A po ndihen të rrezikuar qytetarët e Kosovës?

0
930
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Sa po kalon koha, qytetarët e Kosovës po e ndiejnë vetën të rrezikuar! Kjo mund të duket edhe e pa kuptueshme, por vërtetë gjërat secilën ditë e më shumë po shkojnë duke eskaluar për të keq. Jo vëtem që qytetarët po e kan ndijesinë e rrezikshmerisë dhe pa sigurisë, por edhe po janë vërtetë të rrezikuar. Nuk dua që përmes këtij shkrimi të shprehë pesimizem, por shkalla e rrezikshëmerisë ekziston kur qytetarët. Kur humb besimi në aparatin shtetëror, nuk ka njeriu së si mos të ndihet i rrezikuar. Kur pakica në pushtet i ka të gjitha privilegjet, pjesa dërmuese automatikisht abrogohen nga sigurimi i të drejtave legjitime. Klasa sunduse nuk po ka asnjë mirëkuptim karshi qytetarëve të vet.

Ky paralelizem pushtet- qytetarë, ka bërë që kjo e dyta të mbetet shtresa e cila detyrohet ti zbatoj urdhërat e sundimtareve sikur të ishim në feudalizem.Qytetarët kan mbetur të vëtmuar para aparatit shtetëror në të shumtën e rasteve edhe represiv. Sundimtarët në pushtet nuk i durojnë sygjerimet e qytetarëve. Frika së si do të jetë e ardhmja, frika për ta siguruar ekzistencën, kur gjithqka po plaqkitët, po uzurpohet, po zhvatet, nuk kan ku të punësohen, me paga te ulëta , të mbushur me kredi bankare të tipit piramidal deri në fyt, shëndetësi regresive në aspektin moral, arsim të pa reformuar , nuk ka së si mos të jetë edhe shkalla e lartë e rrezikshmerisë.

Në lojë po futën gjithë fare mekanizmave shtetëror, duke ndarë hisën e madhe për vete, kurse qka të mbetet për kollon -kusurin siq thotë një fjalë e popullit. A nuk hynë në shkallën e lartë të rrezikshmerisë kur afër 30 përqind të popullatës po jetojnë skajshmërisht dobët? Sigurisht së po. Për këtë kategori njerëzish moti nuk kam ndëgjuar dikend nga pushteti që është interesuar për ta. Në lojën e tyre djallëzore kan futur edhe tregtinë më integritetin e qytetarëve. Pasanikët e oligarkisë politiko-financiare më të afërmit e tyre, po e shtojnë trysnin duke vu në funksion gjithë mekanizmat shtetëror për ta mbajtur masën e heshtur, për çka edhe bukur shumë ia kanë arritur qëllimit.

Mos sigurimi i mjeteve elementare për jetës po zgjatë shumë. Pa punësimi ka arritur shkallën enorme për numrin e banorëve që ka Kosova. Qytetarët janë futur kështu në labirint. Shumë kategori të sistetimit të drejtësisë nuk janë të mira, dhe as që vlejnë për të gjithë qytetarët barabartë. Shteti më shumë po interesohet për normat restriktive, duke lënë anash vendimet e mira të cilat do të shkojnë për të mirën e popullit. Qytetarët të cilët nuk kan ndonjë lidhje më pushtetin mund të ndëshkohen nga organet e drejtësisë edhe për deliktin verbal më të vogël, e mos të flasim për ata që bëjnë vepra të rënda penale.

Kjo do të ishte e mirë sikur të kishim në praktikë kritere dhe vendime për të gjithë njejtë para ligjit. Kjo nuk po ndodhë, jo deri me tash, sepse kastat politike në pushtet, e kan futur kotrollin edhe në organet e drejtësisë. Kjo sigurisht e cenon lirinë dhe integritetin qytetarë duke shtuar edhe shkallën e rrezikshemerisë së tyre. Të gjitha këto kan bërë që të jemi larg shtetit ligjor dhe larg shtetit demokratik. I tërë aparati shtetëror po është i dirigjuar nga grupët e caktuara politike dhe nga grupet para politike. Dinjiteti i nepërkëmbur bashkë më rrezikshmërinë, si dhe liria e qytetarëve do tu kthehet atë ditë, kur kjo kastë politike e dëformuar të largohen nga pushteti…