Arben Malaj sqaron pozicionin e tij në lidhje me kritikat për kryeministrin

0
559
Arben Malaj

Arben Malaj

Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit lidhur me kerkesen e disa deputeteve per shkelja te kodit te etikes??!!.

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne çdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

2. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjeçare ne çdo angazhim akademik, shoqerore dhe politik.

3. Ju kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur. Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

4. Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

5. Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per “bankieret miliardere”, te cilet cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjeter dhe debatet per kete ne Bord, jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

6. Kercenimet paralajmeruese m’i ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesimi eshte i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSH.

7. Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dyte, qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore, Vetem profesionalisht me trishton.

8. Veprimi i tyre eshte i paster politik, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise, gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare nuk konstatohen te tilla, por edhe ne 7 mbldhjet mbledhje e Bordit gjate vitit 2019, pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

9. Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin e ri partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjeçare kush do t’i paguajë 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi i shqetesimit profesional. Padia do te jete individuale per çdo abuzues me statusin e deputetit qe tetnon të cenojë integritetin tim njerezor dhe profesional, i keshilloj te kerkojne asistence juridike, perpara se te shpifin.

E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve, kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te, nuk i sherbej dot vendit tim.

Dite te mbare,
Arbeni


Zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Arben Malajt

Opinion.al16/07/19

Zbardhet kërkesa që deputetët e Partisë Socialiste i kanë dërguar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me shkarkimin e Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa për shkarkimin e Malajt bazohet në qëndrimet e tij publike, që sipas deputetëve të PS, dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë. Vetë ish ministri i financave e quan këtë nismë të motoviuar politikisht, duke akuzuar kreun e grupit socialist.

Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla, pas mos pranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të Bankës së Shqipërisë”, – shkruan Malaj në një postim në Facebook.

Duke thënë se e kishte paralajmëruar që po bëheshin përpjekje për të mos e rizgjedhur në këtë post, Malaj shtoi se interesat dhe emrat konkretë të përfshirë do t’i bëjë publik gjatë ballafaqimit parlamentar.

Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetting-u për “bankierët miliarderë” të cilët çuan kreditë jo performuese të vendit deri ne 50% të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë të gjitha të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve të Bordit”, shkruan Malaj, i cili e quan këtë përpjekje rastin e dytë që në shumicë në pushtet shkarkon një anëtar të Bordit të Bankës Qendrore, pas shkarkimit të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Turqisë nga ana e Presidentit Erdogan. / Opinion.al