TË KËRKOHET RECIPROCITET ME TURQINË

0
555

(Erdogani – një bukëpërmbysës)

Nga Binak MAXHARRAJ

Ne Kosove kurrë nuk kanë jetuar më shumë se 12-15 mijë turq. Turqit në Kosovë nuk janë autoktonë. Ata kanë mbetë ketu nga sundimi shumë shekullor i Turqisë. Por ky grusht turqish, që jetojnë në Kosovë edhe në periudhën e komunizmit, por edhe sot, i kanë dhe i gëzojnë të gjitha te drejtat kombetare. Kurrë s’e kane pas te ndaluar asgje. Jane shkolluar ne gjuhen e tyre ne fillore, ne te mesme, bile edhe ne Universitet i kane Katedrat ne gjuhen Turqisht. Rregullisht i kane edhe Ministrat ne Qeverinë e Kosoves.

Kurse ne anen tjetër, ne Turqi sot jetojne mbi 5 milion Shqiptarë, pa kurrfare te drejtash kombetare, bile as qe guxonin te deklarohen si shqiptarë, por as te flasin shqip, pos ne ambientet familjare, e te mos te flasim qe kane qene dhe jane te privuar nga te gjitha te drejtat kombetare.

Po kjo eshte mundshme, ka ndodhe dhe po ndodhe?!

Por koheve te fundit, sjellja e Presidentit te Turqise eshte pak sa e çuditeshme, neve na e jep shkopin e serbëve karrotën, atje nderton fabrika, investon kapitale te medha, kurse ketu ne Kosove xhamia. Bile ai edhe u çorodit kur njehere para do vjeteve e vizitoi Prizrenin – deklaroi hapatas kur tha se: “Kosova është Turqi!“.

Por miqesisë së tij pas shpines me Kosoven, i doli bishti koheve te fundit, kur Erdogani u rreshtua kah Lindja, ne linjen prosllave ruse.

Shkoi aq larg saqe po merr pjese ne tuxharllakun me Rusinë dhe Serbinë, per ndarjen e Kosoves. Ketu shihet fytyra e tij e vertetë, ia futë si gjithmonë turku thikën pas shpine Kosoves, per interesa prosllave ruso-serbe.

Te kerkohet reciprocitet me te drejta e turqve ne Kosove me te drejtat e shqiptareve ne Turqi. Kjo eshte qenësore. Boll ma. Nuk kemi edhe aq nevoje te shkojme ne Turqi e ti blejme do zhele.

Raportet duhet te ndryshojne.