I nderuemi zotni Filip Guraziu!
Klajd kapinova
Shpresoj, besoj dhe uroj qe te gjej mirekuptimin per sa ma posht.
Jam bashku me Grupin Pro Gegnishtes, me qellimin fisnik me kontribue sapo pak me ide, opinione dhe shenimet e mia modeste, pa dasht me atakue qellimin e grupit.
Ne ditet e para, dhash disa mendime se gegnishten si gjuh e kane lane mbas dore ose persekutue vet geget, gjuhtaret geg dhe ofrova per here te pare nji liste turpi, e cila nuk u mirprit mire nga grupi i cuditshem geg ketu.
Ata kishin firmos ne Kongresin e C’Drejtshkrimit ne Tirane, kur ne lozhe ishte i pranishem edhe Dulla, qe u buzqeshte dhe ne fund bani foto me geget e gezuem, qe nenshkruen per persekutimin e gjuhes se tyne.
Dulla ishte i squt e largpames, per kete situate qe kemi sot, sepse e vrau gegnishten me doren e gegve trufjetun dhe si shperblim i bani doktor dhe profesora…
Ajo qe me bani pershtypje ishte se pjesa ma e madhe e opinioniste ketu u mundue me e justifikue firmen e tyne, por nuk thane asnji fjale per qindra dhe mijera ish te burgosun politik, ku, midis te cileve ka pas edhe gjuhtare te mirfillte te gegnishtes, qe te vendosun dhe pa u perkule asnjihere kane pranue plumbin ne balle, por kurr mos me iu ba servile, puthadore komunizmit te zi dhe Dulles…
Mosbindja, asht temeli i vertete i lirise, ndersa te bindunit verbnisht asht skalleveri.
Edhe mbas viteve ’90 gegnishtja u la mbas dore nga vet geget, tuj fillue me Universitetin shtetnor Luigj Gurakuqi, profesoret dhe doktoret e kohes se Dulles dhe ata me te rijt qe flasin gegnisht dhe shkruajn gjuhen letrare, tuj botue ne Buletinin “Shkencor” te Univeristetit punimet e tyre si arritje “madhshtore”.
Skllav asht ai njeri apo shoqni, që pret dike me e clirue.
Ky ishte kontakti i pare dhe zhgenjyes me Grupin…, qe po me kristalizonte mendimin se asht nji tubim formal pa asnji vizion te caktuem, ndonese thote se e ka nji qellim (ma shum vrapon tek sasia e numerit 7000 vete) se sa tek cilsia e temave, qe duhet me trajtue per gegnishten.
Ne Facebook, ka grupe te medha me 1 milion shqiptare dhe individ qe kane me 2 ose 3 milion vete, qe mundon me ba pune shum ma te madhe per gegnishten, por nuk u intereson nji gja e tille, sepse per ata kjo cashtje asht e mbyllyn nji here me firmat e vet gegeve nga Kosova deri ne Lumin Shkumbin…
Kurr nuk kam prit qe te kem solidaritet me komande ushtarake, per mendimet e mia nga pjestaret e tjere te grupit, sepse nuk vuaj nga madhtia e Like-ve, por me shqetsim atdhetar, kam mendue se gegnishtja nuk asht nji gjuhe e mbyllun ne kafazin e vet, por asht pjese e kultures, historise, gjeografise, toponimise, fytyrave te ndritshme, etj., qe perfaqsojne shkollen e shkrimtarve geg, ku dona apo nuk dona na me diskutue per ta ato jane shumica perfaqsues ma te denj te klerik katolik.
Si mund te flas Grupi per publicistiken geg te Fishten, Anton Harapit, Zadejes, Mjedes, Rrotes, Cobes, Donat Kurtit, Benardin Palaj, Prennushit etj., apo edhe e laikeve shqiptaro amerikane prof. Arshi Pipes, prof. Sami Repishtit, prof. Zef Nekaj, mons. dr. Zef Oroshit, kpidanit te Mirdites juristit Ndue Gjonmarkut, prof. Martin Camaj, prof. Krist Maloki, etj., nese nuk permenden veprat e tyne te shkrueme ne gegnisht. Ata e kane ba kete gja me ndergjegjesue popullsine geg e cila nga cdo rregjim antishqiptar kane ken te shtypun.
Ju shkruani: “Sa ma sipër mos e konsideroni akuzë direkte për ju, sepse jam në dijeni të shkrimeve që keni postue ku keni paraqitë anët e dobëta të personazheve pa dallim fetar (kujtoj postimin për Vaso Pashën), por dëshiroj të ju rikujtoj se faqia e Grupit nuk ka si objektiv.., gjallnimin dhe mos hupjen e gjuhës së Nanës dhe demostrimin në publik të masës së madhe të shqiptarëve që e konsiderojnë gegnishtn pjesë e çmueshme e identitetit kombëtar shqiptar.”
Une bashkohem me pjesen e fundit te fjalise tuaj (me bold), kurse per pjesen e pare te saj, sipas gjykimit tim nuk me duket i drejte.
Meqenese po citoni shkrimin tim per nji geg, te botuem ne gazeten “Bota sot” etj., me titull: “Mutasarrıf Wassa Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)”, ju kujtoj se gjate asaj kohe shqiptari turk, deri sa vdiq ne vitin 1892, e dinte se e gjithe Shqipnia dhe trojet e saj ishin te pushtueme nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane dhe ¾ e popullsise geg, me ligj otoman nuk kishin te drejt te flisnin gjuhen e tyne, sepse ata nuk kane pas te drejte te mesojne gjuhen e Nanes…
Mirepo, Pasha i turqizuem e i dekoruem per krime ndaj libanezve, nuk e shfrytezoi poziten e tij te nalt per ti thane nji fjal padronit te tij sulltanit, qe t’u lejojonte shqiptareve gjuhen shqipe geg se ata bashk me mue (Pashain turk) po mbajne gjalle kete Perandori te hurit dhe litarit…
Mutasarrıf Wassa Pasha nuk ka luajt asnji rol pozitiv, por vetem negativ per gjuhen shqipe geg, sepse Turqia nuk na lejonte te mesojme gjuhen shqipe. Ai e ka ndihmue Turqin per t’i mbajt te shtrenguem lakun e pushtimit dhe mjerimit popullit shqiptar e atij geg ne vecanti…
Te gjithe gjuhet e tjera te shteteve perreth nesh ishin te lira te mesoheshin, si: greqishtia (e vjetra dhe e reja), serbishtja, maqedonishtja, bullgarishtja, kroatishtja etj,
Nese ju shqiptaret ne vendlindje, vazhdoni me mentalitetin e kohes se kalueme, tuj fsheh si grup apo individ te metat e njerzve te ndryshem, atehere nuk po bani gja tjeter vecse po vazhdoni te ruani edhe per pak kohe historiografine e bame per interesat otomane.
Pashai turk, kerkonte qe shqiptaret te identifikojne veten me Perandorine Otomane, pra te paraqiten si turq per hir te islamit dhe jo si perendimor per hir te realitetit pse jetojne si autokton ne kontinentitn e Europes si nji nder popujt ma te vjeter te Ballkanik…
Te thuash nji mendim te ndryshem per pashain turk dikur geg, nuk do te thote se njeriu fut urretje mes admiruesve te perrallave me heronj dhe personalitete te krijuem prej komunizmit, per arsye propagandistike dhe politike.
Liria, asht e drejta per t’ju thane njerzve ate qe ata nuk duan ta degjojne.
Une personalisht, nuk shoh se do te kete drite apo shprese ne tunelin e persekutimit per gjuhen viktime geg, sepse me kete nivel dhe permbajtje formale te grupit ne fjale, po ruhet dashuria me ekzekutoret e saj per shume dekada.
Ne shkollat publike dhe private, ne Bashki, Prefekture dhe zyrat e tjera te pushtetit lokal dhe qendror flitet dhe shkruhet gjuhe letrare toske, ne mjetet e shtyput si radio, Tv te gjithe ne Shkoder flasin tosknisht, gazetat online, ne ushtri, polici, parlament, presidence, kryeministri, ambasat tona ne vendet e ndryshme te botes flasin tosknisht, bisnesmenet, librat qe po botohen edhe gjate 30 vjetve te fundit.
Ato pak libra qe po botohen me tirazh te vogel ne Shkoder e dikund tjeter ne gjuhen geg jane nji pike uji ne oqeanin toske, qe nuk do ndikoj sot as ne te ardhmen per kthimin e gjuhes geg ne gjuhe zyrtare…
Te gjithe kosovaret flasin ne media gjuhen letrare ne te gjithe mediat, ndersa popullit i duhet shpesh te hap fjalorin shqip-shqip botim i vitit 1985 dhe ribotue tekstualisht edhe ma vone…
Ketu ne New York, kemi ambasadoren e Shqiperise ne OKB, e cila asht vajza e zotit Kadare, i cili, me ndergjegje plote ka nenshkrue kunder gegnishtes. Dhe sa ka te tille. Me qindra dhe mijera kudo.
Se fundi, une ndaj te njejtin mendim me ju dhe bashkohem me shqetesimin tuaj per gegnishten.
Faleminers per mirkuptimin!
I nderuami zotni Franc Shegeza!
“Ju lumte Zotni Guraziu, une jam meshtar por cashtjet e mirefillta fetare nuk zhdervillohen ne kete faqe; vetem dashnija per GEGNISHTEN pa te cilen na jemi pa identitet” – Franc Shegeza, meshtar
Ju pershendet zoti Franc dhe ju uroj cdo te mire ne jete dhe suksese ne misionin tuaj fisnik.
Ju kerkoj ndjese per etike, pse nuk e kam perdor parashtesen Dom (Dominus, Zotni) sepse nuk e keni vendos as ju ne Facebook.
Ju shkrunai, se: “…vetem dashnija per GEGNISHTEN pa te cilen na jemi pa identitet.”.
Une mendoj, se nuk asht ashtu. Qysh nga koha e pushitmit otoman deri me 28 nentor 1912, kur fituam Pavarsine formale gjuha shqipe ishte e vetmja gjuhe qe nuk lejohej te mesohej ne shkolla, identiteti yne ishte shqiptar (arnaut).
Kjo ka sjell per pasoj edhe disnivelin e thelle kulturor qe na dallon me shtetet fqinje se me Europen dhe shtetet e tjera si SHBA Kanada etj., ne jemi ne distance shume vjet drite kozmike per sa i perket zhvillimit.
Kjo ka ba qe shume intelektual, qe thuhet se jane te Rilindjes Kombetare Shqiptare librat e tyne i kane botue ne gjuhe te ndryshme te botes dhe te paktet autor botimet e tyne i kane ba ne gjuhen amtare jashte shtetit, sipas krahines dhe nenkrahines apo dialektit dhe nendialektit te tyne …
Por shqiptaret mbeten shqiptare edhe pse nuk e studionin dhe mesonin zyrtarisht ne bankat e shkolles gjuhen shqipe dhe dialektet e saj.
Pra identiteti shqiptar ekzistonte, ndonese shqiptaret ishin pjese e Perandorise Otomane… Pra, fjalia e juaj nuk qendron dhe do te thosha se asht mungese kulture dhe njohje historise se Shqipenise dhe trojeve te tjera.., me gjithe respektin qe kam per petkun e cdo meshtari.
Zotni, une ne asnji rast nuk kam trajtue ne shkrimet apo postime e mia cashtje te mirefillta fetare, sepse nuk jam teolog apo meshtar.
Edhe ketu gabove z. Franc!
Kur thoni per temat fetare, duhet te citoni se cilat jane ato. Nese e keni fjalen per kohen e pashat turk, duhet thane se feja dhe pushtuesi erdhen bashke dhe une si kam trajtue si teolog apo meshtar sikurse jeni ju.
Une ne Grupin… nuk kam postue temat historike teologjike si fjala vjen, Feja islame u perhap me dhune ne bote dhe trojet shqiptare, gjate kohes se pushtimit barbar otoman, sikurse as nuk kam thane se Krishtenimi u perhap me paqe, pervujtni dhe dashni ne trojet tona ne Iliri, para pushtimit te Ilirise nga Perandoria Romake. Ne temat e mia nuk thuhet asnji fjale per Muhametin as per Krishtin!
Edhe ketu gabove z. Franc!
Kam trajtue cashtje kombetare qe lidhen me autor geg.
E keqja asht se njerezit reagojne ketu sipas perkatsise fetare, kur dikush trajton nji figure te caktueme historike geg. Kur postova shkrimin tim te botuem tek website www.shkoder.net dhe ribotue ne fillim tek gazeta Bota Sot etj., mbi Pashain e turqizuem, ata qe me kritikuen te gjithe i perkisnin besimit islam dhe ndonji i “krishtere”, me profil te rreme ne Facebook.
Nese me lejoni do t’u baj disa pyetje qe perputhen me historine reale sot:
# Meqenese ju jeni Pro Gegnishtes formalisht pse ju kleriket e coni meshen gegnisht ndersa Ungjilli ose Shkrimi Shenjt asht ne toskenisht, pra ne gjuhen letrare te kohes se komunizmit!?
# Pse ju meshtaret i keni te perkthyeme te gjithe librat liturgjike dhe deri edhe Biblen ne gjuhen e unjisueme letrare tosk!?
# Pse Shujta Shpirterore, asht ne gjuhen e unnjisueme!?
# Pse mons. Simon Filipaj prej Ulqinit, Biblen e perkthei ne gjuhen letrare kur dihet se ai ma pare ne doreshkrim e kishte perkthye ne gegnisht!?
# Kush e pengoi mons. Filipaj qe te mos e botoj Biblen ne gjuhen geg, mbasi edhe mesha thuhej gegnisht!?
# Pse broshura e vogel e uratave asht ne gjuhen e uninjesueme letrare te kohes se Dulles dhe jo gegnisht!?
# Pse shume meshtare te rinj sot te gjithe librat qe po botojne me tematike te ndryshme i botojne ne gjuhen letrare toske dhe jo gegnisht!?
# Franc cili asht kontributi juaj personal si meshtar geg per te ndihmue femijet dhe te rijt e famullise tuaj per ruajtjen dhe trashigimine e gegnishten dhe na thuaj dicka te vecante qe keni ba ju?
# Pse revista familjare popullore Kumbona e se dielles, qe del ne Shkoder botohet ne gjuhen letrare te unjisueme dhe jo gegnisht, ashtu sikurse ka qene tradite qysh ne kohen e dom Mikel Koliqit (Kardinali) qe asht themeluesi i saj?
# Pse shume klerike e cojne meshen ne qytet ne gjuhen e njesueme dhe jo ne gjuhen e Nanes, sikurse thote admini i faqes?
# Pse shkresat dhe veprimet e tjera zyrtare fetare ne famullite katolike bahen ne gjuhen letrare dhe jo geg!?
# Pse gazetat dhe revistat qe filluen te botohen (Shtypi Katolik) mbas vitit 1990 me perjashtim te dom Ndoc Nogaj tana te tjerat dolen ne gjuhen toske dhe jo gegnisht kur dihet me fakte persekutimi i klerit katolik dhe gjuhes geg?
# Pse libri per martirizimin e klerit katolik qe iu dhurue Papa Franceskut asht shkrue e botue ne gjuhen e unjisueme dhe jo gegnisht kur 38 martiret jane geg?
# Pse kleri i ri katolik ne Shqipni nuk e ruan traditen gege te paraardhsve pra, vijimsine e shkollave dhe Kuvendeve te famshme Franceskane dhe Jezuite, kur gegnishtja ishte gjuha e te folunit dhe botimeve askohe?
Pse, pse dhe vetem pse ka shum, por per momentin mu kujtuen disa.
Faleminers per mirekuptimin!