Kryepopat serbë, edhe pas 20 vitesh nga Gezimastani, lëshojnë klithma për luftë

0
556
Gazimestan

Nga Skënder MULLIQI

Gazimestani, ky vend nga i cili serbet edhe pas 20 vitesh leshojne klithje per lufte, klithje per ripushtim te Kosoves. Hyra ne Fb si zakonisht dhe e pashe nje video te postuar, se si Popat serbë, të veshur me te zeza, me mjekra te bardha, e disa edhe me te zeza, ne vend te liturgjise fetare, merreshin me politiken e tyre te zakonshme ne raste te tilla, duke kerkuar gjakderdhje te reja, duke kerkuar rikthim ne “Token e shenjte”.

Folesi ne bine ishte nje pop te cilit as qe desha te ja mesoj emrin, i ngarkuar me shovenizem serbomadh. Ai nga Gazimestani ku serbet para shume kohe e kishin humbur betejen, e quan NATON organizate terroriste. I gjithe fjalimi i tij ishte i karakterit politik. Me shume dukeshin “predikues fetar”, se sa kishin ardhur njerez te zakonoshem nga Serbia dhe Kosova.E gjithe ikonografia e tyre, flamujte dhe veshja, ishte provokuese. Valonin flamujt e shovenzimit serbomadh kurre i pashuar. Kishin sjellur edhe femije te cilet ju bashkangjiten kenges per Kosoven dhe Metohine si e quajne ata rregullisht. Kisha Ortodokse Serbe ishte dhe ka mbetur nxitesja per lufte kunder shqiptareve ne tokat e tyre. Si eshte e mundur qe organet tona relevante te lejojne manifestime te tilla te nje shteti tjeter.

Serbia ishte vetem okupatore e asgje me shume .Pamjet e sotme ne Gazimestan ishte dashur tua kendellin kokat disa udheheqesve tane, qe mos te behemi argat i djallit, mos ti behemi kumar i atyre qe na vrane e maskaruan qe 100 vite me radhe dhe ne vitin 1999. A jemi more ne ne Tul te Bukes, siq thote nje fjale e popullit qe po perqahemi, se po perlahemi, se nuk kemi unitet ne momentet me delikate , kur duhet mbrojtur atdheu me qdo kusht, siq e mbrojten shume martire, deshmore dhe heronje te kombit. Nuk u derdhe gjaku historikisht qe te neperkembet ky gjake nga kushdo qofte ai. Ka shqiptaria djeme sokola, ka djeme dhe vajza qe nuk u dhimset asgje ne mbrojtje te tokave tona. Kur serbet nuk heqin dore ripushtimi i Kosoves, ku jemi ne more burra?!Mos valle gjithmone ky popull eshte i ‘detyruar’ te vuaj.

Krykrimineli, Millosheviq, nga ky vend e nisi luften kunder shqiptareve, dhe per qudi ne lejojme, qe nga Gazimestani te leshohen zera te Millosheviqve te ri e te vjeter per lufte dhe qfarosje ndaj popullit shqiptare!!! Mblidhni mendet burra te kombit, se mos uniteti yne, perqarjet jane duke na mbytyr per se gjalli. Keto perçarje dhe lufte per pushtet, jane duke e pru ne pyetje fatin tone. Mjafte me budallakina, sa nuk eshte bere vone. Armiqet me te cilet rrethohemi, jane duke i ferkuar duart dhe duke bere sehire per ti realizuar edhe njehere apetitet e tyre te pashuara per ripushtimin e tokave tona. Ne Veri serbet rrenacak si gjithmone po e pregadisin terrenin per “katastrofen humanitare”, qe fsheh formimin edhe te nje “Republika Serpska” ne Kosove…