A është “tradhëti”, kur e shesim lirë emrin dhe lirinë…?!

0
475
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Asnjë thënje tjetër, sot nuk është më shumë në qender të vemendjes edhe ne kuptimin semantik se fjala, “Tradhetar”. Janë shumë shkaktarë, duke filluar nga ato me banalet të manipulimeve, dhe keqpërdorimeve në opinionin e gjerë publik. Disa po “promovojnë“ armiqë e të drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dërgon në shkatërrim. Në shoqërinë e sotme globale fjala ”Tradhëtarë” është berë diçka e tepruar.

Sa jemi të lidhur dhe punojmë për vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetare apo tradhëtarë. Nese mbetemi pezull te shprehem ashtu, nese nuk marrim obligime, madje as morale per shtet si qytetare te ketij vendi, atehere nuk kemi peshe dhe as vlerë. Deri me sot, shumë i kemi tradhetuar vlerat tona sublime, i kemi tradhetuar edhe te paret tane. Nga qasja jone karshi familjes, atdheut, mvaret se a do të mbesim vetem mall për shitje, apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare. Deri më sot shumë kush nga njerëzit tanë të politikës po e konsiderojnë Kosovën, si mall për shitje në pazar?! Kjo është gjeja më tragjike, që mund t’i ndodhë një kombi.

E kemi pru në pyetje identitetin tonë, kemi degraduar dhe dehumanizuar në mbrendi si shoqëri. Janë degraduar në menyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare, është vu në ankand edhe liria jonë personale. Po humbet edhe njerëzorja brenda nesh. Interesat primitive personale po promovohen në krye të jetës politike – shtetërore, si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike… e keqja gjithnjë e më shumë po bëhët agresive, duke bërë që njeriu mos ta njohë as vetvetën.

Ideja globale e shoqërisë ka tretman krejt tjeter si në formë ashtu edhe në mbrendinë e saj. Vlerat njerëzore merren si kriteri bazë në relacion te ekzistimit të botës njerëzore. Shqiptareve ju duhet përqafimi i vlerave civilizuese, e jo antivlerave dhe koncepteve politike dehumanizuese autokratike. Na duhen horizonte te reja në planin politiko-kulturor, jo margjinalizimi i etikës morale, dinjitetit dhe traditave të mira, të cilat i kemi, e shumë po i humbim.

Çka është tradhëtia?

Sipas shumë filozofeve pa ndihmën e normave dhe zakoneve njerëzore, edhe tradhëtia bëhët faktike, e cila pastaj rrenon çdo të drejtë zakonore, duke pru në pikëpyetje edhe sigurinë e popullit, si vlera më sublime e tij. Tradhëtia në Kosovën e sotme fatkeqësisht është bërë strategji edhe nacionale! Pa tradhëti të vogla dhe të mëdha, udhëheqësit tanë nuk po mund të ekzistojnë ! Kjo është bër formë e epidemisë.

Kjo çka po ndodhë me neve është e çuditshme. Po e shesim lirë emrin dhe lirinë ? Po vjen koha kur fytyra po delë pas prapanice. A ka mundësi që fytyra jonë të kthehet ka njerëzorja shumë e humbur? Të gjithë po heshtim. Kjo është tradhëti karshi vetevetës, karshi shtetit dhe kombit…?!