Shkruan: Lekë Mrijaj
Sot, në Shkollën Fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, u promovua vëllimi i parë poetik “Në Mbretërinë e Stinës“, nga nxënësja Brenda (Albert) Gojani, e që është moderuar nga nxënësja e Shkollës Fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi”, Ornela Ndrecaj.
Me fjalë rasti përshëndetëse u paraqitën, z. Marqe Tanushi-Selmani, drejtoreshë e shkollës, Marije Heqimi-Selmani, mësuese e autorës së librit, Ismet Krasniqi-Lala, panelist i këtij promovimi e aktor i mirënjohur i vëndit, si dhe z. Ndrecë Kolaj, ish/drejtor i shkollës “At’ Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan.
Njëkohësisht në promovimin e sotëm të këtij libri, rreth librit të autorës, Brenda Gojani, folën, z. Vilson Culaj, redaktor, e z. Valdon Maloku, recensent i librit.
Gjatë kohës së promovimit u deklamuan edhe disa poezi të autorës së librit:
– Ismet Krasniqi-Lala, aktor,
– Mëhill Tanushi, nxënës,
– Lorena Tanushi, nxënëse,
– Alba Tanushi, nxënës,
– Tereza Maloku, nxënëse
– Aurela Kolaj, nxënëse,
– Rajmonda Kolaj, nxënëse,
– Medlina Markaj, nxënëse,
– Vera Duraku, nxënëse.
Pak para përfundimit të promovimit të pranishmëve me një falenderim të posaçem të pranishmëve ju drejtua edhe autorja e librit-nxënësja e shkollës fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi”, Brenda (Albert) Gojani, e cila u premtoj të pranishmëve dhe artdashësve të saj se nuk do ti zhgenjej si dhe do të jap kontributin e saj maksimal në lëmin e krijimtarisë.
Ndërsa në fund të promovimit në hollin e shkollës fillore, për të pranishmit u shtrua një koktel rasti, si dhe autorja Brenda A. Gojani, u ka dhuruar të pranishmëve librin e saj të parë.