PESË PAMJE TË URREJTJES KUNDËR VLERAVE TË DEMOKRACISË

0
656
Jusuf Buxhovi, Rubikon

Reagim:

Deformimi i demokracisë, është hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së Kosovës! Me një fjalë, lufta kundër historianit Jusuf Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë se kjo një hakmarrje “E SË MAJTËS” kundër prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!…

Shefqet Dibrani Shkruan: Shefqet DIBRANI

Prolog:

Ende pa e mbushur njëvjetorin e themelimit të LDK-së, ka pas nisur një fushatë e egër linçuese kundër saj, në lojë e patën futur Demaçin, i cili nuk ra në grackë. Pra në vitin 1990 – 1992, pikërisht atëherë kur zyrtaret e tanishëm politik të LDK-së, ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, të tjerët ishin në pelena atëherë kur pshurreshin dhe qurraveshin neveritshëm, sidomos kur i lëpinin qurrat që iu shkonin zvarrë. Edhe tash këta qurranë janë bërë të neveritshëm, të gërditshëm dhe të padurueshëm, sidomos kur mbrojnë dr. Rugovën dhe kur flasin për Rugovizëm! E për ata që shkruajnë do të ishte mirë të mendojnë çka po i lënë pas historisë së tyre familjare, fëmijëve të cilët nuk janë fajtor pse i kanë baballarët kaq të qurravt?!

Duke kërkuar në arkivin tim kam gjetur shkrime të cilat flasin për LDK-në e idealeve të mëdha, (1990-1991). Pra për LDK-në e idealeve tjera, por janë edhe disa shkrime edhe për Demaçin… një personalitet i cili në korrikun e vitit të shkuar shkoi mëtanë ku nuk flitet më.
Nuk po merrem me Adem Demaçin, as me akuzat e tij deri në sharje kundër dr. Ibrahim Rugovës, pasi një pjesë të tyre vet Ibrahim Rugova ia ka falur sa ishte gjallë, por a do ta falte edhe tashti, nuk jam profet për t’ia qëlluar, por një gjë e di se ai ishte i Madh, kurse nesër do të bëhet edhe më i madh se sa po himnizohet sot.

Pamja 1 – Anti-Rugovizmi
a). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë Isa Mustafa nuk do të ishte zyrtar i LDK-së, e le më kryetar i saj. Të gjithë ata që e votuan, për kryetar të LDK-së, për Kryeministër, dhe të gjithë ata që i besuan aq shumë, në thelb janë Anit-Rugovista të papërmirësueshëm.
b). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë Hashim Thaçi, nuk ishte bërë Kryeministër as President i Kosovës. Prandaj të gjithë ata që janë struktura të LDK-së dhe e kanë votuar, janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
c). Ibrahim Rugova, ka thënë kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Kullë dhe Çakorr, prandaj të gjithë ata që e kanë votuar për ti lënë këto Troje nën administrimin e Malit të Zi, le më se janë tradhtar, por janë Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
ç). Ibrahim Rugova, ishte për falje dhe nuk shau askënd, të gjithë ata që hakmerren dhe shajnë pa kriter janë Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
d). Ibrahim Rugova, ishte për gjithëpërfshirje dhe për Elitë Akademike dhe Intelektuale, ata që përjashtuan dhe janë kundër intelektualëve dhe kundër Themeluesve të LDK-së, janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
dh). Ibrahim Rugova, e dashti dhe e respektoi DIASPORËN, të gjithë ata që ndëshkuan Diasporën duke e përjashtuar nga proceset e brendshme në LDK, janë kundër zhvillimit të Kosovës, andaj janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
e). Ibrahim Rugova ishte i madh, prandaj i respektonte të vegjlit, por të vegjlit e sotëm që po e udhëheqin LDK-në dhe Kosovën, i urrejnë të mëdhenjtë dhe i shkelin të vegjlit, andaj nuk falin, ata hakmerren, ata vrasin, prandaj në thelb janë Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.
ë). Ibrahim Rugova, dallonte për shprehjen e butë dhe elokuente, të gjithë “katunarhanja” e Facebook-ut që nuk dinë me shkruar dhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë lexuar një libër, por janë kapërthurur nëpër ministri e në Krye të LDK-së, janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm!

Sepse: Rugovizmi është vlerë, është tolerancë, është dashuri për atdheun!

Pamja 2 – Urrejtja kundër Simbolit të Rezistencës

Në këto rrethana, ndryshe vepron qytetari i rëndomtë e ndryshe duhet të veproj intelektuali, e krejt ma ndryshe ata që udhëheqin parti politike dhe Shtetin e Kosovës. Por qëndrimi armiqësor, i ulët dhe primitiv i Kryesisë së LDK-së që u shpreh korrikun e vitit të shkuar, në Ditën e Vdekjes, Varrimit dhe Nderimit që iu bë Adem Demaçit, është koncepti ma antidemokratik që iu ka bërë LDK-së. Ky veprim është ideologjik e LKJ-së që udhëhiqet drejtpërdrejtë nga Isa Mustafa, i cili pas të gjitha shkatërrimeve, humbjeve dhe shëndetit të tij, ka detyrë për ta shkatërruar LDK-në, dhe për ta mbajtur LDK-në sa ma larg Popullit dhe halleve të tij.

Pamja 3 – Injorimi kundër Amerikës

Pamja/Fytyra e LDK-së që u shfaq si urrejtje, si hakmarrje, kundër Adem Demaçit, kur u bë refuzimi klasik në ditën e varrimit të tij, na u rishfaq në ditën e Gëzimit të Kosovës, me rastin e 20-Vjetorit të Çlirimit të Kosovës, që iu gëzua krejt Bota demokratike! Sivjet për këtë DITË të Gëzuar, vendin tonë e vizituan fytyrat më eminente të Amerikës siç ishin Presidenti Bill Clinton, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, gjenerali i ushtrisë amerikane Wesley Clark dhe shumë të tjerë. Me një fjalë klika titiste e LKJ-së që ka pushtuar LDK-në, (si duket për hatër të Serbisë), përbuzi gjithë përpjekjen dhe ndihmesën e Amerikës në Luftën dhe Paqen e Kosovës. Ata refuzuan të takoheshin me përfaqësuesit e Amerikës, por na shurdhuan duke brohoritur Rroftë Amerika dhe për miqësinë e tyre të përhershme me Amerikën?!

Pamja 4 – JUSUF BUXHOVI

Foli intelektuali Jusuf Buxhovi, Ideatori dhe Themeluesi i LDK-së, foli shkencëtari që bëri vepra shkencore të cilat nuk arriti t’i bëjë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, foli historiani që e shkroi Historinë e Kosovës, atë që nuk arriti ta shkruaj Instituti i Historisë së Kosovës e as Fakulteti i Historisë për më shumë se gjysmë shekulli veprimtari. Foli shkrimtari më i frytshëm, autori i romaneve historike, që e tha të djeshmen dhe të tashmen në mënyrë artistike, të cilën nuk e ka thënë e as nuk e ka shkruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Andaj ky “pokretni juriš” kundër Jusuf Buxhovit jep alarm shqetësues se një “Lëvizje për sulm”, kundër Lirisë së Kosovës dhe vlerave të saj po nis marshin drejt shkatërrimit.

Pamja 5 – “Pokretni juriš” ose “Lëvizja për Sulm”

Ky farë “Pokretni juriš”, në thelb përmban ideologjinë “E majtë staliniste”, e cila përmbledh të gjitha llumproletariatin ideologjik dhe strukturat komanduese të krimit politik dhe ekonomik që nuk kanë gjë të përbashkët as me Luftën për Lirinë e Kosovës dhe as me Paqen dhe demokracinë në Kosovë. Kjo strukturë mbështet nga “E majta titiste”, e cila është edhe ma perfide dhe shumë më e rrezikshme se e para. “E majta titiste” përfaqësohet nga Isa Mustafa dhe strukturat e përgatitura në “Riinvest”, të cilët e kthyen frymën hakmarrëse dhe krijuan mosdurimin në LDK, (që tashmë njihet si luftë e karrigeve). Reagimi i menjëhershëm i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, duhet parë në dy pamje.

E para: Reagimi i tij e tregoi dorën e hekurt ndaj strukturave të partisë. Kaq u dashtë që askush të mos guxojë për të mbrojtur historianin dhe akademikun i cili është edhe ideator dhe Themeluesi i LDK-së
E dyta: Reagimi i Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, është një Solidarizim i drejtpërdrejt me bandat kriminale në Kosovë, është një solidarizim me Internacionalen Proletare të së Majtës Staliniste dhe Titiste në Kosovë.
E treta: Kjo logjikë shkatërruese është e mbështetur direkt nga elementi Jugosllav që udhëheq mediat e shkruara, Portalet e shumta, dhe TV-të shqipe në Kosovë, përmes të cilave po i mbajnë nën zapt Organizatat Jo Qeveritare të cilat janë shndërruar në marioneta dhe struktura parapolice të krimit dhe bandave të kriminalizuara në Kosovë, andaj heshtin dhe nuk po mbrojnë asnjë vlerë qytetare. Me një fjalë Kosova është në një krizë të thellë, nga e cila është vështirë me dalë.

Epilog:
Urrejtja kundër fjalës së lirë, çuditërisht po bëhet edhe nga ata që mbllaçitin për lirinë e fjalës së lirë?! Në thelb ka urrejtjen kundër vlerave, kundër Elitës Intelektuale, kundër Rezistencës së Adem Demçit, Kundër Filozofisë Paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, kundër Luftës së UÇK-së, Kundër Prezencës Amerikane në Luftën dhe Paqen e Kosovës, Kundër kthimit të turizmit në Kosovë, (turizëm të cilin e bënë dhe e zhvillon vetëm Diaspora e saj), dhe në fund të fundi urrejtja kaq e madhe kundër Jusuf Buxhovit është urrejtje kundër të gjitha vlerave intelektuale, kulturore, arsimore, pedagogjike, shkencore dhe akademike të një vendi.

Me një fjalë Bandat e Kriminalizuara të Komandantëve me koncepte të së majtës staliniste, të ndihmuar nga e majta titiste, po i qesin marren Luftës Heroike të UÇK-së dhe ia kanë shtrirë zullumin Lirisë së Kosovës.

Veçmas Isa Mustafa, me suitën e tij, ka arritur me ua fshirë trurin Kryesisë së LDK-së, për ta përjashtuar Elitën Intelektuale nga të gjitha proceset. Kjo ideologji e shkollës RIINVEST, (institucion që u themelua në vitet ma të Zeza që kalonte Kosova), nuk ka pasur për qëllim me zhvilluar demokracinë dhe me bërë aleanca me Amerikanët, por është themeluar nga një azilant në emigracion, siç ishte atëherë mr. Isa Mustafa, për t’i përgatitur Serbisë strukturat e besueshme që do ti shërbenin atij sistemi për ta bërë ma mirë zapt Kosovën, dhe për të dëshmuar se “E majta Titiste” shëmbëllen në miqësinë e tyre me Serbet!

Deformimi i demokracisë, është hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së Kosovës! Me një fjalë, lufta kundër historianit Jusuf Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë se kjo një hakmarrje “E SË MAJTËS” kundër prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!…

Legjenda: Ky reagim u dërguar mjeteve të informimit publik në shkallë kombëtare, publikimi shihet, prandaj kjo statistikë është shqetësuese se si penalizojnë intelektualin mjetet e informimit që kontrollohen nga kapsit e shtetit. Këta që thërrasin për lirinë e fjalës publike, vet janë ndëshkuesit e fjalës publike për kolegët e tyre që nuk janë pjesë e krimit dhe bandave politike në Kosovë!

Gazeta Bota Sot: [email protected]
Gazeta Bota Sot: [email protected]
Gazeta Bota press: [email protected]
Gazeta Zëri i Ditës: [email protected]
Gazeta Zeri: [email protected]
Gazeta Koha Ditore: [email protected]
Gazeta Koha Ditore: [email protected]
Gazeta Kosova Sot: [email protected]
Gazeta Kosova Sot: [email protected]
Gazeta Epoka e Re: [email protected]
Gazeta Express: [email protected]
Gazeta Lajm: [email protected]
Gazeta Lajmi.Net: [email protected]
Gazeta Telegrafi: [email protected]
Gazeta e Re: [email protected]
Gazeta Newborn: [email protected]
***
Gazeta Dibra: [email protected]
Gazeta Dielli: [email protected]
Gazeta Dita: [email protected]
Gazeta Dita: [email protected]
Gazeta Illyria: [email protected]
Gazeta Albanian Post: [email protected]
Gazeta 55: [email protected]
Gazeta Kritika: [email protected]
Gazeta Letrare: [email protected]
Gazeta Mapo: [email protected]
Gazeta MAPO: [email protected]
Gazeta Nacional: [email protected]
Gazeta Nacional: [email protected]
Gazeta Panorama: [email protected]
Gazeta Panorama: [email protected]
Gazeta Panorama: [email protected]
Gazeta Presheva Info: [email protected]
Gazeta Rilindja: [email protected]
Gazeta Sot: [email protected]
Gazeta Syri: [email protected]
Gazeta Shekulli: [email protected]
Gazeta Shekulli: [email protected]
Gazeta Shqip: [email protected]
Gazeta Shqip: [email protected]
Gazeta Shqiptare: [email protected]
Gazeta ShqiptariEu: [email protected]
Gazeta Tirana: [email protected]
Gazeta Zëri Javor: [email protected]
***
Portal Indeksonline: [email protected]
Portal Insajderi: [email protected]
Portal Arbresh: [email protected]
Portal Arbresh: [email protected]
Portal Darda Media: [email protected]
Portal Kosova Live: [email protected]
Portal Kosova Press: [email protected]
Portal KultPlus: [email protected]
Portal Ferizaji: [email protected]
Portal Llapi.info: [email protected]
Portal Ekonomia Online: [email protected]
Portal Ekonomia: [email protected]
Portal 2lonline.com: [email protected]
Portal Gazeta Java: [email protected]
Portal Gazeta Lajm: [email protected]
Portal Gazeta Lajm: [email protected]
Portal PrishtinaPress: [email protected]
Portal Sovrani.info: [email protected]
Portal Shkabaj Net: [email protected]
Portali Vizion Plus: [email protected]
Portali Vizion: [email protected]
Portal Vizioni.info: [email protected]
Portal Vizioni.info: [email protected]
Radio Kosova e Lirë: [email protected]
Portal ABC News: [email protected]
Portal Albaniapress: [email protected]
Portal AlbEmigrant: [email protected]
Portal Albeuropa: [email protected]
Portal Albinfo.ch: [email protected]
Portal AlbPlanet: [email protected]
Portal Alem Magazinë: [email protected]
Portal AlmaKos: [email protected]
Portal AlmaKos1: [email protected]
Portal Ardhmëria: [email protected]
Portal ATSH: [email protected]
Portal BalkanWeb: [email protected]
Portal Ballkani: [email protected]
Portal Bulevardi: [email protected]
Portal Dialog Plus.ch: [email protected]
Portal Fieri: [email protected]
Portal Filolet: [email protected]
Portal Filolet: [email protected]
Portal Forumi Shqiptar: [email protected]
Portal Iliria News Agency: [email protected]
Portal Jeta e Re: [email protected]
Portal Koha Javore: [email protected]
Portal Lajme Shqip: [email protected]
Portal Lajmi Shqip: [email protected]
Portal Limit.al: [email protected]
Portal Malësia: [email protected]
Portal Medvegja: [email protected]
Portal Metro: [email protected]
Portal Nacional Albania: [email protected]
Portal NOA: [email protected]
Portal NOA: [email protected]
Portal NOA: [email protected]
Portal NOA: [email protected]
Portal Një Dritare e Re1: [email protected]
Portal Opoja: [email protected]
Portal Ora News: [email protected]
Portal Pashtriku: [email protected]
Portal Pashtriku: [email protected]
Portal Presheva Jonë: [email protected]
Portal Presheva Jonë1: [email protected]
Portal Revista Drini: [email protected]
Portal Revista Drini: [email protected]
Portal Revista Familja: [email protected]
Portal Revista Kuvendi: [email protected]
Portal SeguraWeb: [email protected]
Portal Shenja: [email protected]
Portal Shkoder Net: [email protected]
Portal Shqipëria: [email protected]
Portal Një Dritare e Re: [email protected]
Portal Shqipëria1: [email protected]
Portal Tetova News: [email protected]
Portal TiranaObserver: [email protected]
Portal Tribuna: [email protected]
Portal Zemra Shqiptare: [email protected]
Portal Zemra Shqiptare: [email protected]
Portal Zhurnal: [email protected]
Radio Liria: [email protected]
Revista Fjala e lirë Fatmir Terziu: [email protected]
Revista Fjala: [email protected]
***
TV RTK: [email protected]
TV RTK: [email protected]
TV Klan Kosova: [email protected]
TV RTV21 Kultura: [email protected]
TV Koha Vision: [email protected]
TV KTV: [email protected]
TV Dukagjini: [email protected]
TV21: [email protected]
TV Rrokum: [email protected]
TV Rrokum: [email protected]
TV Besa: [email protected]
TV Diaspora: [email protected]
TV Koha Maqedoni: [email protected]
TV: [email protected]
TV Plus: [email protected]
TV Top Channel: [email protected]
TV Top Channel: [email protected]
TV Top Channel: [email protected]
***
TV Zëri i Amerikes: [email protected]
TV Deutsch Welle: [email protected]
TV Evropa e Lire: [email protected]
TV Evropa e Lire: [email protected]