Në Rugovë, burrat veshin një shall të bardhë (maud) arab dhe të afrikës sahariane, si qefin, në kokat e tyre. Kjo vjen nga kultura e imponusr prej turkut, që nuk duhet të ketë normalisht lidhje me kulturën tonë!
Klajd Kapinova
Sa herë që zhvillohen festivalet foklorike në Gjirokastër si për të vlerësuar veshjet arabe e afrikane sahariane të Rugovës, thuhet se kjo është një tradita folklorike shqiptare (dardane) shumë shekullore e krahinës, si një thesar me vlera të mëdha e cila pasuron visarin tonë kombëtar me vlera të larta të artit të vërtetë.
Veshja e Rugovës…
Dhe gënjeshtra vazhdon e përsëritet ndër shekuj: “Prandaj kjo e tregon vlerën e madhe dhe të gjërë të folklorit rugovas e cila ende kultivohet dhe ruhet brez pas brezi.”
Shkretëtira e Saharasë nga kanë ardhur veshjet e Rugovës
Afrika e Veriut përfshin Egjiptin dhe tokat në perëndim të saj, të njohur në arabisht si al-Maghrib, fjalë për fjalë si “vendi i perëndimit të diellit” (Libia, Tunizia, Algjeria dhe Maroku).
Këto ndarje politike u themeluan kryesisht nga otomanët në shekullin XVI, por gjatë gjithë historisë kjo pjesë e Afrikës është influencuar dhe ka ndikuar thellë në rajonet që e rrethojnë: Mesdheun, Afrikën subsahariane dhe Lindja e Mesme. (Afrika, Veriu: Historia e veshjes Enciklopedia e veshjeve dhe e modes COPYRIGHT 2005 Grupi Gale, Inc)
Maud dhe modeli, ngjyra, stili dhe dizajni i veshjes dhe tekstileve në Afrikën e Veriut tregojnë gjurmë që mund të bashkohen së bashku për të dhënë një pamje më të detajuar dhe më të besueshme të së kaluarës. (shih fotot)
Veshja e Rugovës…
Karakteristikat dalluese të veshjes më shumë tregojnë për lëvizjet e njerëzve nga një vend në tjetrin, nëpërmjet luftës, persekutimit fetar, tregtisë, emigrimit ekonomik apo fatkeqsive natyrore.
Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre ose familje nga vendet afrikane gjatë shekujve të jenë vendosur edhe në disa shtete jugore të Ballkanit dhe deri në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë me vete dhe kulturën e veshjeve të tyre, sepse asokohe P.K.I.O. zotëronte një shtrirje të gjërë gjeografike të pushtimeve dhe kolonive të saja, ku të gjithë ishin shtetas otoman…
Një mundësi tjetër e importimit të shallit të bardhë mund të jetë se ai është përdorë nga shqiptarët muslimanë, që ishin të inkuadruar si mercenarë ose edhe falas për hir te islamit në ushtrinë kalifatiste islame otomane të P.K.I.O. në territoret e pushtuara në Afrikë dhe në vendet afrikane – sahariane.
Veshja e Rugovës…
Kjo është gjithashtu veshje tipike e nomadëve beduinë, që e përdornin për tu mbrojtur nga stuhitë e zakonshme të erës me rërë (ranë). Shallin në fjalë, në zonën e Rugovës besohet se e kanë sjelë nizamet muslimanë rugovas, që kanë luftuar si xhihad islam për llogari të Portës së Lartë në shkretëtirat e Afrikës SubSahariane dhe në shkretetirat e Gadishullit të Arabisë.
Këtë shall të bardhë e kanë mbajtur edhe banorët e krishterë të Dukagjinit në Shqipëri dhe nuk dihet se si ky shall ka arritur të përdoret nga banorët e disa katundeve atje…
Shpesh kjo histori shkon shumë shekuj, ndoshta duke arritur jashtë rajonit, madje edhe kontinentit afrikan, ku çdo ngjarje e regjistruar evuloi në formën e veshjes.
Nga shekulli XVI, influenca otomane filloi të përhapet në të gjithë rajonin dhe shumë nga motivet e lules që shfaqen në tekstilet, që janë me frymëzim të pastër turk.
Sahara (Shkretëtirë e Madhe), është një shkretëtirë e vendosur në kontinentin afrikan si më e madhe në botë. Sipërfaqja e saj prej 9,200,000 kilometra katrorë (3,600,000 sq mi), është e krahasueshme me Kinën (Me sipërfaqe rreth 9,6 milion kilometër katëror) ose Shteteve të Bashkuara (9,83 milion km²).
Veshja e Rugovës…
Emri ‘Sahara‘ rrjedh nga një fjalë dialektale arabe për shkretëtirë, ṣaḥra. (“Largest Desert in the World”. Retrieved 30 December 2011., Cook, Kerry H.; Vizy, Edward K. (2015).
“Detection and Analysis of an Amplified Warming of the Sahara Desert”. Journal of Climate., “Sahara.” Online Etymology Dictionary. Douglas Harper, Historian. Retrieved 25 June 2007., Wehr, Hans (1994). A Dictionary of Modern Written Arabic (Arabic-English) (4th ed.). Wiesbaden: Otto Harrassowitz. p. 589.)
Shkretira përbëhet nga pjesa më e madhe e Afrikës së Veriut, duke përjashtuar rajonin pjellor në bregun e Detit Mesdhe, Malet Atlas të Magrebit dhe Luginën e Nilit në Egjipt dhe Sudan.
Ajo shtrihet nga Deti i Kuq në lindje dhe në Mesdhe në veri deri në Oqeanin Atlantik në perëndim, ku peizazhi gradualisht ndryshon nga shkretëtira në fusha bregdetare…
Importimi i veshjes arabe dhe afrikane
Deri më sot nuk dihet origjina pse burrat shqiptarë muslimanë në Rugovë gjatë festave përdorin apo veshin një shall arab të bardhë (maud), qefin, në kokat e tyre!?
Pse ka ndodhur kjo ngjashmëri me veshjet e njëjta muslimanëve të rajoneve të nxehta (me diell përvelues dhe ku ndodhen dunat e rërës së nxehtë që ngrihen lart në sipërfaqe nga stuhitë e erës musonike me rërë, shënimi im K.K.) arabe dhe afrikanë kur dihet se Dardania nuk ndodhet në Afrikën Sahariane!? (shih fotot)
Veshja arabe…
Ende nuk janë gjetur gjurmë, dokumente ose foto të ndryshme të shekujve të kaluar, që të na tregojnë bindshëm mbi evolucionin e veshjeve të banorëve autokton të besimit islam apo të hershëm katolik në zonën e Rugovës, gjë e cila do të na mundësonte argumentin për të arritur në një ecuri dhe përfundim të saktë të zhvillimit të veshjes në fjalë ndër shekuj.
Lind pyetja: A e kanë përdorur rugovasit vendas shallin e bardhë rreth kokës para ardhjes së pushtusve turq të P.K.I.O.!?
Në shumë website në gjuhën angleze dhe shqip, pa asnjë logjikë historike po vazhdohet t’i atribohen popullit shqiptar në zonën Rugovës veshjet tipike dhe tradicionale shumë shekullore të vendeve të tjera të sub sahariane të Afrikës Veriore me stuhi ere të ngrohtë musonike me rërë, ku shtrihet gjerësisht Shkretëtira e Saharasë si më e madhja në botë.
Këto veshje maud të mbledhur rreth kokës janë pjesë e kulturës së importuar të kohës, që zënë fill qysh nga pushtimi otoman ose sipas mendimi tim mbas betejës së përgjakshme të Fushë Kosovës, ku, mbeti i vrarë nga trimi Millosh Kopiliqi udhëheqësi P.K.I.O. dhe i ushtrisë mizore sulltan Murati I.
“Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit I, ne sot jemi besimtarë myslimanë me shumicë.” – Imam Naim Tërnava, Kryemyftiu i Kosovës, Kosova Haber, 2013
Patrioti liridashës dardan Milosh Kopiliqi nuk ka asnjë permendore, libër, bust, ose objekt historik e kulturor, apo edhe një shkollë shqiptare, që të mbajë me nder dhe krenari emërin e tij. Pse!? Atë e dijnë “patriotët” kosovarë!!!
Veshja arabe…
Me pushtimin e Dardanisë, Perandoria Kalifatiste Islame Otomane u kujdes që të rrafshoj në themel vijimsinë e trashigimisë të mëparshme të kulturës tradicionale dhe etnike origjinale të vendeve të nënshtruar me anë të shpatës dhe dhunës së përgjakshme sistematike shumë shekullore.
Historiografia e Dardanisë dje dhe sot, duke mos investiguar me fakte dhe dokumente mbi veshjet e Rugovës, kanë arritur për fat të keq në përfundimin absurd, duke na i paraqitur veshjet klasike turke arabe si pjesë e kulturës shumë shekullore shqiptare.
Mjafton të shohim fotot që ilustrojnë shkrimin, për të parë ngjashmërinë ose përputhjen e saktë të veshjes “popullore” të sotme të Rugovs me ato të vendeve islame të Gadishullit Arabik dhe të shumë shteteve të Afrikës Veriore të Shkretëtirës së Saharasë të kontinentit me ngjyrë.
Rugova si një krahinë etno-gjeografike veçohet nga një varg manifestimesh të kulturës materiale dhe shpirtërore. Si pjesë e këtyre manifestimeve veshja “karakterisitke” e tyre zë një vend me rëndësi.
Si ka mundësi që vetëm Rugova dhe asnjë zonë, katund, qytet i trojeve të tjera të Dardanisë dhe Arberisë nuk e ka këtë veshje kur dihet homogjeniteti dhe kompaktësia e popullsisë shqiptare në trevat tona!?
Kush e solli për herë të parë këtë veshje të zonave të shkretëtirës afrikane e arabe në Rugovë ku nuk ka stuhi musonike në dunat me rërë!?
A ka kolonë të huaj arab që i kanë populluar zonat e caktuara arbërore në kohë dhe rrethana të ndryshme historike!?
Dhe sërisht, gënjeshtrat vazhdojnë të shpërlajnë sistemaitkisht trurin brezave të rinj me propagandë të mirëfilltë turke e arabe, pa fakte dhe dokumente historike të sjellë nga thellësia e shekujve:
“Kjo veshje me përmbajtjen e saj si vlerë materjale artistike, ofron mundësi për studime komperative, si në planin topologjik ashtu edhe në atë morfologjik e ornamentik, me vështrime gjithmon të mundshme sinkronike e diakronike.
Ajo është një veshje e pasur, karakteristike, me gjurmë lashtësie e krijuar me shekuj dhe e ruajtur deri me sot.
Kjo veshje tradicionale karakterizohet me ngjyrat tipike ku në veshjen e burrit dominon ngjyra e bardh dhe e zezë, ndërsa tek femrat është e kombinuar edhe me ngjyrën e kuqe.”
Veshja tradicionale me shall e zonave musonike të rërës arabe e afrikane
Në përcaktimin e veshjeve të burrave në Rugovë ndër të tjera shkruhet, se: “Meshkujt veshin pantallona të bardha të leshta (tirqi) me një kafaz, brez, jelek dhe tunikë të zezë (xhurdi). Vargu është një kapelë e ndjerë që shihet në të gjithë Shqipërinë.
Burrat gjithashtu veshin një shall të bardhë (maud) në kokat e tyre. Ajo është mbi tre metra e gjatë dhe është e veshur nga mosha 7 vjeç deri në vdekje. Shuaj është përdorur si një qefin varrimi pas vdekjes.”
Rugova ndër shekuj
Nga historia mësojmë se Rugova ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike, kur njerëzit jetonin në shpella. Kjo vërtetohet nga zbulimi i femurit të një njeriu, i gjetur në Shpellën e Radavcit dhe nga një petroglyph që besohet të jetë nga koha e popullit para-helenik të identifikuar në literaturën klasike si pellazgët.
Mungesa e dokumenteve të hershme historike ka bërë që për këtë shkak ky rajon nuk është studiuar gjerësisht, dhe se historia e saj më e hershme njihet kryesisht përmes traditave gojore lokale.
Pra pretendohet të bëhet histori vetëm nga bisedat e kuvendeve apo odave të burrave, që shpesh janë trillime dhe hipërbolizuar apo keqintepretuar nga njerëzit ne kohë dhe rrethana të ndryshme.
Koha mesjetare dhe periudha e ërrët e Perandorisë Otomane
Meqenëse nuk ka vijimsi dokumentare dhe arkivore të shumë shekujve të mëparshëm mbi zonën e Rugovës, historianët vendas të ditëve tona, thonë se dokumentet më të hershme zyrtare rreth Rugovës janë nga shekulli XIII. Si një zonë banimi më e populluar ajo përmendet në shek. XV.
Deri më sot nuk thuhet me saktësi etimologjia dhe toponimia e emrit të zonës.
Njerëz të ndryshëm japin opinione jo të njëjta dhe deri më sot nuk ka një përcaktim shkencorë historik për zonës në fjalë.
Por nga ana e tjetër, duhet thënë se sikur të mos kishte ndodhur fati i zi i pushtimit të gjatë otoman, i cili, brutalisht rrafshoi me themel gjithçka etnike në këtë zonë, ne do të kishim informacion dhe rezultate më të saktë për këtë trevë.
Pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane (P.K.I.O.) në vitin 1389, Rugova ishte pjesë e Sanxhakut të Shkodrës.
Në mënyrë telegrafike permendim se në shekullin XVI, Rugova ishte pjesë e Sanxhakut të Dukagjinit, kurse si Vilajet i Kosovës u bë pas ndarjes së re administrative otomane në shekullin XIX.
Rajoni kishte formalisht një lloj autonomie të cunguar nga P.K.I.O. dhe si pasoj ata ishin të përjashtuar nga detyrimet e qeverisë otomane.
Më 1638, P.K.I.O. në Rugovë dërgoi një ekspeditë ushtareke prej 15,000 ushtarësh për të pushtuar dhe nështruar me çdo kush dardançt nç këtë rajon.
Në vitin 1649, malësorët sulmuan kështjellën e Medunit. Tre ditë pas sulmit ata e pushtuan atë dhe fituan më shumë autonomi. Luftimet u rifilluan në vitin 1700. Gjatë asaj kohe Porta e Lartë e akuzoi Pashën e Pejës se nuk po kryente detyrën për të mposhtë banorët kryengritës të Rugovës.
Në këtë kohë kemi edhe migrimet për arsye lufte, ku ndodh edhe largimi i 274 familjeve rugovase në drejtim të zonës Peshter të Novi Pazarit.
Më vonë Rugova përfshihet në Luftën e Parë Ballkanike. Më 28 nëntor 1912, Rugova dërgoi 60 fshatarë në mbështetje të Pavarësisë së Shqipërisë. Pas Konferencës së Ambasadorëve të Londrës më 1913, Kosova u nda nga Shqipëria.
Në Luftën e Dytë Ballkanike, 1913-1914, rajoni u ndryshua nga shqipja në ortodoksin serb. Nga 1915-1918, Rugova u pushtua nga Austro-Hungaria derisa qeveria serbe u rivendos në vitin 1918.
Në vitin 1919, një shpërthim i armatosur shpërtheu në Rugovë, ku vendasit luftuan kundër ushtrisë së tretë serbe. Udhëheqësit më të shquar ishin Zhuj Selmani, Sali Rama, Ker Sadria dhe Zhuk Haxhia. Gjatë këtyre viteve, 410 shtëpi rugoviane u dogjën dhe qytetarët iu bashkuan lëvizjes Kaçak…
Klajd,
Ne kete shkrim ti thua se burrat SHQIPTARË muslimanë perdorin veshje Arabe!…
Se pari nuk ka SHQIPTARË muslimanë, sepse ai person qe ka qene SHQIPTAR, dhe eshte konvertuar ne Musliman… ai nuk eshte SHQIPTAR… sepse Islami ndalon kombe. (I ndalon edhe krishtërimi… :p /AÇ)
Dmth. asnje SHQIPTAR nuk eshte musliman dhe asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR.
Problem me i madh se nja 10-15 Rugovas, qe mbajne kesi lloj kapuqi, eshte se ne teresi te kombi SHQIPTAR, ka shume emra dhe mbiemra araboturkopismiletik, dhe ka edhe emra grekoshkavellorusist…
Çdo person eshte pronar i emrit dhe mbiemrit dhe mund e nderrojë fenë kur te dojë… e jo te e barte per se rendi.
Emrat Mahmuuut, Vlladimir, Gadaf, Hashim Idriz, Adnan, Zulfikaar, Abdylguxhuf, Hasan, Marenglen, Edhe mijera emra tjere jane 1 milion here me situate e fllllloiiiiqtë, se 10-15 Rugovas pleq qe e mbajne nje kapuq dhe nuk e dijne prejardhjen e atij kapuqi.
Pastaj mbierat, Gllavurda, Mahmuuuuuti, Zasella, Novosella, Mehmeti, Murati, Potoku, Husani, Hyseni, Iseini, Ibreti, Ahmaku, edhe mijera mbemra tjere kane 1 milion here me te demshem dhe me te flllliiiiqtë, se keta 10-15 pleq Rugovas qe bajne kapuq…
Edhe une e kam pase emrin dhe mbiemrin ne gjuhet araboshkavellike… MAHMUUT GLLAVURDA,
POR TANI JAM DARDAN GASHI…
28 euro ne vitin 2009…
Prandaj shkruaje nje artikull te gjate ashtu siç din ti lidhur me kete çështje te emrave turkoaraboiranianogrekoshkavellorusopismiletik.
Pershendetje!
Komentet janë mbyllur.