Mosbindja, asht temeli i vertete i lirise, ndersa te bindunit verbnisht asht skallvni

1
854
Ekzekutimi letrar i Fishtës

Klajd Kapinova

I nderuami zotni Franc Shegeza!

“Ju lumte Zotni Guraziu, une jam meshtar por cashtjet e mirefillta fetare nuk zhdervillohen ne kete faqe; vetem dashnija per GEGNISHTEN pa te cilen na jemi pa identitet” – Franc Shegeza, meshtar

Ju pershendet zoti Franc dhe ju uroj çdo te mire ne jete dhe suksese ne misionin tuaj fisnik.
Ju kerkoj ndjese per etike, pse nuk e kam perdor parashtesen Dom (Dominus, Zotni) sepse nuk e keni vendos as ju ne Facebook.
Ju shkruani, se: “…vetem dashnija per GEGNISHTEN pa te cilen na jemi pa identitet.”.
Une mendoj, se nuk asht ashtu. Qysh nga koha e pushtimit otoman deri me 28 nentor 1912, kur fituam Pavarsine formale (sepse administrata vazhdonte te ishte otomane), gjuha shqipe ishte e vetmja gjuhe qe nuk lejohej me ligj te mesohej ne shkolla, e megjithate identiteti yne ishte shqiptar (arnaut).
Kjo ka sjell per pasoj edhe disnivelin e thelle kulturor qe na dallon me shtetet fqinje, se me Europen dhe shtetet e tjera si SHBA Kanada etj., ne jemi ne distance shume vjet drite kozmike, per sa i perket zhvillimit, kultures, e shume fushave te tjera, sepse Shqiperia ban pjese ne vendet e botes se trete.
Kjo ka ba qe shume intelektual, qe thuhet se jane te Rilindjes Kombetare Shqiptare librat e tyne i kane botue ne gjuhe te ndryshme te botes dhe nga deshmite hisorike kemi shume pak autor, qe botimet e tyne i kane ba ne gjuhen amtare, sigurisht jashte shtetit ame, sipas krahines dhe nenkrahines apo dialektit dhe nendialektit te tyne …
Por shqiptaret gjithsesi, mbeten shqiptare edhe pse nuk e studionin dhe mesonin zyrtarisht ne bankat e shkolles gjuhen shqipe dhe dialektet e saj.
Pra identiteti shqiptar ekzistonte, ndonese shqiptaret ishin pjese dhe nenshtetas te Perandorise Kalifatiste Islame Otomane…
Pra, fjalia e juaj nuk qendron dhe do te thosha se asht mungese kulture dhe njohje historise se Shqipenise dhe trojeve te tjera.., me gjithe respektin qe kam per petkun e çdo meshtari.
Zotni, une ne asnji rast nuk kam trajtue ne shkrimet apo postime e mia çashtje te mirefillta fetare, sepse nuk jam teolog apo meshtar.
Edhe ketu gabove z. Franc!
Kur thoni per temat fetare, duhet te citoni se cilat jane ato. Nese e keni fjalen per kohen e pashait turk, duhet thane se feja dhe pushtuesi erdhen bashke ne trojet e pergjakuna te Arbnise dhe gegnise dhe une nuk i kam trajtue si teolog apo meshtare sikurse jeni ju.
Une ne Grupin… nuk kam postue temat historike teologjike si fjala vjen, Feja islame u perhap me dhune neper bote nga idhulli i tyne… dhe trojet shqiptare, gjate kohes se pushtimit barbar kalifatist otoman, sikurse as nuk kam thane se Krishtenimi u perhap ne fillim te shekulli te pare mbas Krishtit, me paqe, pervujtni dhe dashni ne trojet tona ne ilire, para pushtimit te Ilirise nga Perandoria Romake.
Ne temat e mia nuk thuhet asnji fjale per Muhametin as per Krishtin!
Edhe ketu gabove z. Franc!
Kam trajtue çashtje kombetare, qe lidhen drejtperdrejte me autoret dhe personalitetet gege.
E keqja asht se njerezit reagojne ketu ne Grup… emocionalisht dhe primitivisht, sipas perkatsise fetare te tyne, kur dikush trajton nji figure te caktueme historike geg.
Kur postova shkrimin tim, te botuem tek website www.shkoder.net dhe ribotue ne fillim tek gazeta Bota Sot, Kosova Sot etj., mbi Pashain e turqizuem, ata qe me kritikuen te gjithe i perkisnin besimit islam dhe ndonji i “krishtere”, me profil te rreme ne Facebook.
Nese me lejoni (ose nuk me lejoni) do t’u baj disa pyetje, qe perputhen me vijimesine e historise reale fatkeqe gege sot:
# Meqenese ju jeni Pro Gegnishtes formalisht pse ju kleriket e çoni meshen gegnisht ndersa Ungjilli ose Shkrimi Shenjt asht ne toskenisht, pra ne gjuhen letrare te kohes se komunizmit!?
# Pse ju meshtaret i keni te perkthyeme te gjithe librat liturgjike dhe deri edhe Biblen ne gjuhen e unjisueme letrare tosk!?
# Pse Shujta Shpirtnore, asht ne gjuhen e unnjisueme!?
# Pse mons. Simon Filipaj prej Ulqinit, Biblen e perkthei ne gjuhen letrare kur dihet se ai ma pare ne doreshkrim e kishte perkthye ne gegnisht!?
# Kush e pengoi mons. Filipaj qe te mos e botoj Biblen ne gjuhen geg, mbasi besimtaret e tij dhe mesha tradicionalisht nder shekuj thuhet gegnisht!?
# Pse broshura e vogel e uratave asht ne gjuhen e uninjesueme letrare te kohes se Dulles dhe jo gegnisht!?
# Pse shume meshtare te rinj sot te gjithe librat qe po botojne me tematike te ndryshme i publikojne ne gjuhen letrare toske dhe jo gegnisht!?
# Franc cili asht kontributi juaj personal si meshtar geg per te ndihmue femijet dhe te rijt e famullise tuaj per ruajtjen dhe trashigimine e gegnishten dhe na thuaj diçka te veçante qe keni ba ju?
# Pse revista familjare popullore Kumbona e se dielles, qe del ne Shkoder botohet ne gjuhen letrare te unjisueme dhe jo gegnisht, ashtu sikurse ka qene tradite qysh ne kohen e dom Mikel Koliqit (Kardinali) qe asht themeluesi i saj?
# Pse shume klerike te rij e çojne meshen ne qytet ne gjuhen e njesueme dhe jo ne gjuhen e Nanes, sikurse thote admini i faqes?
# A i keni pyet ndonjihere besimtaret ne famiulline tuej dhe ne qytetin e Shkodres se si njdjehen kur ju e thoni meshen tosnisht dhe kur lexojne librat, revista dhe gazetat qe ju i botoni ne tosknisht?
# A keni mendue se çfare kishte me ju thane brezit tuaj Fishta, Koliqi, Pipa dhe plejada e madhe e klerikeve dhe intelektualve shkodran pse ju jeni largue tradites gege duke pranue me ndergjegje mohimin e veprave te tyne?
# Pse shkresat dhe veprimet e tjera zyrtare fetare ne famullite katolike bahen ne gjuhen letrare dhe jo geg!?
# Pse gazetat dhe revistat qe filluen te botohen (Shtypi Katolik) mbas vitit 1990 me perjashtim te dom Ndoc Nogaj tana te tjerat dolen ne gjuhen toske dhe jo gegnisht kur dihet me fakte persekutimi i klerit katolik dhe gjuhes geg?
# Pse libri per martirizimin e klerit katolik qe iu dhurue Papa Franceskut asht shkrue e botue ne gjuhen e unjisueme dhe jo gegnisht kur 38 martiret jane geg?
# Pse kleri i ri katolik ne Shqipni nuk e ruan traditen gege te paraardhsve pra, vijimsine e shkollave dhe Kuvendeve te famshme Franceskane dhe Jezuite, kur gegnishtja ishte gjuha e te folunit dhe botimeve askohe?

Pse, pse dhe vetem pse ka shum, por per momentin mu kujtuen disa.

Faleminers per mirekuptimin!

1 KOMENT

  1. Nji shkrim analitik me kulturë e dije ky i prof. KLAJD KAPINOVA. Nuk e njoh personalisht, po kam lexue qi ne keye te herës te ” Fjala e Lirë ” e shkrime te tjera me kulturë e gjithdije kur drejtonte Dom Ndoc Nogaj, Dom ( kardinal) Mikel Koliqi etj. Shkrimet e prof. Klajdit i lexojsha me nji frymë, se kishin n’to dije, kulturë e pwr mâ teper shkruheshin gegnisht.

    Thash se gegnishtja tash nuk ka me u neperkambun, se filloi edhe te “Hylli i Drites” me shkrime te k’tij autori, At Zef Pllumbi, etj. po pash se u braktis gegnishtje ne shkrime te ndryshme e botime ne gjuhen standarte nga pedagog te Univers”itetit (gjuhtarë), botime gazeta “Shkodra”, “Shqiperia etnike”, etj. e mbeti e gjalle vetem te botimet françeskane. Tash, asht krijue nji faqe n’internet, me nismen e prof. F. Guraziu, “Pro gegnishtes“, por mesa shof unë shkrimet janë të dobëta qi nuk t’mbesin kujtesë, se autoret nisen nga ideja me shkrue gegnisht, po jo me krijue si n’poezi ashtu edhe n’prozë, po shpesh me gabime e pakujdes qi aty – k’tu prof. P. Rrotani i qorton me dashamisi, po shpesh t’gabuemit preken prej sedres së smund tuj mos i mirprit qortimet. Per mue e kan gabim, se tuj gabue, m’sojmë. Masandej n’at portal shkruejn gjithfarë marrinash, si “natën e mirë”, kaloshi nji gjum’ t’âmnel” fotografi t’bracueme n’internet, etj.

    Prof. Klajdi ka cek me shkrimet e tij thelbin qi duhet me udhheq k’te portal “Pro gegnishtes” tuj fillue me komisionin firmtar t’atij Kongresi dashakeq qi neperkambi gegnishten me “gjuhtarë” gegë qe disa prej tyne nuk kishin shkrue nji artikull ne shtypin e kohes, madje as n’standart, nji pjes nxirrshin shkrime e studime t’bracueme te biblioteka Françeskane e Jezuite tuj i sakatue doreshkrimet gegnisht e sjell n’standart, tuj vú emnin e vet si “studiues” e jo t’autorit t’studimit e me ‘to kanë perfitue tituj shkencor, bash njashtu si thot prof. Klajdi si shperblim nga Dulla e kostallarë per firmosjen e vendimit me shkatrrue gegnishten n’at’ Kongres te Shdrejtshkrimit.

    Iu lutem prof. Klajdi qi t’shkrueni per plagjiaturat e bâme nga pseudogjuhtaret qi vollen dorshkrimet, se ju i dini, se ti i dí fortmirë.

    Falemnders per mirëkuptimin.

Komentet janë mbyllur.