AV. XHABIR ZEJNUNI
Fabul.
N’urgjenc t’madhe u mblodh ujknija,
situatën e re me diskutue,
rrug’ të tjera me kërkue,
shpejt me delet me u “pajtue”.
I pari fjalën e muer kryeujku,
vllazën duhet me e pohue,
masakër t’madhe nër dele,
papushim na kena shkaktue.
Zanatin e vjetër t’parve ton’,
kollaj s’kena si me e ndryshue,
metoda t’reja duhet me praktikue,
edhe njiher’ delet me na besue.
Shum’ prej jush kam me i rinovue,
me lkur’ t’bardh’ delesh tuj ju mblue,
të tjerve lkurën kam me jua ngjyrue,
përzimllek sa ma shum’ ne me shkaktue.
Menjiher’ sa kryu kuvendi,
ujqve shpejt lkura ju ndrrue,
dhe tek delesh ata shkuen,
marrveshje t’re për me firmue.
Hallallek o mori dele,
të tan’ na dona me ju kërkue,
njashtu ishin ato kohna t’errta,
prej padijes ju kena masakrue.
Kena ken’ t’detyruem,
me mishin tuj veç me jetue,
por, edhe ju pa faj nuk jeni,
qi kasaphanën e keni pranue!
Njashtu si lkurën e kena ndrrue,
ashtu edhe zanatin e vjetër,
do mundohna me e harrue,
veç n’harmoni me ju me jetue.
Ju premtojm’ se shum’ prej jush,
me bilet prej nesh t’pagume,
n’kullota t’reja kena me ju çue,
bar shum’ t’njom ju me shijue.
Me t’u than’ e me t’u ba,
shum’ prej deleve u syrgjynuen,
me shum’ mall t’shkretat dele,
kullotën e vjetër tuj e kujtue.
Por, n’kullotën e vjetër,
shumica e deleve kishin teprue,
me frik’ t’madhe barin e itht’,
pa asnji shije ato tuj e kalue.
Fort u gzue e gjith ujknija,
qi “paqen” me delet e kishte vendue,
“harmonin” qi kishin krijue,
sa ma shum’ me e forcue.
Kalun dit’, jav’, muj’ e vite,
numri i deleve tuj mos u shtue,
kullotat me bar tuj ju mungue,
jet’ e tyre fort tuj u rrezikue.
Të tan’ ujqit u përbetuen,
se qysh lkurën e kishin ndrrue,
besën e ujkut e kishin respektue,
asnji dele nuk kishin masakrue.
Erdh’ nji dit’ kur tan’ ujknija,
pozitat nër dele i kish forcue,
prej besës qi ju kishte marr’,
n’drejtim të tyne tuj u vue.
Edhe kohnat shpejt kaluen,
dhe premtimet shpejt u harruen,
n’unanimitet u mor vendimi,
lkurën e deleve prap’ me e ndrrue.
Kur u ndeshën delet me ujqit,
fort të tmerrueme e kuptuen,
se sa keq kishin veprue,
prap’ ato ujqve tuj ju besue.
N’lkur të tyne prap’ e provuen,
se ça don me than’,
ujqve t’veshun me lkurën e tyne,
të tan’ vathën me jua besue.
Por, tash ishte ba von’ shum’,
gjanat prap’ me i ndryshue,
prap’ blegrimave ato jua nisën,
por, askush veshin tuj mos jua vue!
Beeeeeee (….)!