ERË PRANVERE

0
811
Babë Sokoli

Pal Sokoli

(Ah kjo Tokë…)

Përgjatë Pranverës, babit tim
lule i vinte era
Duarve lëkurëtrasha
ngjeshur ju kishte gjelbrim.
Ne Shtëpi, me shpinë
sillte dhé të njomë
Ta përtrinë votren
Qe emërzjarrët ja digjnin.
Gjithveren e gjatë me shumë kujdes
Thurte me shall Pranveren
E fryte t‘ëmbla i lidhte
Mbi shuplakë të dorës.
Vjeshta i pikonte n’qerpik
Stoqe e mblidhte verën
E deri në një numronte frymët
Qe kulaç ta gatuajnë dimrin.
Dimrit, trash e ngjeshte shtatin
E me plumb ja numëronte ditët
Si kolonëve qe ikën para mugullit
Tokë i vinte era, kur me mirrte në gji.
Nëntëdhjetë e një herë
Ju ndërruan stinët mbi supe
Derisa ju fali frymën duke thënë:
Ah kjo Toka jonë…
Dhe i fali trup e shpirt
Me 13 palë breza zemre
Babai im, ndjesë past.
——-
Düsseldorf- Gjermani