Letra e gazetares arabe: Imagjinoni sikur të krishterët të…

3
22908

Dita, 9 korrik 2016

Me një artikull të bukur në të përditshmen kuvajtiane, “Al-Rai”, gazetarja arabe, Nadine Al-Budair, ftoi lexuesit e saj islamik për një refleksion.

Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit. Imagjinoni të ndieni zëra që vijnë nga kisha dhe vendet e tjera të lutjes brenda dhe jashtë botës arabe, që ulërasin në altoparlantë dhe hedhin akuza kundër myslimanëve, duke i quajtur të pabesë dhe kënduar: ‘Zot, vriti myslimanët, mposhti të gjithë’.

Këto imazhe janë larg atyre të terroristit arab dhe mysliman, sepse Perëndimi është njerëzor dhe qytetari perëndimor refuzon që t’i përgjigjet kështu krimeve barbare të terroristëve islamikë. Pavarësisht terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ne qëndrojmë në krah të Perëndimit pa pasur aspak frikë apo shqetësim. Ata nuk përfaqësojnë islamin, por vetëm veten e tyre”, shkruhet në letrën e gazetares.

3 KOMENTE

  1. Zonja Gazetare, mire e ke shkruar, por ne fund ke huq… krejt. ISIS, Al Kaida, Boko Haram, Naim Tërnava, Xhabir Hamiti, jane perfaqesuesit me precizë te Islamit… nuk je ti Islame, por Lavdrim Muhaxheri… origjinal si Muhamed terroristi, eshte Muhaxheri edhe Tërnava, Erdogani… Lutfi Haziri, Fuad Ramiqi, Ferid Agani… keta vetem presin rrethanat te vepriojne sikur ISIS.

  2. Une nuk pajtohem me kete konstatim, dhe nuk duhet te barazuar te gjithe njesoj, nuk jane te tille Bashkesia Islame e Kosoves, si ISIS, Al-Kaeda, Al Nustra etj. Duhet bere dallim, BIK nuk perkrah terrorizmin. Nese nisem nga kjo premise i bie sikur te gjithe muslimanet e Kosoves qenkan te njejte, eshte gabim. Duhet dalluar; L. Muhaxherin nga Naim Terrnava, i pari eshte ne ISIS, i dyti jo.
    Sipas kesaj logjike, 95% e popullit shqiptar ne Kosove dhe 75% ne Shqiperi, qenkan te tille, apo themi 100% e shqiptarve ne Maqedoni, qenkan te tille. Jo dhe jo i nderuar. Te pershendes ngrohtesish dhe shqip.

    Shënim: Në Maqedoni ka edhe një numër të madh ortodoksës shqiptarë. Prandaj ne si shqiptarë duhet të tregojmë kujdes, se feja po na parcializon, po na ndan. Ashtu na kanë ndarë sipas fesë edhe në kohën e pushtimit turk, e kjo na ka dëmtuar mjaft… Ne na intereson më shumë të jemi shqiptarë e të shohim interesat tona, se sa t’i shërbejmë interesave të të tjerëve, të ndikuar edhe nga feja, apo ideologji të huaja, e në këtë rast islami. /AÇ

Komentet janë mbyllur.