Mësusve të rënë

0
933

Rame Thaçi

Mësuesit tanë, i qëndronin besnik shkollës shqipe
ashtu gjuhës dhe shkronjave,skalitur me gjak.
Mësuesit elitarë,
në kohë të egra gjuhën shkruanin dhe ruanin,
kur barbarët serbo sllavë e grekë,
çdo gjurmë të saj donin ta humbnin.
Në luftën e fundit të shekullit njëzet,
atëherë kur plumbat e armikut shkrepën në Kosovë,
me pendë e pushkë në duar,
mësuesit prijatarë i dolën zot atdheut
dhe ashtu të patrembur, jetën flijuan.
Mësuesit e rënë,
në zemrat e nxënësve përherë jetojnë,
kur nxënësit lozin dhe këngës ia thonë,
të gjallë janë ata,zërat jehojnë!
Mësuesit e vrarë,mësuesit e rënë,
brezat nuk do t’i harrojnë kurrë,
duke ditur se shkronjat shqipe
kanë bërë një të gjatë udhë!