NJË BETEJË E KOTË…

0
721
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

Në vitin 2013 fitoi PS dhe Rama, përkundër faktit se PD e Saliu ishin në pushtet.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “dilni masivisht në zgjedhje”…

Politiqari shkodran Shenasi Rama tha: “bojkotoni zgjedhjet”, si tani, “dilni me fletën e bardhë”, përkundër politikës zyrtare amerikane… në atë mënyrë vazhdonte pushteti i Saliut. Aty u pa, se sa e urren Shenasiu, Saliun…

Nëse një mendje synon të bojkotojë zgjedhjet, ose bojkotim të plotë të tyre, kjo mendje nuk është më demokratike, pasi duhet një diktat i madh, që t’i detyrosh njerëzit ta bojkotojnë plotësisht një proces zgjedhor. Prandaj në demokraci, një pretendim i tillë është realisht i pamundur dhe prandaj nuk është parashikuar dhe nuk është përdorur, sepse nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një formë diktati.

Diktatura tek ne u ka futur elemente diktatoriale në ndërgjegje njerëzve dhe ata duke u përpjekur të mendojnë demokratikisht, në fakt ofrojnë përdorimin e metodave me natyrë diktatoriale, që natyrisht nuk ofrojnë zgjidhje demokratike. Kuptohet se kur dikush ka në dorë kaq shumë, sa t’i bindë njerëzit ta bojkotojnë të gjithë procesin zgjedhor, plotfuqishmëria e mendimit të tij, synon kështu në pavetëdijen e tij, kapjen e plotë të pushtetit mbi ata njerëz, dmth. sundimin diktatorial të tyee… Prandaj Departamenti Amerikan i shtetit tregon se e njeh politikën më mitë se Koli dhe se profesori i shkencave politike… 😛

Dihet, masiviteti në zgjedhje, e jo bojkoti, e ndihmon opozitën të vijë në pushtet. Këtë e pamë edhe në Stamboll, ku me pjesëmarrje masive, ia thyen hundët Erdoganit… Por Koli kapë gjithmonë grepin e keq, e jo vetëm Koli…

Tani të ikësh nga Kuvendi, të pengosh institucionet e pavarura dhe integrimin Europian, të bojkotish zgjedhjet dhe të dalësh dhe t’i pengosh ato, është një politikë e marrë, është dështim! Është një përpjekje e kotë…

Shumë njerëz në Shkodër dëgjojnë Kolin, ata nuk e dinë se Koli e rrotullon pllakën, e dredh. Koli ta futë si Loli e zgërdhihet, kënaqet duke qeshë… Prandaj, për të qenë të sigurtë, nënkuptoni gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë Koli. Psh. nëse Koli thotë “Rama hajn”, “Rama në burg”, duhet të mendoni për mekanizmin e futjes në burg…

Rama po i merr të gjitha pushtetet në Shqipëri, opozita e marrë nga frika se Rama po kapë drejtësinë, u dorëzua, ia la të gjitha në dorë… E kur tjetri i ka pushtetet në dorë, kush e futë në burg? Koli, apo alienët?! 😛

Bëhuni racionalë, ruani veten, se dalja kundër procesit zgjedhor është përpjekje e kotë, e dëshpëruar, nuk e rrëzon Ramën – vetëm mund të penalizojë ndonjërin. Ramën e rrëzon masiviteti në zgjedhje dhe vota kundër tij, nëse populli mendon, se opozita është më e dobishme se ai.

Por me këtë opozitë të zgërlaqur si qen i lig, që kërcënon kur është në pushtet e opozitë: “ta tregoj unë ty!”, apo me Kolin që jep ultimatume: “ta po e sheh pra!”, nuk duken shanset e mira, për të rrëzuar Ramën… Me këta, Rama e bën pallë për 2-3 dekada…

Tani a drejtohet opozita nga budallenj, apo bëjnë vetë si të tillë, kjo ju mbetet ju për ta vlerësuar…