0.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Arian Galdini: “Nuk e dëgjoj dot Monikën, Ilirin, Bashën dhe Berishën”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Arian Galdini nxjerr skandalet e rënda dhe tregon se çfarë do të ndodhë në 30 qershor

Sot.com.al: 26/06/2019

Kryetari i LDE Arian Galdini ka komentuar situatën politike në vend. Sipas tij kur SHBA dhe BE thonë se në 30 qershor duhet të shkosh të votoj, ai do ti dëgjojë.

Galdini kujton edhe përplasjet e forta mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Reagimi

Kush po më fton mua të mos shkoj në zgjedhje në 30 qershor?

1. Sali Berisha.
Për Sali Berishën unë kurrë nuk kam thënë asgjë të keqe e asgjë të mirë.

Por ama, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Arta Dade, Koço Kokëdhima, Petrit Vasili, Luan Rama, Fatos Lubonja, Andi Vito Kapo (Bushati) e gjithë komunistët e socialistët e vjetër e të rinj, kanë thënë çdo të zezë mbi këtë dynja.

Edhe Sali Berisha, nuk ua ka përtuar në këto 30 vite këtyre, e ua ka thënë të gjitha.

Tani si ta besoj e dëgjoj më unë Sali Berishën si mbrojtës të votës e kushtetutshmërisë, kur sot revolucionin antikomunist dhe antiEdRamist po e bën më të gjithë komunistët, socialistët, ramizistët e nexhmijeistët e këtij vendi.

2. Lulzim Basha.

Për Lulzim Bashën unë kurrë nuk kam thënë asgjë të keqe e asgjë të mirë.

Por ama, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Arta Dade, Koço Kokëdhima, Petrit Vasili, Luan Rama, Fatos Lubonja, Andi Vito Kapo (Bushati) e gjithë komunistët e socialistët e vjetër e të rinj, kanë thënë çdo të zezë mbi këtë dynja.

Edhe Lulzim Basha, nuk ua ka përtuar në këto 14 – 15 vite që ka hyrë në politikë, këtyre, e ua ka thënë të gjitha.

Tani si ta besoj e dëgjoj më unë Lulzim Bashën si mbrojtës të votës e kushtetutshmërisë, kur sot revolucionin antikomunist dhe antiEdRamist po e bën më të gjithë komunistët, socialistët, ramizistët e nexhmijeistët e këtij vendi.

3. Ilir Meta.

Prej Ilir Metës unë jam larguar nga PD si anëtar i PD, në 2009, sepse refuzova Koalicionin e asaj kohe PD – LSI.

Nuk ka shqiptar që nuk i mban mend akuzat monstruoze që i ka bërë Sali Berisha dhe e gjithë PD Ilir Metës. Nuk ka monstruozitet që Ilir Meta nuk e ka thenë për PD, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Gjërat më të shëmtuara në botë dhe akuzat më tê rënda në botë ia kanë bërë Sali Berisha, Ilir Metës dhe Ilir Meta Sali Berishës, Lulzim Basha, Ilir Metës dhe Ilir Meta, Lulzim Bashës, e kështu me radhë.

Dhe unë duhet të dëgjoj e besoj Ilir Metën, kur më thotë se nuk ka zgjedhje në 30 qershor?

4. Monika Kryemadhi.

Mjafton të kujtoni ndër vite çfarë ka thënë Sali Berisha e Lulzim Basha dhe e gjithë PD për Monikën dhe Monika për këta, për tu kthjelluar.

Dhe unë duhet të dëgjoj Monikën kur më bën thirrje të mos shkoj në zgjedhje në 30 qershor?

A e mbani mend çfarë na thoshte Lulzim Basha për LSI, në zgjedhjet e 2017?

Joooo. Nuk e dëgjoj dot Monikën.

5. Koço Kokëdhima.

Mooooos. Edhe Koço mungonte.
Sepse tani kompletohet fronti komunist që udhëheq revolucionin antikomunist dhe antioligarki…

Koçoja na bën të kuptojmë se vetëm shoqja Nexhmije mungon nga gjithë komunistët e bërë bashkë në revolucionin komunist kundër komunizmit të Edi Ramës.

Lista është më e gjatë por po ndalem tek këta të pestë sepse e di që Nexhmija kënaqet mjaftueshëm me revolucionarët e saj antikomunistë.

A nuk janë këta të pestë dhe gjithë rrogëtarët e tyre nëpër Parti e media dhe universitete, përfshirë edhe task forcën e këtyre intelektualëve me qera që përdoren në çdo krizë si klizma stomaku pas vjelljes, njerëzit që kanë thënë çdo marrëzi e poshtërsi për njëri-tjetrin?

E unë duhet të dëgjoj këta e mos të shkoj në 30 qershor në zgjedhje?

JOOOO.

As Edi Ramën nuk e dëgjoj. Sepse Edi Rama i bën zgjedhjet dhe shtetin me Ymer Lalën dhe Emiljano Shullazin, me Damianin dhe Gjushin.

Edi Rama është komunisti i rilindjes së Bllokut dhe të keqes, i ligu që çdo ditë që shtyn në pushtet e ka si ditë rreziku kombëtar.

Kështu që as Edi Ramën nuk e dëgjoj sepse kurrë nuk e kam dëgjuar.

Por kur SHBA dhe BE më thonë se në 30 qershor duhet të shkoj të votoj, unë do ti dëgjoj.

Po për SHBA dhe BE unë do të shkoj të votoj.

Në 30 qershor unë do të votoj.

Pikë.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit