Kujdes me shtatoren e Fadil Vokrrit, mos u tallni siç u tallët me heronjtë, të cilët i shëmtuat

0
646
Shtatorja model për Fadil Vokrrin

Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit

Mos të nxitohet me shtatoren e Fadil Vokrrit sepse ishte fudbollistë i madh dhe të jemi të kujdesshëm sepse shtatorja duhet ta rikujton Vokrrin dhe ëndrrimtaret duan të bëhen si ai, andaj duhet ta kemi imazhin e saktë, dokumentar, artistik, esteik, të mirëfilltë, në raport me hapësirën, arkitekturën, kohën në të cilën jetojmë dhe në fund pak art nga skulptori i cili do ta kriojoj ose është duke e krijuar fshehtas e ne nuk jemi duke ditur asgjë sepse askund nuk u përmend që do të ketë konkurs publik për shtatoren e legjendës së fudbollit.

Është diskutuar se shtatorja e Fadil Vokrrit është gati. Nuk po kuptohet si është gati? Është duke u punuar të zbulohet apo do të servohet pa konkurs sikur ajo e Madeline Albright me të cilën u bëmë gaz i botës. Ose do të shpallet konkurs për shtatoren e Fadil Vokrrit.

“Shumë shpejtë do ta kemi edhe shtatoren e Fadil Vokrrit para stadiumit, si te Arsenali që është tek stadiumi atje, që ta nderojmë dhe të ia kujtojmë të gjithëve veprën që e ka bërë Fadili”, deklaroi Shpend Ahmeti. Nga kjo po del se janë duke e punuar shtatoren. Ose në internet qarkullon një shtatore e cila as që ka të bëj me ngjashmërinë e Fadil Vokrrit.

Shikojeni fytyrën kësaj shtatore, fare nuk ngjan. Çfarë ka dashur skulptori të paraqes si model këtu dhe pse të jetë ky model i shtatores së Fadil Vokrrit. Pozita e tij në këtë skulpturë-model nuk tregon asgjë, krijon kunfuzion sepse herë duket që tenton të fluturon, ose përgatitet të vrapon, apo dëshiron ta frikëson dikë i cili nuk e ka vërejtur, ose tenton të hidhet në ujë, apo është i lumtur nga diçka dhe don të feston. Ne si vëzhgues nuk e krijojmë përshtypjen se skulptura i ngjan Vokrrit e shumë largë është sekuenca ose ana e kompozicionit më shumë duket si një skulpturë prej çokolate.

Çfarë kompozicioni duhet ta ketë? Fytyra, mimika, gjesti duhet të jenë identike me të Vokrrit. Skulptori duhet ta hulumtoj të veçantën e Vokrrit në fudboll, pjesët me të cilat shquhej. Ose kur të ketë shënuar veçohet me ndonjë lëvizje, apo kur afrohet të shenoj di të manipuloj bukur me topin, apo gjatë të shënuarit ka një veçanti në goditje të topit.

Andaj, skulptori për ta nxejrrë formën duhet të kthehet mbrapa në kohë, të jetë i kufizuar sepse vet skulptura është art i kufizuar apo siç thotë Vasari: “Skulptura është një art, që duke hequr gjithçka të tepërt nga materiali në përpunim e redukton atë në formën e dizajnuar në mendjen e artistit”. E këtu artisti duhet ta ketë imazhin e saktë të Vokrrit, foto, video ose të jetë shoqëruar me të.

Materiali është një tërësi nga i cili gdhendet figura ose në gjuhën tonë forma. Kjo do të thotë që për Vasarin të ndërtosh një formë nga një tërësi është një përkufizim i përgjithshëm i veprimit të skulptorit edhe kur një artist e punon duke shtuar materiale për të arritur në një formë. Andaj, mos të harrojmë se vepra e artit në këtë rast figura origjinale e cila po bëhet vepër arti është formë e dukshme që del nga një sfond i cili nuk nënkupton vetëm një materie të dëlirë, por diçka kulturore, shoqërore.

Cila pra është e veçanta e Vokrrit për ta krijuar si kompozcion? Duhet të mbahet një diskutim i gjatë për këtë e jo të veprohet kështu.

Tjetra ta kemi kujdes se si do të peshoj, të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh skulptori, por edhe komisioni. Pastaj para se të vendoset të analizohet drita e diellit gjatë përplasjes mbi fytyrë a e shëmton apo e zbukuron legjendën. Në mëngjes si duket imazhi, pasdite, në muzg dhe mbrëmje ngaqë skulptura ndryshon si shkak hijeve dhe hijet japin atë valerin kryesor të imazhit.