ENGJËLL ISHE DHE ENGJËLL MBETE POET

0
716
Bajram Bashota

ENGJËLL ISHE DHE ENGJËLL MBETE POET

Milazim F. Kadriu

( MILAZIM F. KADRIUT )

Ishe i sinqertë, mik edhe shok
Të buzëqeshur ishim me ty tok
Të gjithë ndienim në shpirt kënaqësi
Kur folje në mesin tonë gëzim kish e lumturi
Ti ishe mehlem që zemrat shëron
Ti ilaq i shpirtit të shoqërisë tonë
Asnjëherë s’ na hidhërove
Zemrat e shokëve i galdove
Ti ishe engjëll mbi këtë tokë
Për familje miq e shokë
Por mbi të gjitha ishe poet
Që zemren për atdhe e popull trete
Dhe asnjë qik nuk mbete
Çkado që pate e dhe o vëlla
Për ty gjithë njerëzve zemra u ka ça’
Se të patën shok e mik kurrë pa u nda
Edhe n’botën tjetër zoti na bashkoftë
Të knaqemi në atë botë si në këtë botë
Kështu luten shokët e miqtë e kësaj bote
Siç e dëshironte edhe zemra jote.