Shkruan: Ilir Muharremi
Shumë të vërteta janë të kuptueshme në esencë, por duhet të thellohen të bëhen të qarta edhe për arsyen, rasti kontret i Jusuf Buxhovit që tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë. Ky njeriu sakrifikoi veten për hirë të argumenteve të cilat krejt i dinë, dhe në botë kishte edhe njerëz që kanë vdekur për hir të shumë argumenteve ontologjike.
Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. A bëri mirë? Natyrisht. Pse ta humbte jeten në turrën e druve për një të vërtetë. Toka apo dielli rrotullohen rreth njëri-tjetrit, kjo gjë është pa interes. Është problem i kotë sikur ta mbronte teorinë e tij sepse do vdiste Galileo.
E Buxhovi e tha një të vërtetë të hidhur nga e cila kanë vdekur shumë njerëz, por edhe këtu para se të gjykohej nga masa sikur të ishim në mesjetë, në kohën tonë duhet gjykata të jap vendim se a gaboi Buxhovi apo kishte të drejtë e jo turma mediale. Ata njerëz më shumë e kanë zbeh UÇK-në se sa që e kanë ngritë dhe UÇK-ja kishte mision të pastër, kjo dihet. Vrasjet pas luftës nuk u mohuan, Buxhovi zgjodhi turrën e druve dhe nuk po e mohon një të vërtetë siç e bëri Galileo.
Ndoshta po t’i vihet jeta në rrezik, secili do ta mohonim. Buxhovi e ngriti problemin e ata nuk po merren me problemin, por po e kërcenojnë Buxhovin. E nëse do të vazhdon çdo zbardhje Buxhovi nuk ka nevojë të frikësohet si Galileo sepse jetojnë në kohrat tjera por me mendime të njëjta.