PËRGJIGJE MERITORE E “PARTIJA SRBIJA” QË TË ASHTUQUAJTURIT LIDERË TË KOSOVËS IA MIRATUAN KRIMINELIT VUÇIQ, ME EMRIN “LISTA SRPSKA”

0
585
Engjëll Koliqi

Loja serbiane me “Krizën humanitare” në veri të Kosovës:

Shkruan: Engjëll KOLIQI, 1 korrik 2019

O shqiptarë, ju lutem, shumë ju lutem më dëgjoni! Shpesh herë e kam ngritur zërin publikisht, për ndalimin e çdo veprimi politik dhe të rrezikshëm të “Partija Srbija”, që liderë institucionalë të Kosovës, me një kompromis që vetëm ata e dijnë, ia lejuan dhe miratuan kriminelit Vuçiq, me emrin e mjegulluar “Lista Srpska”.

Tashmë e kanë kuptuar dhe e dijnë të gjithë se ajo është parti e Serbisë, e udhëhequr nga krimineli Vuçiq, i cili i dalur nga radikalët e Sheshelit e veshi një lëkurë “demokratike” dhe arriti në kolltuqet e pushtetit kriminal të Beogradit, pra e zuri të njëjtin kolltuk prej nga krimineli Slobo komandonte terrorin mbi shqiptarët. Të njëjtën gjë po e bën edhe ky, me të cilin ne duhet të dialogojmë e të “pajtohemi”. Ç’është e vërteta, ai provon të dialogojë formlisht, sa për të hapur derën europiane për Serbinë dhe për të shkëputur ndoj copë tokë shumë të pasur të veriut të Kosovës.

Kur do ai, përmes deputetëve të “Partija Srbija”, nën lëkurën “Lista Srpska”, bllokon Kuvendin e Kosovës, komunat në veri i çon në kollaps, duke i lënë pa kryetarë, që ishin dorëhequr për shkak të taksës 100% që Qeveria jonë vuri për mallërat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, shpenzon buxhetin e Kosovës, duke organizuar zgjedhje e duke i zgjedhur të njëjtit, të cilët nuk pranojnë të betohen para flamurit të Kosovës as nuk e njohin shtetin e Kosovës, nga i cili marrin rroga të majme dhe përfitojnë shumë investime.

Ju lutem, shumë ju lutem, para cilit flamur betohen ata “kryetarë”, cilin e njohin për shtet të tyre, nga cili shtet marrin rrogat…?!

Pse krimineli Vuçiq e kushtëzon dialogun me heqjen e taksës e ne nuk i vëjmë kushtet tona?! Gjithçka duhet të jetë reciproke o liderë tanë!!! Nëse ata na njohin ne, edhe ne po i njohim ata. Nëse ata njohin pasaportat tanë, edhe ne i njohim të tyre. Nëse ata i njohijn targat e automjeteve tona, edhe ne i njohim të atyre. Nëse në komunat me shumicë serbe në Kosovë valon flamuri i Serbisë, pse në komunat e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës të mos valojë flamuri i Kosovës? Dhe kushti kryesor për vazhdimin e dialogut duhet të jetë: dialogojmë vetëm pasi të na i paguani dëmshpërblimet e luftës dhe të pushtimit, së paku 50 miliardë dollarë dhe të na kërkoni falje publikisht, përndryshe nuk ka kurrë dialog as pajtim me ju!!!

Nëse e duani paqen dhe rehatinë në Kosovë o liderë tanë, menjëherë duhet t’ia ndaloni njëherë e përgjithmonë partisë “Lista Srpska”, që në të vërtetë është “Partija Srbija” çdo veprimtari në Kosovë, përderisa dirigjohet nga krimineli Vuçiq. T’i kërkohet drejtësisë ndërkombëtare, që urgjentisht ta zbardhë vrasjen e qytetarit të Kosovës Oliver Ivanoviq, për çka edhe mediat serbe e akuzojnë kriminelin Vuçiq, si dirigjent dhe sponzorizues të drejtpërdrejtë të kësaj vrasjeje.

I njëjti, që nuk deshi të shkojë në Paris për dialog, duke na kushtëzuar, tani luan me krizën humanitare”, që e kishte parealajmëruar muaj më parë. Pse hezitoni e pse frigoheni o liderë tanë?! Vëjini, me plot të drejtë, edhe ju kushte Vuçiqit. Përgjigjuni drejt e qartë edhe Bashkimit Europian: Nuk na duhen as libelarizimi i vizave, as bisedimet për integrim në Europë, sepse duam të bëjnmë një referendum për t’u bërë shtet ekstraterritorial i SHBA-ve dhe pastaj do udhëtojmë pa viza, me pasaportat USA.