Koha për të thënë: Basha IK !

0
711
Basha në pikë të hallit

Nga: Pirro Prifti

Mos reflektimi për gafat e bëra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, të cilat kanë pasuar bojkotet aventureske dhe aspak konstruktive të PD së sotme jashtë parlamentit gjatë vitit 2017-2019, nxitja e mediave dhe portaleve armiqsore dhe plot urrejtje ndaj shtetit shqiptar dhe maxhorancës qeverisëse, djegia idioteske e mandative të deputetëve, karshillëku ndaj ligjeve, kokfortësia për t’u ulur në bisedime pakushte, protestat aspak paqësore (por pa pjesmarrjen e popullit as atij opozitar dhe as popullatës në përgjithësi), nxitja e dhunës dhe mos pranimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, humbja e pushtetit lokal si pasojë e kësaj kokëfortësie antiligjore, pranimi i zgjedhjeve lokale si të rregullta nga ana SHBA, BE, OSBE & ODHIR, nxitja e dhe përkrahja aspak kushtetuese ndaj shkeljeve të rënda të Presidentit të Shqipërisë, i cili tashmë është në prag-shkarkimi, po i shkaktojnë një dëm të pallogaritshëm PD, e cila edhe kështu është e ndarë në dy pjesë anormale: njëra parlamentare ku u zëvëndësuan mandate-diegësit, dhe tjetra jashtë parlamentit – në rrugë të madhe.

Përse është një dëm i madh dhe i pallogaritshëm?

Ka shumë argumenta dhe faktorë, që e sollën në këtë gjendje këtë parti të madhe, që ka drejtuar Shqipëirnë rreth 12-13 vjet nga Berisha, i cili mbetet edhe ideatori edhe egzekutori i kësaj katrahure, në të cilën ka rënë PD.

Intelektuali katundar i palatuar Berisha, i arsimuar mirë por aspak i kulturuar, me plot Komplekse inferioriteti e paqëndrueshmërie psikike, të cilat e pengojnë të arsyetojë dhe të drejtojë me urtësi Shqipërinë e shkaktërruar nga diktatura, solli në qeverisjen e këtij vendi të vogël mëndjemadhësinë e një pronari, zgjuarsinë katundareske të hedhacakut, për të përfituar nga të tjerët, hakmarrjen dhe egërsinë plot urrejtje ndaj kundërshtarit, mungesën e dialogut dhe të oponencës konstruktive, mos zbatimin e ligjeve dhe shkeljen e tyre, kur bëhej fjalë për njerzit e tij dhe partinë e tij, marrjen e vendimeve të nxituara dhe pasionante, madje paranojake për të zgjidhur problemet e vendit, dhe përzgjedhjen rreth vehtes të servilëve, militantëve dhe beniaminëve, në vend që të merrte profesionistë të fushave përkatëse, për t’u këshilluar, të cilët i ka shpërblyer në forma nga më të ndryshmet, shumë herë në mënyrë jo ligjore.

Këto cilësi kanë trashëguar dhe militantët dhe drejtuesit e sotëm të PD, cilësi negative këto të cilat kanë shkaktuar në shumë situata, përplasje dramatike, konfrontime, mos gjëndja në një linjë me këshillat e BE, SHBA e OSBE & ODHIR, dhe të miqve të Shqipërisë.

Zëvëndësuesi i tij Basha, pa përmëndur biografinë e tij, por veprat e tij gjatë gjithë kësaj kohë, që kur PD humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015, por humbi edhe zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017 (megjithëse sipas marrëveshjes politike me PS, që kishte drejtimin politik të vëndit, mori shtatë ministri, përfshirë edhe Ministrinë e Brendëshme, si dhe mori Kryetarin e KQZ), humbi thellë në ato zgjedhje, i gjendur para faktit të humbjes dhe detyrimit për të dorëzuar karrigen e drejtuesit të PD, Basha me ndihmën e beniaminit dhe ish drejtuesit të PD, Berishës, organizoi zgjedhjet brënda PD, të cilat i fitoi me manipulime.

Për të justifikuar humbjet politike të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, për të shmangur përgjegjësitë e tyre gjatë gjitha asaj kohë, kur ishin në pushtet si Gërdecin, e 2007, për të shmangur shkeljet e ligjit dhe korrupsionin, vjedhjet në rrugën e Kombit, për të shmangur përgjegjësitë për vrasjen e katër njerëzve në protestat e 2011, për të justifikuar humbjet në të dy zgjedhjet, për të justifikuar mungesën e një Programi elektoral efektiv, me të cilin mund të fitonin në të ardhmen dhe paaftësinë e tyre politike e intelektuale, dyshja Berisha – Basha, zgjodhi rrugën e konfrontimit me Maxhorancën qeverisëse, e cila pati sukses jo vetëm në të dy zgjedhjet e 2015 dhe 2017, por reformat e kryera si ajo administrative, mbajtja e borxhit buxhetor në nivele brenda normës, luftën kunër kanabisit, dhe sidomos reformën në gjyqësor, që u quajt Vetting.

Konfrontimi në Parliament me argumente banale dhe pengimit të seancave, nëpërmjet bojkotit, me akuzat të rënda, të cilat ishin akuza të tipit: “Hajduti thërret kapeni hajdutin”, duke përdorur gjithashtu thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi”, pra të gjitha shkeljet ligjore që kishin bërë vetë, ia atribuan/pasqyruan Maxhorancës qeverisëse, e cila sigurisht kishte edhe ajo gabimet dhe korrupsionin e vet, gjatë punës së saj.

Me afrimin e zgjedhjeve lokale të 2019, të cilat me dekretin e Presidentit (gjithashtu katundar i zgjuar) u zhvilluan me 30 qershor 2019, Basha, sigurisht pavarësisht dy humbjeve elektorale të mëdha, duke përdorur si mjet lufte politike dhe dis-informimi nëprëmjet përdorimit të një grupi analistësh të paguar, të cilët villnin dhe vjellin vrer edhe sot e kësaj ditë, duke paguar gazeta dhe revista të huaja, për të botuar artikuj kundër Maxhorancës madje dhe kundër Shqipërisë…

Duke dis-informuar PE, BE, miqtë e Shqipërisë për ngjarjet në Shqipëri, duke mohuar katërcipërisht ecjen ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të Maxhorancës dhe sukseset e reformave, Basha & Berisha, duke djegur edhe mandatet në Kuvend, e cila mbetet një gafë politike e paparë, të përkrahur edhe nga LSI, kryetarja e kësaj ishte dhe gruaja e Presidentit (edhe kjo katundare në politikë – shkelje flagrante e ligjit të konfliktet e interesit), arritën që të fusin në lojë edhe Presidentin, për të zhdekretuar Mandatin e 30 qershorit (shkelje të Kushtetutës dhe jashtë kompetencave të Presidentit), filluan protestat e dhunshme me parrullat idiote, ashtu si dhe në të kaluarën “Nano ik”, tani dolën me parrullën “Rama ik”, parrulla të tipit pueril të kalamanëve të përkëdhelur, duke menduar se socialistët do të tremben nga gjithë ky dis-informim dhe konfuzion politik të shoqëruar me zhurmë të paparë anti-shqiptare. Këto të shoqëruara me protesta të dhunshme 4 mujore.

Objektivat e kësaj fushate politike, që arriti në dëmtin e përspektivës europiane të vendit, ishin:
– për të penguar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
– për të paraqitur Shqipërinë si vënd në kaos, që nuk Meriton hapjen e negociatave,
– për të paraqitur maxhorancën qeverisëse si të korruptuar dhe që nuk punon për vendin
– për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit, duke i quajtur nëpërmejt dekretit, që zhdekretonte zgjedhjet, si zgjedhje të paligjshme,
– vonimin e krijimit të strukturave SPAK, Kryeprokurorit, të plotësimit të vëndeve në Gjykatën Kushtetuese

Qëllimi kryesor i Bashës & Berishës, por edhe i Presidentit Meta me bashkëshorten e tij – Kryetare të LSI, ihte një dhe i vetmi: të shmangë Vettingun dhe krijimin e gjyqësorit të ri, të ndihmuar e financuar nga SHBA dhe BE, sepse përfundimi i Reformes në gjyqësor do të thoshte edhe hapja e proceseve ligjore kundër tyre.

Realizimi me sukses i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, shaktoi humbjen e fundit të Strategjisë së Bashës, për të shkaktuar kaos dhe destabilitet, të nxitur dhe nga sjellja antiligjore e Presidentit Meta, i cili praktikisht ka marrë anën e Opozitës dhe të gruas së tij, duke humbur funksionin e tij për të cilën ishte zgjedhur si President i shtetit.

Kjo humbje e fundit, në vend që të shkaktojë një Reflektim dhe ndryshim të strategjisë politike të PD jashtë parlamentit, Basha she Berisha së bashku me Monikën, të izoluar dhe nga faktori ndërkombëtar, i cili fuqimisht përkrah Maxhorancën qeverisëse, e cila po zbaton ligjin, po kërkojnë mundësi të tjera destabilizimi dhe kaosi.

Kjo do të jetë fatale për këta individë e drejtues arrogantë të opozitës jashtë parlamentit.

E vetmja zgjidhje është që tashmë, vetë parita PD duhet të reflektojë dhe të largojë Bashën, i cili i ka shpënë partinë nga humbja në humbje, madje duke dëmtuar rëndë edhe Shqipërinë. Ka plot njerëz të zgjuar dhe të përgjegjëshëm PD-ja. Ka ardhur koha, që PD të mos kërkojë fajin si paranojakët-jashtë vetes së tyre, por brenda tyre – aty ku është.

Një këshillë nga filosofi Confucius:

“Ose gjeje një rrugë për zgjidhje;
Ose hape një rrugë për zgjidhje;¨
Ose hapu nga rruga, që të bëhet zgjidhja”.