Nue Oroshi
Shpeshherë motot e politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë janë aq të neveritshme sa që të bëjnë të vjellesh nga prapambeturitë e tyre politike. Është e habitshme dhe pa kurrfarë niveli të moralit politik kur ata që për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë, Qeverisën me pushtetin dhe në momentin që vijnë zgjedhjet kërkojnë sllogane të reja. Shumica prej tyre e dinë se ju ka ardhur fundi politik dhe kërkojnë shpëtim apo shtegdalje duke u munduar që t’i digjnin të tjerët si fajtorë për ta shpëtuar vetvetën.
Derisa politikanët tanë shqiptarë sillen në një rreth ku moto kryesore e kanë shkatërrimin e kundërshtarve politik dhe jo zhvillimin e vendit, politika shqiptare është rënë në një gropë të thellë, e cila ka mbetur pa shtegdalje. Me zgjedhje vetem se po ndërrohen aktorët politikë, por nuk ndërrohet mentaliteti politik. Shkurt e shqip politikanët tanë shqiptarë po flasin shumë për perëndimin e po qeverisin me mentalitet lindor. I kuptoj në thelb mentalitetin politik lindor të tyre, se shumica nga ata vijnë nga familje që i shërbyen diktaturave komuniste në trojet shqiptare.
Por është e çuditshme se këta politikanë asnjëherë nuk e zbatojnë në veprim institucionin moral të dorëheqjes që është praktikë e politikës ndërkombëtare përendimore në rast të dështimit politikë dhe mosmundësisë së realizimit të projekteve e vizioneve të tyre politike të premtuara gjatë fushatave elektorale, apo në rast të ndonjë skandali që ndodhë mbrenda periudhës kohore të qeverisjës së tyre.
Edhe me keq qëndron puna në Diplomacinë e dy shteteve shqiptare ku emrojnë persona pa ndonjë kredibilitet intelektual e diplomatikë vetëm ju mjafton fakti që të jenë të besueshmit dhe të degjuaritë e tyre, që gjatë bisedave të tyre me një fjalor mjeran dhe aspak diplomatik, shumica prej tyre thonë kështu na ka thënë shefi, kështu na ka urdhëruar shefi, pa pasur një platformë se si duhet punuar në diplomaci.
Madje shumica as që njohin rregullat elementare të diplomacisë. Me një fjalë janë mbushur ambasadat me vëllëzer, motra, teze, tezakë, dajallarë, nipa e mbesa, bashkëpartiakë e bashkëpronarë, e çka tjetër të politikanëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Kurse kuadrot e afta politike që me integritet moral dhe intelektualë mundë të udhëheqin përfaqësitë tona diplomatike i mbajnë shumë larg politikës nga frika se ju rrezikohen karriget e tyre dhe nga fakti se e ruajnë integritetin intelektual dhe familjar dhe nuk bëhen shërbëtor dhe vazal të politikanëve shkurtpamës.Deri sa vazhdon kjo gjendje trojet shqiptare po zbrazën.
Të rinjët dhe të rejat në munges të një vendi të punës të dëshpruar po ikin nga trojet shqiptare. Kjo është e dhimshme për faktin se politika në të shumtën e rastëve nuk është e zonja që në Shqipëri dhe Kosovë të sjellë investitor përendimor të cilët do të hapin vende të reja të punës.
Është e quditshme se si politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë që ka dhjetra vjet që janë në krye të politikës së dështuar të njëjtit të kërkojnë një fillim të ri. Kjo i bjen sikur vrasësi dhe krimineli të thotë se mos më quani vrasës dhe kriminel se ka kaluar më shumë se një vit që nuk kam kryer krime dhe nuk kam bërë vrasje.