ANA BLANDIANA – poezi

0
769
Ana Blandiana

ANA BLANDIANA
(Ana Blandiana)

Ana Blandiana, 25 mars, 1942,konsiderohet si poetesha më e madh e artit poetik bashkëkohor rumun. Është ballafaquar me censurën dhe izolimin politik që në debutimin e saj. Ajo ka ditur të kultivojë një territor të vetin lirik të shpëtimit nga ndërhyrjet e jashtme duke i dhënë vitalitet dhe kuptim një poezie të mbytur nga një kontekst social kulturor.

E DI PASTËRTINË

E di qё pastёrtia, nuk jep frut,
nga virgjёreshat nuk lindin fёmijё,
ёshtё ligji suprem i tё qenit i pistё
ёshtё taksa mbi jetёn.

Flutura tё kaltra lindin larva,
lindin fruta dhe lule pёrreth
bora e bardhё ёshtё fis,
toka e ngrohtё e painfektuar.
I painfektuar fle ajri
atmosfera mizёron nga mikrobet,
mund tё mos lindёsh nёse s’do,
por po jetove tё pret varri.

Ështё e lumtur fjala nё mendje,
me t’u shqiptuar e pёrgojon veshi,
nё cilёn pjatё tё peshores –
të peshosh ёndrrёn memece apo famёn?

Midis heshtjes dhe fajit
kё tё zgjedhёsh – kopetë apo lotusit?
Oh, drama, tё vdesёsh nё tё bardha
ose vdekjen tё mundёsh sido qё tё jetё.

(1966)

DO TË DUHEJ

Do duhej tё lindnim pleq,
tё pajisur tashmё me intelekt,
tё zotё tё zgjedhim fatin tonё nё tokё,
cilёt shtigje nisen nga udhëkryqi i prejardhjes
dhe kokëkrisur qoftё dëshira pёr tё shkuar përpara.
Pastaj duke u rinuar, rinuar pёrherё mё shumё,
tё pjekur dhe tё fortё tё arrijmë nё portёn e krijimit,
ta kapёrcejmё dhe nё dashuri duke hyrё adoleshentё,
tё jemi djem nё lindjen e fёmijёve tanё.
Do tё ishin mё pleq nga ne, sidoqoftë,
do tё na mёsonin tё flisnim, pёr tё fjetur do tё na tundin,
dhe ne do tё zhdukeshim gjithnjë e mё shumё
duke u bёrё pёrherё e mё tё vegjël
si njё kokёrr rrushi, si njё bizele, si njё kokёrr gruri…

LIDHJE

Kjo është e gjitha vetja ime.
Mё jepni njё fletё qё tё mos mё ngjajё,
mё ndihmoni tё gjej njё kafshё
qё tё mos rёnkojё me zёrin tim.
Atje ku unё shkel, toka çahet
dhe tё vdekurit qё ngjajnё me mua
i shoh tё pёrqafuar pёr tё lindur tё tjerё tё vdekur.
Pёrse kaq lidhje me botёn,
kaq paraardhёs dhe brezni tё detyruara
dhe i gjithё ky pёrngjasim i paarsyeshёm?
Mё ndjek universi me njё mijё fytyrat e mia
dhe s’mund tё mbrohem veçse kundёr tёrbimit tim.

(1969)

Përktheu: Faslli Haliti