7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

DIELLI I VOGËL

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

DIELLI I VOGËL

Në tërësinë poetike të së bukurës
të dramatikës, e të pashprehshmes
marrëdhëniet gjuhë – fjalë – kohë
janë afërsi që duhet të plotësohen
Poetët e luftës për lëndën e lirinë
janë të nevojshëm për gjithsecilin
çast në art, pra lavdi ndryshimeve
lavdërim shndërrimeve nëpër njeri
lavdërim trazirave, kundërthënjeve
lavdërim mollës sonë të famëshme
Kjo botë me kaq të lavdëruar, nuk
ka një prijës do thosha të veçantë
Era, kujdes me frymën shpirtërore
ky qielli ynë poetik është gjithësia
tërësia e qenies dhe shndërrimeve
mungesa e zakonshme e gjërave.
Kjo jetë s´është dhe aq e përsosur
portretin tonë nëpër kohë për çdo
ditë e plotësojmë dhe e shkruajmë
me germa të ajrit, ujit, dhe të dritës
Në gjithësinë poetike të së bukurës
rrymat e ajri, retë, shiu, vetëtimat
sjellin ide, kujtime dhe dashuri, se
shpirti njerëzor do kohë të kulturohet
Atdheu im i ndarë në pjesa-pjesa
në mua luftojnë tërë heronjtë tanë
ne ende jetojmë këtu e dashurojmë
e bukura e këtij vendi s´gjendet
gjëkundi, Atdhe, lexoj këto vargje,
të kushtohen ty, jo atyre që urrejnë
Në pika të gjakut për liri e bashkim
kam një diell të vogël rrezesh, që ne
e quajmë; guxim, fitore, ndryshim!…
Muzë, këngëtare e shumë krijimeve
përse më ndëshkon me aq dhimbje,
kur e tërë jeta ime është me beteja
kur tërë jeta ime është me Shqipëri…

Atdhe GeciPrishtinë, Korrik, 2019

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit