Nxënësit nga Shqipëria (ende) nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz(!)

1
1114
Kompleksi memorial Adem Jashari, Prekaz

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Si shihet atdheu nga larg

Më 29 qershor 1999, familja e Adem Jasharit është kthyer në shtëpitë e veta të djegura nga ushtria dhe policia e Serbisë vrastare në shkallë të shfarosjes në substancë dhe me përmasën e gjenocidit.

Sipas të dhënave, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Drenicës e vizitojnë brenda vitit deri në milionë vizitorë nga trojet tona etnike si dhe delegacione nga diaspora shqiptare dhe vendet e botës.

Mirëpo, nuk e kemi të qartë pse nxënësit dhe studentët nga Shqipëria (ende) nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial dhe Prekazin në Drenicë, kur e kur, këtu nisi kthesa e madhe historike për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Për këtë rast si paradoks i kohës, kur të rinjtë dhe të reja shqiptare nga Shqipëria nuk erdhën asnjëherë në Drenicë para orës së madhe të historisë kombëtare, është më shumë se brengë dhe papërgjegjësi e kolektivit dhe rektoratit të (shkollave dhe univeristetit) në Tiranë dhe gjithandej nëpër qyetetet dhe fshatrat në Shqipëri!

Do të ishte mirë që dy ministritë e arsimit Kosovë-Shqipëri, në një të ardhme të afërt të bisedojnë për programet e përbashkëta për rëndësinë e vizitave të organizuara nga shkollat dhe universiteti në Shqipëri për të prekur nga afër Kosovës dhe anasjelltas Kosova për të prekut tokën etnike të Shqipërisë!

Çikago, më 26 qershor 2019


Pikëçuditja(!)

Neriton Ceka flet me ironi për “kosovarët”…!!!

Në TV Klan (Emsioni “Opinion”) me Blendi Fevziun ku në studio ishte prof. dr. Neriton Ceka, ndër të tjera duke debatuar për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në një ndërhyrje ndaj Baton Haxhiut, profesori pa e matur mirë fjalën e tha shkoqur:

Ju kosovarët e keni dashur më shumë se ne Enver Hoxhën“!

Çfarë ju dashtë të thoshte me këtë “fjalor” tjetërfare dhe me ironi fund e krye, profesor Ceka, kur e kur kosovarët e kanë dashtë dhe duan me shpirt Shqipërinë etnike…!

Më mirë me dashtë Enver Hoxhën se sa udhëheqjen e Serbisë fashiste, që nga koha e pushtimit dhe ripushtimit të Kosovës (1912-1999) populli shqiptar dhe Kosova asnjëherë nuk e patën konsideruar për shtetin e vet as ish Jugosllavinë e as Serbinë!

Profesor Ceka, në debate me të tjerët, ruaje drejtpeshimin, mbase mosha e ka bërë të vetën dhe, mos të harrojmë se po në kohën e Enver Hoxhës keni bërë shkollë dhe trajta të dijes shkencore për të arritur në shkallën e një arqitekti i njohur në Shqipëri!

Pikëçuditja(!) profesor Neritan Ceka për ty…!

Kaq nga Amerika!

Çikago, më 26 qershor 2019

1 KOMENT

  1. Skender Abu Jashar,

    E ti çka ke vizituar atje ne SHBA? Ty te ka ra hise me i kallxue dikujna qe ketn ne vendlindjen e vet, dhe nuk ka ike mga vendlindja sikur ti frikacaku skender abu jashar. Ti rrin ne USA, e shet podhicitete lidhur me vizita neper memoriale!!! Ti ke ike, e keta qe ti i kritikon, keta qendrojne dhe e ruajne, zhvillojne dhe adhurojne vendlindjen… qofte ne SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI, MAL TE ZI, LUGINE PRESHEVE …

    Mos na shurdho me hipokrizmat e juve frikacakeve diasporikë…
    Hajt.

Komentet janë mbyllur.