SHBA – Letra e Ajnshtajnit që mohon Zotin, shitet për 2,89 milionë dollarë

0
910
Albert Einstein - letër zotit

A DUHET SHQIPTARËT TË SHKRETOJNË NË FE? TË ZIHEN ME NJËRI-TJETRIN: KUSH E KA FENË MË TË MIRË?

Kur hebrejtë më të zgjuar, kanë dalë kundër fesë edhe pse ajo “është krijuar nga skllevërit hebrej”, sipas Hegelit.

Një grua e nderuar nga Korça, e cila ka shkuar dhe është martuar me një amerikan në Amerikë dhe ka 3 fëmijë me të, e shoh se ka shkuar larg në shkretimin fetar, aq sa më vjen keq për të. Në vend që të Zbulojë Amerikën, ajo ka 2-3 vjet, që po përpiqet të zbulojë “hebreun mbret”…

Shqiptari del nganjëherë më katolik se papa, e më musliman se turku e arabi – nga padija.

Zigmund Frojd ishte një shkencëtar – psikoanalist hebre, i cili e goditi fenë e tha: feja është neurozë obsesionale. Ai sqaroi se njerëzit që besojnë në Zot zbaviten me vetveten, me idenë se po i dëgjon dikush e nuk është askush që i dëgjon ata. Frojdi tha se besimtari fetar është njeri i shembur, ai ka botëkuptim fetar e jo shkencor.

Me librin e tij “Moisiu dhe feja monoteiste” Frojdi sqaroi ndër tjera edhe se feja do të vijë duke u zhdukur si iluzion, me ngritjen e dijes dhe vetësijes së njeriut. Në vendet Skandinave, ku mosbesimi është 60-80%, e kupton se Frojdi kishte të drejtë, pasi feja besohet më shumë nga njerëzit e varfër e të paditur… Frojdi sa ishte gjallë mbahej si njeriu më i zgjuar i planetit tokë…

Albert Ajnshtajn ishte edhe ai një shkencëtar hebre, i cili mbahet edhe si një ndër kokat më të zgjuara në histori. Edhe Ajnshtajn e di se fenë e kanë krijuar skllevërit hebrej, e di gjithashtu se Jezu Krishti është produkt hebre, por jo, ai një vit para se të vdiste nuk kursehet, tregon në një letër, se feja është mbledhje legjendash e përrallash dhe se populli hebre nuk është i zgjedhur, por si të gjithë popujt e tjerë, dhe Ajnshtajn nuk beson në asnjë fe!

Nga Gent Sinani05/12/2018ATA.GOV.AL*)

NJU-JORK, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një dorëshkrim i Albert Ajnshtajnit, në të cilën fizikani vë në dyshim ekzistencën e Zotit, u shit dje në Nju-Jork për 2,89 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia “Christie’s”.

Bëhet fjalë për një rekord – për një letër të fituesit të çmimit Nobel për Fizikë (1921).
Kjo vlerë është shumë më lartë se sa vlerësimi paraprak, që ishte mes 1 dhe 1,5 milionë dollarë.

Në mars 2002, një letër që në vitin 1939 i dërgohej Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i SHBA-së, ku e paralajmëronte për projektet atomike gjermane, ishte blerë për 2,1 milionë dollarë.

Ndërsa në letrën që u shit dje, që daton në vitin 1954, të shkruar në gjermanisht dhe që i drejtohet filozofit Eric Gutkind, Ajnshtajni, fizikani më i madh i shekullit XX, refuzon çdo lloj besimi fetar.

Ai vetë ishte hebre, që ishte arratisur nga Gjermania, pas ardhjes së Hitlerit.

Fjala Zot për mua nuk është asgjë më shumë se sa shprehja dhe produkti i dobësisë njerëzore dhe Bibla është një përmbledhje legjendash të nderuara, por mjaft primitive”, shkruan shkencëtari nga universiteti i Princeton, në Nju-Xhersi, një vit para se të vdiste në prill 1955.

Në këtë letër, autori i teorisë së relativitetit, që vdiq në moshën 76 vjeçare, nuk kursen as judaizmin.

Për mua besimi hebraik është, ashtu si çdo besim tjetër, mishërimi i një supersticioni primitiv. Ndërsa populli herbe, të cilit i përkas me shumë krenari dhe që ndjehem thellësisht i përfshirë nga mentaliteti i tij, nuk ka asnjë formë dinjiteti ndryshe nga popujt e tjerë”, shkruan ai.

Gjatë eksperiencës time, ata nuk janë më të mirë nga grupet e tjera njerëzore, ndonëse janë të mbrojtur nga ekseset më të këqija, për shkak të mungesës së tyre të pushtetit. Në të kundërt nuk dalloj asgjë ‘të përzgjedhur’ tek ata”, vazhdon Ajnshtajni në letrën e tij.

/G.S/ a.jor.

* Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit, pa cituar burimin e tij.