SE BESIMIN E KAM, TE ZOTI I MADH TE LIKJA…

0
792
Ilir Meta - Monika Kryemadhi

Arben Çokaj

– Horoskopin lexoj, horoskopin dëgjoj, ora 8 pa pesë fatin po shikoj, e publikoj, se besimin e kam te Zoti i madh, te… Likja… – thotë Koli…

– Nuk ka datë 30, e shohim me 31, – thotë Koli, këmbëngulës në idenë e tij dominante të Saliut…

Po ja ambasada amerikane, po vendosi edhe Kolegji Zgjedhor, u mbyll puna…? – i them unë. Flet kot, të del goja prapa me ta, të mbesin në dorë… popull shkretan… kampione të tjetërsimit kanë Monën…

– Eheeeheee… Likja… Likja është i fortë, a e dëgjo’ Manjanin?!… – thotë Koli, e qeshën me cinizëm e vetëbesim, sikur pa të, nuk ke shans… Sa rëndësi i japin more këta njerëz vetes?! E si mund të bashkëpunosh me ta?!

Për nder janë të rrezikshëm… Faj Enveri hiç s’paska pasë… Këta me i lanë, për hajni, ta djegin vendin…

– Po ti a nuk e sheh se Edi po kapë të gjitha pushtetet? – këmbënguli unë me logjikë…

– Eh, Edi ka mbarua, – ma kthen ai. Për pak ditë jep dorëheqjen, a s’e dëgjon fare ti Zhejin a? Amerikanët s’i duan hajnat, Edi në burg – flet Koli me siguri të shkallës së lartë, me të thanë mendja se ia preu fletë-arrestin, edhe pa e pyetë Gjin Musën fare… i bëjnë njerëzit me zemër…

Ec e merre vesh këtë popull, kanë luajtë mendsh thua, por këta kështu i grahin… përditë në përroin e tyre psiqik, i ka luajtë Saliu mendsh tash 30 vjet, ju është bërë si Muhja… presin çfarë po thotë Saliu, nën tingullin e eZanit të naltë, e tymin e nargjiles…

Mirë e ka Edi, nuk mund t’i mbajnë të gjithë me bukë, se kërkojnë shumë, e u thotë “kazanë”, jo Koli, Eni, Zheji, Kadria, Ylli, Sonila, Çimi, Peka, Pamfleti… gam-gam përditë, krijojnë realitetin e tyre psikik…

PRIRJE E FUQISHME IRRACIONALE – Ç’RREGULLIM PSIKIK

Janë mësuar keq, rruajnë qyl, rruajnë mirë, pa punë e pa produkt, vetëm gam-gam, gjithë ditën, sa edhe gomarin e lodhin, e çmendin, po ua vuri mendjen. Krijojnë realitetin e tyre, i diskutojnë e stërhollojnë punët, i marrin me mend, i tjetërsojnë e në fund, asgjë, fjalë imzot fjalë, pak bukë… sofizëm i gjallë… humbje e realitetit objektiv… skizofreni…

Fillon e ndjen keqardhje për ta… e vetëtimthi të lind pyetja: “Çfarë kishte bërë Koli sikur ta kishte pushtetin e Ramës?!” Ruaje Zot Ramën mos luajnë mendsh si këta, se na merr në qafë. I kishin dalë Kolit dhëmbët menjëherë, si kronkondilit, si peshkaqenit… 😛

Koli është një personazh surreal, që personifikon këtë botë virtuale të tjetërsimit të realitetit objektiv, që krijon realitetin dëshiror, kështu dua unë, e kështu do të bëhet, që i dinë gjërat përditë, e nuk dinë asgjë, vetëm i marrin me mend, që flasin me siguri absolute dhe informojnë të tjerët gjithashtu, e vënë veten në qendër të vëmendjes dhe ndihen keq po dyshove, se janë duke të rrejtë. Kaq shumë e rrejnë veten, sa besojnë absolutisht në rrenat e tyre…

E gjithë historia me këta tru-pjerdhur mbyllet: “Ta po e sheh, pra…” 😛 E ti flen me shqetësimin e tyre, se do të ndodhë hataja…

Rruga më e mirë: futja në punë, se boshalia vetëm sherr krijon! Enveri e dinte këtë, Perëndimi gjithashtu. I futë njerëzit në punë dhe i japin produkt vetes e shoqërisë, mbajnë veten e shtetin dhe nuk kanë as kohë me luajtë mendsh kështu!