RILINDASIT

0
1229

Dom. Nike Ukgjini

RILINDASIT.

Spektakel islamik sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku tingëlluan ulërimat arabe të “sheik”-ut nga Arabia Saudite i cili i priu këtij evenmenti sikur në kohën e Kalifëve. Në Arabinë Saudite, që njihet si shteti me konservator në botë dhe ku sundon “sheriati” (ligji islam), eksekutohen qindra persona në vit; nga ky vend burojnë financime enorme të fundamentalizmit dhe terrorizmit islamik nëpër botë.

Pos segregacionit gjinor ku femrat nuk zëjnë vend gjatë ceremonisë në Tiranë, s’do të ishte befasi nese sheik-u saudit nëpër sheshet tona të lartësonte “xhihadin” dhe të mallkonte “qafirët”, “kaurrët”, “taghutët”, “munafikët”, “idhujtarët”, “jo-besimtarët” apo çdo armik tjetër të Allahut. Xhemati as që e kupton përmbajtjen e klithmave në gjuhën arabe që i bëjnë imamët.

Moikom Zeqo – “QË PREJ GJON BUZUKUT, KEMI SHQIPEN PËR RITET FETARE” (17 prill 2015):
«Procesi i vendosjes së gjuhës shqipe në kishën e krishterë ka një traditë gati gjashtë shekullore. Të mos harrojmë se libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut i botuar në vitin 1555 nuk qe thjesht një subjekt përkthimi, por qe një tekst i përdorimit praktik për ritet dhe liturgjitë e kishës së krishterë. Pra është përdorur si i tillë.

Këtu kemi që në zanafillë idenë e një Kishe Autoqefale Shqiptare. Kjo koincidon me epokën e Reformës, kur Martin Luteri përktheu Biblën e Shenjtë në gjermanisht. Edhe kisha e Anglisë i kryente ritet e saj në gjuhën angleze sepse Bibla e Mbretit Xhejms në anglisht e përcaktonte një gjë të tillë. Nuk mund të ketë Kishë Autoqefale Shqiptare pa përdorimin e gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe është edhe një detyrim kushtetues (këtë nuk e them unë, por e thotë Kushtetuta e Shqipërisë) për të gjitha institucionet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pra edhe për institucionet fetare.
Edhe këndimi i sureve kuranorë me altoparlant në xhamitë e Tiranës në gjuhën arabe nuk më duket i drejtë. Duhet që edhe ato të kenë përkthimet alternative shqipe.»

Moikom Zeqo (arkeolog, krijues letrar, ekspert i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave)
Fan Noli: “I këndoni lutjet ashtu si dini, shqip, po pastaj lartë i rregullon Perëndia.”

«Dér sod kjeç dhanun për gjuhë shqyptare:
Por shka, me sodjet, për mue daltë fare.
Luftët e Kastriotit e t’Dukagjinit
un kam me i mbajtun për dokrra hînit.»