ALEN GINSBERG
(Allen Ginsberg)
1926 – 1997
Irwin Allen Ginsberg (Newark, 3 qershor 1926 – New York, 5 prill 1997) ishte poet amerikan
AMERIKA
Amerikë të kam dhënë gjithçka dhe tani s’jam asgjë.
Amerikë dy dollarë e njëzet e shtatë cent 17 Janar, 1956.
Nuk mund të duroj mendjen time.
Amerikë kur do ta përfundojmë luftën njerëzore ?
“Shko e pallohu me bombën tënde atomike.
Nuk jam mirë, mos më mërzit.
S’do të shkruaj poezi derisa “s’do të kem mendjen në vend.
Amerikë kur do të jesh engjëllore?
Kur do t’i heqësh rrobat?
Kur do ta shikosh veten përmes varrit
Kur do të jesh e denjë për milionin tënd të trockistëve?
Amerikë pse bibliotekat e tua janë plot lot?
Amerika kur do t’i dërgosh vezët e tua në Indi?
Jam i mërzitur prej pretendimeve të tua të çmendura.
Kur do të mund të shkoj në supermarket për të blerë atë që më duhet me fytyrën time të bukur?
Shkurt Amerikë ti dhe unë jemi të përsosur jo bota e afërt.
Makineria jote është e tepërt për mua.
Deshe të më bëje një shenjtor.
Duhet të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë problem.
Burroughs është në Tangiers nuk besoj se është një gjë e shëmtuar.
Je ti që je e shëmtuar apo bëhet fjalë për shaka praktike?
Po kërkoj të vij te pika kryesore.
Refuzoj të heq dorë nga fiksimet e mia.
Amerikë mjaft më shtyve e di ç’po bëj.
Amerikë lulet e kumbullave po bien.
Ka muaj që nuk i lexoj gazetat, çdo ditë dikush del në në gjyq për vrasje.
Amerikë ndihem sentimental kur mendoj për Wobblies.
Amerikë isha komunist në rini nuk më vjen keq.
Pi marijuanë sa herë që mundem.
Qëndroj në shtëpi gjatë gjithë ditës duke parë trëndafilat në dollap.
Sa herë shkoj në lagjen kineze dehem dhe s’më vete mendja për t’u palluar.
Jam i vendosur do të ketë probleme.
Duhej të më shihje kur unë lexoja Marksin.
Psikoanalisti thotë se jam krejtësisht në rregull.
Nuk do t’i lutem Zotit.
Unë kam vizione mistike dhe vibracione kozmike.
Amerikë ende nuk të kam thënë se ç’i ke bërë xha Max-kur mbërriti nga Rusia.
E kam me ty.
Do të lejosh që jeta jote emotive të udhëhiqet nga revista Time?
Jam i obsesionuar nga Time Magazine.
E lexoj çdo javë atë.
Kopertina e saj më sheh çdo herë që e shfletoj para pasticirit në qoshe.
lexoj në bodrumin e Bibliotekës Publike të Berkeleyt.
Nuk bën gjë tjetër veçse flet për përgjegjësi.
Industrialistët janë seriozë.
Prodhuesit e filmit janë seriozë.
Të gjithë janë seriozë, përveç meje.
Më vjen në mend se unë jam Amerika.
Po flas përsëri me veten time.
Azia po ngrihet kundra meje.
Nuk e kam mundësinë e një kinezi.
Është më mirë që të mbështetem në burimet e mia kombëtare.
Burimet e mia kombëtare qendrojnë në dy bishtat e marijuanës miliona gjenitalesh nje letërsi private e papërshtshme për shtyp që shkon në 1400 milje në orë dhe njëzet e pesë mijë çmendina.
Nuk flas për burgjet e mia ose për miliona të paprivilegjuar
që jetojnë në vazot e mia me lule në dritën e pesëqind diejve.
Hoqa edhe bordellot në Francë, Tangiersi e ka tani radhën.
Ambicia ime është që të jem President pavarësisht nga fakti se jam katolik.
Amerikë si mund të shkruaj një psalm në mënyrën tënde pa kuptim?
Do të vazhdoj si “Henry Ford strofat e mia janë individë si makinat e tij dhe për më tepër janë të gjitha të sekseve të ndryshme.
Amerikë do t’i shes strofat për 2500 $ secilën $ 500 dhe për strofën e vjetër
Amerikë fale Tom Mooneyn
Amerikë shpëtoi Lealistët Spanjollë
Amerikë Sako dhe Vanzeti nuk duhet të vdesin
Amerikë ne jemi djemtë e Scottsboros.
Amerikë kur isha shtatë vjeç, nëna më merrte në takimet e një celule
Komuniste na shisnin bizele një pjesë e vogël për një biletë kushtonte një nikel, dhe fjalimet ishin të falas të gjithë ishin engjëllorë dhe sentimentalë ndaj punëtorëve gjithçka ishte kaq
e sinqertë sa nuk e keni idenë
sa gjë e bukur ishte partia në vitin 1835
Scott Nearing ishte një goxha plak një mashkull i vërtetë Nënë Bloor më bënte të qaja
Një herë pashë Izraelit Amterin mish e kockë.
Të gjithë duhej të ishin spiunë.
Amerikë ti në realitet nuk do që të bësh luftë.
Amerikë janë ata rusë të këqinj.
Ata rusë ata rusë dhe ata kinezë.
Dhe ata rusë.
Rusia dëshiron që të na hajë të gjallë.
Rusia çmendet për pushtet. Dëshiron të na rrëmbejë me vete makinat nga garazhet.
Dëshiron të shtjerë në dorë Çikago.
Ka nevojë për një Readers Digest Rosso.
Do që fabrikat tona të makinave të jenë në Siberi.
Që burokracia e saj e madhe të drejtojë stacionet tona të furnizimeve.
Kështu nuk shkon.
Ohu. Do t’u mësojë hindianëve shkrim e lexim.
Ka nevojë për zezakët tanë të bëshëm.
Ah. Do të na bëjë të punojmë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë.
Ndihmë.
Amerikë kjo është një çështje serioze.
Amerikë kjo është përshtypja ime krijuar nga televizioni.
Amerikë është e drejtë kjo?
Është më mirë të filloj punë menjëherë.
Është e vërtetë se nuk dua të shkoj ushtar ose të rrotulloj tornon në seksione të specializuara të fabrikave, megjithatë unë jam dritëshkurtër dhe psikopatë.
Amerikë tani po përvesh këto mëngë prej poofy.
Përktheu: Faslli Haliti