Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Kahe të jetës politike
Qysh nga koha e ndryshimeve demokratike dhe të jetës së pluralizimit në partitë politike shqiptare (Kosovë, Shqipëri dhe në pjesët etnike), roli prijës i kryetarit të partisë ka mbetur gati-gati me disa tipare të kultit individual.
Kjo është parë nga afër, kur e kur, në paraqitjet e kryetarit të partisë politike, sikur vetëm ai paskësh të drejtën të flasë para publikut dhe më gjerë. Ku mbetën anëtarësia partiake që në këto vite shumë rrallë për të thënë fare nuk i dëgjojmë të flasin (ndonjëherë) ndryshe nga shefi i tyre i partisë politike. Pse nuk kemi liri të brendshme të fjalës dhe të mendimit demokratik për aktualitetin tjetërfare, por duhet të dëgjojmë fjalën e të parit dhe jo të dytit, të tretit dhe të tjerëve brenda partisë politike…?
Pos kësaj, në zgjedhjet në nivelin e lartë të kryesisë dhe të këshillit të përgjithshëm, nuk kemi shumë kanditatë dhe të barabart me shefin e tyre(sic!), por është bërë si “rregull partiake”(sic!) që në zgjedhjet e rregullta dhe sipas statutit të partisë politike, duhen votuar një person gjithherë pa thënë të paktën asnjë fjalë për punën dhe virtytet e tij…!
Këtë dukuri e kemi tash e sa vjet edhe në institucionet e të dyja shteteve tona, ku për zgjedhjen e udhëheqjes qeveritare, të parlamentit dhe të parit të shtetit (presidentit), jeta parlamentare për të zgjedhur duhen të kalojë përmes udhës zgjedhore (vetëm) të një kanditati (sic!).
Kahet e jetës politike duhen të ndryshojnë në Kosovë dhe Shqipëri, nëse duam që trajtat dhe vlerat e demokracisë të bëhen segmente të caktuara dhe standarde të BE-së dhe kohës kur populli shqiptar do të bëhet pjesë e popujve të bashkuar me participimin e vlerave tona në familjen e bashkuar të kontinentit tonë.
Çikago, më 3 korrik 2019
Një lajm tjetërfare
Palestina në krah të Serbisë, kundërshton shtetin e Kosovës për anëtarsim në INERPOL(!)
Paslestina që nga viti 1948 në konflikt me shtetin e Izraelit dhe me një mal problemesh (as në tokë e as në qiell) është bërë në krah të Serbisë dhe po e kundërshton Republikën e Kosovës për anëtarsim në INTERPOL(sic!|).
Kësaj i thonë kur e shkreta po qet shkelma dhe në krah të një shteti (Serbia fashiste)që përmes projektit shfarosës “Patkoi”, për tokën e djegur të Kosovës dhe të shfarosjes seri në substancë të popullit shqiptar, një vend që edhe vetë po përgjakët përditë, por duke kundërshtuar faktorët relevantë për paqen (SHBA), është bërë e përkëdhelura e Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës…!
Për fund fare: Ambasadori i Palestinës në Beograd Mohamed Nabban le të shpresojë në “ndihmën e Serbnisë” (sic!) duke ëndrruar sipas projektit të Daçiçit se (ende) jetuaka Jugosllavia e Titos dhe Lëvizja e “Mosikuadrimit”…(sic!).
Më mirë do të ishte që Palestina dhe regjimi lokal e saj të merret me vetveten, e jo me shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!
Çikago, më 3 korrik 2019