A është Shqipëria shtet islamik a laik?

0
727
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Tiranë

Gani Mehmetaj

“Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit”, shkruan në paragrafët e para të nyjës 10 të kushtetutës së Shqipërisë.

Por në kundërshtim me kushtetutën, Shqipëria zyrtarisht është shtet islamik, i anëtarësuar në Organizatën e shteteve Islamike, ku bëjnë pjesë vendet arabe, aziatike, afrikane e Turqia. Asnjë vend islamik nuk e ka idenë ç’është asnjanësia fetare e demokracia, të tjerat qeverisin me Kuran, në vend të kushtetutës e ligjit.

“Organizata islamike synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron interesat e saj”, shkruan në “kushtetutën” e kësaj organizate.

Interesat e kujt mbron Shqipëria? Interesat e shteteve islamike. Pra, Shqipëria nuk është shtet asnjanës në çështjet e fesë, sikurse thuhet rrejshëm në nenin 10 të kushtetutës. Shqipëria është e anshme, mbron interesat e botës islame. Pushtetarë e opozitarë të Shqipërisë e dinë që shkelja e kushtetutës është cenim i rëndë, vepër penale, tradhti kombëtare, por duket aq u bënë, e shkelin kushtetutën dhe askush nuk pëson.

Është e shëndetshme për kombin që të gjithë opozitarët e pushtetarët të mos jenë në dëlir. Dikush i shëndetshëm mendërisht duhet të nis veprimin që ta nxjerr Shqipërinë nga Organizata islamike. Çfarë mori Shqipëria nga shtetet islamike? Faqen e zezë, xhamitë-kazerma të terroristëve islamikë dhe turmat e beduinëve që rrinë kërcënues në sheshin Gjergj Kastrioti në Tiranë. Të tjerë islamikë i bllokojnë rrugët më të frekuentuara të Tiranës ditë me drekë me një velenxe të ndyrë para, kinse falën në rrugën me pluhur e zhurmën shurdhuese.

Kush duhet ta mbrojë kushtetutën e nëpërkëmbur shqiptare? Presidenti? Kuvendi? Kryeministri? Apo kambistët (“shfercerat”) e Tiranës?

Të qenit e Shqipërisë në Organizatën e shteteve islamike jo vetëm që i ka bërë dëme të pariparueshme shtetit e kombit, por i fyen ndjenjat kombëtare shqiptare, e shkel asnjanësinë e shtetit ndaj besimit fetar, i trajton shqiptarët e krishterë, shqiptarët jo islamikë, agnostikët e ateistët qytetarë të dorës së dytë, apo madje të jashtëligjshëm, e fyen inteligjencën e shqiptarëve, kombin e vlerëson dele.

Sa më parë që ta nxjerrin Shqipërinë nga kjo organizatë beduinësh aq më mirë për shqiptarët. Ndryshe parlamentarët shqiptarë duhet ta fusin në nenin 10 të kushtetutës fjalinë :”Shteti nuk është asnjanëse në çështje të besimit. Islami është fe zyrtare, ndërsa Shqipëria është anëtare e Organizatës së shteteve Islamike”.

Pamjet e tilla të beduinëve në Sheshin Gjergj Kastrioti e tmerrojnë botën