Kush po e duartroket tradhëtinë kombëtare të Esad Pashë Toptanit?

0
606
Mirela Bogdani, Provokacija

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Mirela Bogdani buzëqeshje për tradhëtinë kombëtare të Esad Pashë Toptanit, Avni Rrustemi nuk ishte vrasës me pagesë(!)

(Reagim ndaj emisionit “Provokacija” me Mustafa Nano)

Vetë emërtimi i emisionit me përmbajtje sllave “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano përditë e më shumë po i shemb disa nga kodet e njohura të gazetarisë dhe, të shumtën e herave fillim e mbarim, emsioni në fjalë sjellë hiç më shumë sesa dilemën para ekranit TV “mesazhin” për gjoja “mendimin dhe parimet e lira individuale” në Shqipëri(!).

Kështu ndodhi në emisionin “Provoikacija” me Mirela Bogdani, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një intelektuale shqiptare, që për motive të panjohura për ne, sikur e kishte humbur udhën në oborrin e shtëpisë…

Tërë rrjedha e këtij emisioni kaloi me “parimet dhe principet” e Mirela Bogdani në relacionet e saj të qëndrimit të Londër dhe përvoja e trajtave të demokracisë në krahun e djathtë si konservatore (shqiptare) që, shpeshherë kur fliste në vetën e parë, ajo harronte se është shqiptare nga Shqipëria dhe, fund e krye vërehej tjetërsimi në vijat e trasha me kombin dhe atdheun shqiptar (sic!).

Përballë saj me diskursin provokativ të gazetarit M. Nano, kur e kur e ndërronin temën herë politike, herë në rrafshet sociologjike të shoqërisë, herë në këndin edhe më skandaloz kur filluan të flasin për “lirinë individuale në Shqipëri”, sipas tyre e anashkaluar dhe që nuk kuptohet drejtë, e ndrydhur dhe fshehur para opinionit.

Këtu, autori i emisionit “Provokacija” M. Nano diti mirë që Mirela Bogdani të rrëshqasë në “këndin” tjetër të temës “liria individuale dhe parimet” (sic!) dhe parakaluan bashkarisht, para ekranit me temën bosht dhe deri dikund “tabu”, në Shqipëri për relacionet (gay).

Pikërisht rreth kësaj teme bosht (gay), Mirela Bogdani filloi të grryejë tokën nën këmbë dhe emisioni në fjalë mori tjetër konotacion dhe e humbi vlerën e debatit në rrafshin intelektual me të ftuarën, që, herë pas herë i thoshte M.N. se do më ftoni herën tjetër në këtë emision provokativ në TV ABC në Tiranë.

Duke shpalos “doktrinën politike” për të majtën në Shqipëri dhe koha historike e tradhëtisë kombëtare të Esad Pashë Toptanit në taborrin nip e dajë me mbretin Ahmet Zogu, bënë që të luajnë me fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë në relacionet e “miqësisë” me Serbinë e Pashiqit, tre herë duke e vrarë Kosovën, Mirela Bogdani me buzëqeshje fliste për tradhëtinë e madhe kombëtare dhe pa fije turpi, Avni Rrustemin e quajti vrasës me pagesë në Shqipëri (sic!).

Esad Pashë Toptani ishte një turkoshak dhe njeri që as emrin e vet shqip nuk dinte të shkruante dhe kishte marrë rrolin për lojën e shitjes së tokës shqiptare fqinjëve tanë grabitqarë në Ballkan dhe, për fatin e keq një intelektuale shqiptare dhe profesoreshë e universitetit, i bëhet krah tradhëtisë së madhe kombëtare, çfarë mund të thuhet më shumë në reagimin tonë…?

Për fund i sugjerojmë gazetarit Mustafa Nano, që emisionin si emërtim sllav (serbisht) “Provokacija” të ndyshojë emërtimin dhe të marrë ndonjë emërtim tjetër në gjuhën e bukur shqipe!