve tonë, akt i pastër i Xhihadi islamik të agjentëve të Serbisë!

1
912
Busti i vjedhur i At Shtjefën Gjeçovit

Skënder Jashari Skënder Jashari

I indinjuar, i mllefosur dhe revoltuar nga aktet e këtilla, që edhe për së vdekuri na i vrasin, tradhëtojnë Heronjët tonë. Duke qenë se isha pjesëmarrës në luftë, kam pa disa dhjetra e qindëra tradhëti që na janë bërë, e që i janë bë Dëshmorëve tonë, kam pa tradhëtar e spijuj të armikut me uniforma tona. Pa dashur të interferojë në rastin e vandalizimit të bustit të At Shtjefën Gjeçovit, me shpresë që vetëm njëherë policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës do e zbardhin këtë rast, e s’do e fshehin, mbyllin, zhdukin si disa qindra raste të tjera.

Sot, nuk na mjaftojnë reagimet, elegjitë a çdo lloj tjetër i reagimit-pos reagimit të duhur institucional. Kemi dy shtete, por ende i tradhëtojmë Heronjët tonë( siç dje në luftë kemi tradhëtu me dhe pa qëllim shokët tonë!), madje edhe për së vdekuri i vrasim. Sa për Shqipëtarët jasht këtyre dy shteteve, vaj halli për ta-derisa Serbia, Turqia, Kroacia e shtetet tjera, interesohen edhe për pakicat e tyre të sajuara në vendet fqinje!
Ende Institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës nuk reaguan, e mos të flasim më për parandalimin e akteve të tilla. Nuk habitem, do ndodhin edhe më keq, sepse kisha paralajmëruar dhe informuar edhe institucionet tona, për agjentët islamik të Serbisë dhe veprimtarinë e tyre që në 2003 e veçmas më 2009( shkaku i së cilës kishin tentuar t’më kidnaponin e pastaj tentuan t’më vrisnin)!

Domenik-Faik Konica, tha:” Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.
Derisa kemi dy shtete, këto do duhej të angazhoheshin në mbrojtjen e interesave kombëtare Shqipëtare jo vetëm brenda shteteve respektive por edhe jasht tyre( në Trojet ende të okupuara).

Përdhosja e busteve, statujave nuk është e rastësishme, e paqëllimshme apo thjesht ordinere( vjedhje për të shitur për metal!). Përdhosja e shtatoreve të Gjergj Kastriotit p.sh: në Kaçanik; heqja e tabelës me emrin e At Luigj Palaj; përdhosja e bustit të Idriz Seferit; apo përdhosja e dhjetëra dëshmorëve të Luftës së fundit, e së fundmi përdhosja e bustit të At Shtjefën Gjeçovit. Të gjitha këto janë mirë të orkestruara, si formë e xhihadit kulturorë të dirigjuar dhe kryer nga agjentët islamik të Serbisë. Besimtarët e thjeshtë të vendbanimeve Shqipëtare, ku ndodhen këto buste, i kanë patur me dekada të tëra, por asnjëherë më parë nuk i kanë dëmtuar-madje janë krenuar me to. Derisa pas viteve të 90-ta të shekullit të shkuar, filloi etapa e fundit e islamizimit të Shqipëtarëve nga Boshti Serbi-Greqi-Turqi-Arabi-Rusi. Si në etapat e më hershme të islamizimit të Shqipëtarëve nga po ky bosht, edhe sot kur kemi dy shtete Shqipëtare, këto janë plotësisht pasive.

Serbia, Greqia, Turqia etj, vazhdimisht gjatë historisë janë angazhuar në forcimin e përcaktimit fetar tek Shqipëtarët, me qëllim të zhdukjes të identitetit Shqipëtar, derisa edhe kronologët dhe studiuesit europian vazhdimisht potenconin që të vetmit në Gadishullin Ilirik, ishin Shqipëtarët që vetidentifikoheshin si Shqipëtar, para se të identifikoheshin me fe, derisa fqinjët identifikoheshin me fe e jo me përkatësinë e tyre kombëtare. Dëshmi më e mirë për të argumentuar këtë, janë qindra terroristët islamik shqipfolës, të cilët përcaktimin fetar e kanë prioritet derisa përkatësinë kombëtare nuk e kanë fare pothuajse të theksuar.

Ka ende aso shqipfolësish, që janë kryesisht hoxhallarë të caktuar por edhe aso shqipfolësish që kanë lidhje gjaku, krushqie, interesi a kontraktimi me sllavët, turqit etj. I kemi dëgjuar disa dhjetëra herë, në Kosovë, Shqipëri e gjetiu, që pseudohistorian, hoxhallarë të caktuar, pseudoartist etj, që atakojnë Gjergj Kastriotin, Nënën Terëzë, Pjetër Bogdanin, Josif Bagerin etj. Me forcimin e bindjeve fetare islamiko-bizantine( ortodokse sllavo-greko-ruse), do ishte e dëmshme për Kombin tonë, siç shprehej Konica:”Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut.“

Sot të gjithë Shqipëtarët thurrim lavde e ndere për At Gjeçovin, por as këtë, si as shumë heronjë tonë, nuk e kemi ruajtur që mos të vritej nga armiku, e sot, nuk e ruajtëm që mos të rivritet nga agjentët islamik të Serbisë.

At Shtjefën Gjeçovi, ishte lindur në Janjevë( shumica sot të kroatizuar nga Serbia, por që ishin Shqipëtar), në Universitetin e Lajpcigut, iu dha titulli “doctor i shkencave in honoris causa”. Ai filloi të gjurmonte historinë e popullit tonë, krahas ushtrimit të predikimit të Ungjillit: për fillet e krishterimit( të ardhur nga Shën Pali, e jo nga pushtimi i Perandorisë Romake siç pretendohet të ndryshohet Historia jonë me porosi të historiografisë serbe); për arkeologji, etnografi, kulturë, gjuhësi, letërsi, duke mbledhur këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e mbi të gjitha Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Mjafton të shikohen veprat e tij, si: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lirë i dramës të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark”. At Shtjefën Gjeçovi është prijës i futjes së gjuhës shqipe në liturgjinë fetare katolike në Kosovë, përmes veprës së tij të fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”.

Thënijet monument të At Shtjefën Gjeçovit janë: “Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” . Sipas tij vlera e gjuhës tonë “âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendîis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii… âsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur në fund këtë aforizëm: “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.

Shkaku i veprimtarisë së tij, At Shtjefën Gjeçovi u vra më 14 tetor 1929 nga policia e fshehtë e Serbisë.
Për fat të keq, më 15 korrik 2019, kur shënohej 90 vjetori i vrasjes së këtij kolosi Shqipëtar, nga oborri i Shkollës Shqipe në Zllakuqan, “vritet për së dyti” At Shtjefën Gjeçovi.

Vandalizimi i bustit të At Shtjefën Gjeçovit, nuk mund të jenë thjesht vepër penale ordinere, edhe për faktet:
1. Janë qindëra e mijëra buste të tjerë, që nuk janë prekur.
2. Janë disa dhjetëra buste heronjësh që janë vandalizuar dhe të gjithë të tillët kanë një prapavijë, janë heronjë Shqipëtar që Thirrën dhe Rilindën Kombin tonë për orientim SHBA-Europë duke e larguar nga orientimi islamiko-bizantin.
3. Sasia e bronzit që ka patur busti i At Shtjefën Gjeçovit është shumë më e vogël sesa sasia e një kapaku të pustetave të kanalizimit.
Institucionet gjegjëse duhet ta zbardhin këtë rast, të japin dënimin meritor, të parandalojnë rastet e ardhshme.

Më: 16.07.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

1 KOMENT

  1. Kete veper vandaliste kurrrrrë nuk e ka bere nje SHQIPTAR, por kjo eshte veper e ndonjë Muslimani.
    Kjo eshte e sigurt, sepse asnje SHQIPTAR nuk eshte Musliman dhe asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR, …sepse sipas Islamit nuk ka kombe te gjithe jane muslimanë.

    Ose je SHQIPTAR ose muslimnan.

Komentet janë mbyllur.