Brahim Ibish AVDYLI:
(Në vend të resymesë, pjesa e fundit e librit tim, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, Prishtinë 2019, e përkthyer në anglisht)
Në këtë vepër të madhe i kam mbledhur një sërë shkrimesh, që fillojnë nga përkufizimet shkencore, nga disa analiza dokumentuese, nga artikuj të përgjithshëm, e të tjera, edhe fotografi dëshmuese prej kohëve të hershme e deri në ditët fundit, sepse në radhë të parë politikanët tanë dolën hapur kush janë dhe çka duhet të bëjnë. Atyre, nuk u pret sëpata në një vend dhe e gënjejnë popullin e tyre të urtë; e harrojnë fjalën e shenjtë të gjyshërve të tyre, se “një copë dhé është plis me ari”. Kur thua “plis me ari”, ai ka vlerë të madhe, nuk falet e nuk shitet dheu i vendlindjes. Nuk e kanë tokë të babës së tyre tokën e Kosovës për ta shitur si duan ata, por tokë të atdheut, të trashëguar brez pas brezi, për ta marrë në udhëheqje.
Një copë tokë, me dhé, t’ia falësh armikut tënd, kur ai e kthen kohën prapë në fillim, 20 vite më përpara, para se të bëhet luftë e madhe çlirimtare, me aq viktima, me aq mund, me aq humbje, me aq vështirësi, nga dhuna e shfrenuar e serbo-mëdhenjve, për të mos e lëshuar nga duart e veta, ashtu, me kthetra të rritur të demonëve. Tani, Republika e Kosovës sikur u realizua, me lirinë, pavarësinë, demokracinë. Por ajo po sillet rreth e rrotull nëpër gënjeshtarët tanë e gënjeshtarët serbo-greko-rusë, të cilët as 20 vite pas luftës çlirimtare, nuk duan që ta njohin Republikën e Kosovës. Përkundër luftës së bërë, ata duan t`ia zhvatin 1/3 e territorit të saj, duke na zhgënjyer thellë e duke e blerë edhe me të holla, gjatë korrupsionit të paskajshëm politik.
Korrupsioni politik i atyre që e flasin gjuhën e parë, gjuhën mëmë të botës, gjuhën shqipe, është korrupsion që lidhet në hallkat e këtyre shitblerjeve të tokës sonë, të së ashtuquajturës “Kosovë”, e cila është tokë e shenjtë dhe e begatshme e Dardanisë, dhe ka mbetur e ndarë në copa të vogla, që quhen parcela, në të cilën janë të futur armiqtë kombëtarë nëpër thellësitë e kësaj toke, për ta përçarë e për ta ndarë më tutje, derisa të zhduket përfundimisht, e pasuritë më vitale t`i zhvatin prej saj.
Fjalët tona i marrin politikanët tanë nga dhjetra shkrimet tona, të publikuara nga dhjetra gazeta apo organe elektronike, madje i thonë këto për qëllimet e tyre gënjyese, pa emrin tonë, duke bërë çmos për të na mbuluar me harresë. Të gjitha mjetet informative i kanë futur në dorë të veten, TV-të, radiot, dhe në njëfarë forme edhe masën e gjërë të popullit, pa e ditur se çka bën politika jonë e prishtë. Që në fillim, e kam thënë: kush luan me fatin e popullit, ai është tradhtar! Të tillët, janë shumë!
Por, në radhë të parë ua shpjegoj në dhjetra forma: kush është armiku i brendshëm dhe armiqtë e jashtëm, që ta dijë mirë masa jonë se cilit i shkon prapa. Serbia na ka borxhe të palara shekuj me radhë, vise të tëra jashtë Kosovës, brenda territorit të saj. Serbët nuk janë as “komb”, por konglomerat i pakicave kombëtare dhe i shtresës sociale të shërbyesve. Ne jemi arbanët, arbërit, albanët, arnautët, arvanitasit dhe shqiptarët, pra ilirët e vjetër, të cilët në disa mënyra na quajnë kështu apo e thërrasim veten e nuk e vrajmë mendjen se cilët jemi. E flasim gjuhën shqipe, gjatë mileniumeve, jo vetëm prej Kongresit të Manastirit më 1905, që ishte një provë serioze e shpëtimit të kombit shqiptar nga shpopullimi, por nuk është i pari dhe as i vetmi. Gjuha shqipe është dëshmi e mijëvjeçarëve, është gjuha e albanëve dhe skipëtarëve, është në emrat e vjetër pellazgo-ilire nëpër botë, është simbolika e parë e vet shkronjave, të cilat e tërë bota i flet, por nuk e dimë se cilit popull i përkasin. Pjesa dërrmuese e tyre janë marrë prej shqipes së vjetër.
Ndërsa Dardania është shumë e vjetër. Ne nuk e dimë kur shkruajmë për këtë temë. Nisemi nga literatura greko-romake dhe i përziejmë njohuritë tona. I besojmë vetëm literaturës dhe kështu biem pré pa vetëdije. Në fakt, Dardania e parë është Dardania jonë; Dardania e dytë është në Azinë e Vogël; Dardania e tretë është prapë në vendin e saj të parë dhe kjo është Mbretëria e Dardanisë, e dokumentuar prej shkrimeve të gjetuara greko-romake. Të biesh pré e literaturës greko-romake, do të thotë të mos e dijsh të vërtetën e hidhur të krijimit të botës. Serbët, armiku ynë kombëtar, vrapon të gënjejë botën me gënjeshtrat e veta. Humbësi lidhet me gjërat e tilla, të cilat nuk janë aspak gjëra të posaçme për të mbuluar serbët ndjenjën e humbësit dhe i kthehet botës me të pavërtetat e tyre, varg e vijë. Askush nga bota nuk e gjenë të vërtetën, sepse pështjellohet nën gënjeshtra.
Dardania ka qenë një nga viset më të mëdha e më të rëndësishme të ilirëve. Dardania lart dhe Epiri poshtë (Epiri i Jugut, e cila quhet sot Çamëria dhe është nën të ashtuquajturën Greqi) e mbajnë si dy krahët e shqiponjës shqipen, Shqipërinë. Armiqtë tanë të paskrupullt, në Serbi, Greqi dhe Rusi, bëjnë çmos për të pamundësuar dy krahët e kësaj shqiponje të ngritet e lirë dhe e gjallë në fluturim, për të mos e ngritur as Shqipërinë aty ku e ka ajo vendin e vet, në arenën e madhe të kombeve.
Ndonëse serbët kurdoherë kanë qenë një konglomerat i pakicave të iliro-vllehëve, kalorësit alenë apo disa të pakët nga fisi Kashkai, i Iranit të sotëm, të ardhur këtu nga faza e fundit e Perandorisë Bizantine, që udhëhiqeshin nga fiset iliro-pellazge, me flamurin tonë- shqiponjën dykrerëshe, kuq e zi dhe fenë ortodokse. Pra, feja është një nga tri çështjet sekondare, e cila bëhet kryesorja, edhe në paraqitjen e tyre si “kombe”, që nuk është e vërtetë, sepse pa një gjuhë të përbashkët, pa një atdhé të lirë, për një kohë të gjatë, nuk ka si t`i drejtohet njeriu njërës fé me besim. Koha kur u “krijuan” serbët është një kohë mjaft e shkurtër në krahasim me disa shetete që u krijuan me tokat shqiptare. Gënjeshtrat e tyre nuk janë për shkencat e për shkencën e historisë, por janë për pseudoshkencat. Historia serbe është e mbushur me gënjeshtra të tilla. Gënjeshtrat vazhduan më tutje dhe përpiqen të vazhdojnë edhe sa e sa vite, nëpër mileniume.
Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtra. Sa i përket Kosovës, lexojeni tërësisht librin “Sondazhet për Kosovën dhe kufirin e saj”. Këtu, do t`i gjeni të gjitha! Me gënjeshtra fillon e padrejta, e keqja.
Kështu u krijua edhe qeveria jonë, prej gënjeshtrave serbo-franceze, prej ruso-grekëve, prej Rambujesë, e deri më sot. Krijimi i “qeverisë së luftës” tani i shpjegon të gjitha lojërat. Unë e dekonspiroj një pseudonim, përveç disa të tjerëve dhe e shpjegoj këtë gjë, sikuse të tjerat, njërën pas tjetrës. Në këto shkrime shpjegohen të gjitha, madje detajlisht. Një gjë po e them, për herë të parë. Kjo është “harrimi” i të tjerëve i vijës integrale për zgjidhjen e çështjes shqiptare, të cilën e kam pasur, por askush nuk e ka përmendur. Madje, e kam potencuar disa herë dhe më ka shkuar kot. Kam kërkuar mobilizimin e përgjthshëm mbarëkombëtar, për një rezistencë të veçantë e për çlirimin e viseve të okupuara nga armiqtë tanë të mëdhenj: serbët, sllavët e grekët, pa i lënë si të harruar turqit e rusët. Vetë Shqipëria nuk deshi, por as Kosova e okupuar. E kam potencuar edhe në Kuvendin e Intelektualëve Shqiptarë të Stambollit, më 24-28 nëntor 1995, që të thërrisnim për një mobilizim mbarëshqiptarë, si pala e tretë, jashtë shtetit, por edhe ajo vazhdoi me fjalë të politikës dhe e përkrahu linjën e dytë, vijën parciale, e cila rrjedhte prej fjalës parcelë, ndarjes copa-copa, sipas ndarjeve administrative, në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovë dhe në Serbi. Pala e dytë ka qenë e ndërtuar në vijën parciale, në tokat shqiptare, apo gjysmëshqiptare.
Ndërsa, sondazhet e mia bëjnë një provë të madhe prej prillit të vitit 2002, në të cilat e shohim realisht kah do të devijonte politika jonë, në rrethanat e reja të të ashtuquajturës “zgjedhje parciale” të Kosovës, sikur të Shqipërisë. Edhe më parë e dija këtë çështje, që nga vitet 1990 e këtej. U përpoqa më kot që ta ndërroj, por nuk kisha prova të vërteta. Masa krejtësisht më ishte larguar. Asnjë njeri nuk më mbeti plotësisht pranë meje, etj., sepse i ndante dhe m`i largonte nga unë krejtësisht politika e përçarjes së madhe të shpopullimit, të zvogëlimit, të copëtimit, të zhdukjes së forcës nga duart tona, të mjeteve, e madje edhe të zërit, e cila mbeti vetiake, e vetmuar, një zë që kot bërtiste. Kjo ishte metoda ”serbe” e “qeverisjes”, e cila “u mboll” me dhunë disa vite; metoda komuniste apo socialiste, edhe në Shqipëri; metoda hegjemoniste në Greqi, Serbi e Rusi. Të shkatërrojnë plotësisht origjinën e botës, të shkatërrojnë ata që kanë mbetur sot e kësaj dite gjallë, njerëzit më fisnikë – shqiptarët, dhe në vend të njerëzve të vërtetë i hodhin kopilat e vet: serbofilët; rusofilët, grekofilët, turkofilët, etj., që të na prijnë, që të na dërgojnë në shkatërrim.
Njëjsimi i një kombi, bashkimi i tij në një njësi, nuk vjen në shprehje. Filozofia integraliste nuk bënte pjesë në shkapërdedhjen e mëtutjeshme. Shkapërderdhja i nënkuptonte “zgjedhjet parcialiste”, që nuk ishin zgjedhje, por veçantimi, copëtimi e zvogëlimi, siç mund të bëhet një burrë me një femër, e do ta ndajë parcelën që i takonte. Bashkimi e bën fuqinë, jo ndasia. Bashkë me gruan, me familjen, me vëllazërinë, me farefisin, me fisin, me fiset e tjera të të njëtit komb, e bëjmë fuqinë. Kush e bën fuqinë, flet ngadalë e me pedanteri dhe respektohet nga të tjerët. Autokracia është dhunë, bëhet me dhunë, udhëheqet me dhunë, pjellë dhunë dhe bashkohet me dhunë, deri në tragjedi. Është pra metodë “ballkanase” dhe e Lindjes. E kundërta e saj është demokracia, pra e popullit, e përmbajtjes, e paqes, e vetëdijshme, e qetë, e zgjedhjes së një problemi me mirëkuptim.
Serbët janë ballkanas, me dhunë, me zjarrmi, nëpër flakë e më tej mbi popullatën e popujt e tjerë të urtë, me dredhi, me gënjeshtra, me politikë dhune, të Lindjes, si të ngjallur prej Luciferrit, prej demonëve! Serbët kurrë nuk kanë qenë sllavë, por kështu i ngjallte Rusia dhe atyre u konvenonte. Çka janë të ashtuquajturit “serbë”, janë të prejardhjes së një pakice të fisit turk Ogar dhe kanë ashpërsinë e bishave, të cilët janë përzier midis fiseve ilire dhe e kanë fenë tjetër, fenë ortodokse, pra skizmatikë, të cilët edhe gegët, pjesa e parë dhe më e hershme e kombit pellazgo-iliro-shqiptar, i kanë quajtur “shkja”, dhe përpiqen të marrin me dhunë nga të tjerët sa me shumë e më shumë që të jetë e mundur. Kështu e kanë veti të tyre që të grabisin: të marrin tokën, mallin, pasuritë mbitokësore e nëntokësore, si ndërmarrjen “Trepça”; të hollat e arin e pastërt; të dhunojnë; të çnjerezojnë; ta humbin vetëdijen; të të çmendin; të të vrasin pa faj e pa nder; të shpopullojnë, etj.
Patrikana serbe dhe Patrikana greke janë e njëta gjë, nga poshtë e nga lartë; që ta gllabërojnë kombin iliro-shqiptar; ta hajnë nga pak e nga lartë, që ta pasivizojnë e ta zhdukin Dardaninë dhe ta pasivizojnë e ta zhdukin Çamërinë; brenda Shqipërisë, nga pjella e tyre, që ta nxjerrin me trika se gjuha jonë është gjoja “pjellë” e gjuhëve turko-greko-latino-serbe, të cilat janë gjuhë shumë të vona; e kështu e shkatërrojnë shqiptarinë.
I ashtuquajturi bashkimi “Ballkanoperëndimor”, nën nxitjet e Serbisë për ringjalljen e aspiratave të vjetra të disa shteteve rreth nesh, nuk duhet të vjen në shprehje. Çështja e madhe dhe urgjente e shqiptarëve mbetet në zgjedhjen e drejtë, siç i takon kombit tonë. Ajo është mbetur si një nënë, e cila ka bërë çmos që të rriten të gjithë fëmijët, si të pavarur dhe të denjë, por fëmijët i kthehen nënës me grushte, me mosmirënjohje, me injorim, etj.
Tani, vie në shprehje globalizmi, si ideologji. Evropa duhet të ketë kohë për zgjidhjet e popujve të vegjël, se ne jemi pasojë e luftave të shumta e mijëvjeçare, të cilat, asnjëherë nuk i kemi dashur, por kemi qenë ndër to dhe kemi bërë përpjekje për ta shpëtuar edhe Evropën. Evropa duhet të ndalet në zgjedhjet integrale, jo në zgjedhjet parciale.
Pa ne nuk ka Evropë! Evropa nuk duhet të mirëfillë qeveritë lajkatare, por të dëgjojë si do populli i Kosovës, si do kombi shqiptar, jo çka thonë qeveritë tona, të korruptuara, me pozitë dhe opozitë, që përlahen për pushtet e për ndarjen e të hollave të korrupsioneve. Vija e tretë duhet të vije në shprehje, jo pozita dhe opozita. Kombi ynë është pjesë e denjë e qytetërimeve të kësaj Evrope, deri në Angli. Jemi pjesëtarë të kombit iliro-pellazg. Gjithmonë e kudo e duam punën, e jo lajkat e maskarenjve! Si gjithnjë, i kemi mbaruar shtëpitë, pallatet, stadiumet, rrugët, urat; i kemi shtruar trotuaret, madje me kalldrëm, jo turqit. Ky komb i vjetër, që është i urtë, i ruan baballarët tuaj: etruskët, avrenjatët, allemanet, gotët, albanët tuaj, baskët, etj.; me gjuhën shqipe mund t`i deshifrojë të gjithë emrat tuaj; emërtimet tuaja, të vendeve dhe të gjërave të tjera; të deshifrojë gjenezën tuaj e të veten.
Siç thotë shkencëtari i madh, Maximilian Lambertz, historia e vërtetë e njerëzimit nuk do të mund të shkruhet pa pjesëmarrjen me shkrim të shqiptarëve. Populli dhe kombi shqiptar, që banon i ndarë në disa shtete, nuk e njeh dhunën, padrejtësitë, lajkat, gënjeshtrat, tradhtitë, etj., por punën, të drejtën, lirinë, pavarësinë, demokracinë e durimin. Nderi, besa, burrëria, karakteri, dinjiteti, ndonëse i varfër dhe i rrjepur nga mija vitet barbare, është kombi shqiptar iliro-pellazg.
Andaj, konkludoj që duhet të rritet fokusi i politikës dhe fjalës evropiane kundrejt çështjes shqiptare, kundrejt çështjes gjeopolitike të territoreve tona; duhet të qartësohet e të ndihet më tutje zëri ynë në mbrojtje të territoreve tona, të çështjes së pazgjidhur të çështjes sonë; të paraqitet po ashtu një konstruktivitet më i lartë i ngritjes sonë; të bëhet një gjenerim i alternativave plotësisht të qëndrueshme të çështjes shqiptare; të tejkalohen pretendimet oportuniste të politikës ditore, të brendshme e të jashtme, evropiane dhe shqiptare, etj., që të kemi një zgjidhje e cila do të kishte ndikim pozitiv dhe do të ishte përmirësim i qasjes sonë e të Evropës, në drejtim të udhëheqjes sonë të përbashkët, që do thoshte unifikimin e qasjeve tona politike.
Ne, presim me padurim fjalën tuaj!…
Intervalet dhe integralet euripidike te manifestit ekliptikopishpirik si dhe andromeda tutkunoahmakoide dhe eksponenca lineare e ekuivalences protosferike mundesojne diversitetin dhe ambivalencen divergjente dhe ahmakogjente ne solucionin qe ju e parashtruat ne kete manifest hallabatnik te sferes se ibretizmit solucionist.
Urime suksese.
Komentet janë mbyllur.