Poezi: Zymer Mehani
(Xhudistes kosovare me famë botërore)
Ku je çika kosovare
Që kombit po ia ndrit ballin
Prore e para në fitore
Kuqezi rreth qafe shallin
Alpet tona, fresk Rugove
Të kalitën si çelik
Ty askush nuk ta merr anën
Sikur Shqipe sulesh vrik
Të lumtë Ty Majlindë Kelmendi…
Lumë Kosova që të ka
Krenari e këtij vendi
Korr’sh fitore pa ia nda
Sa herë Ti del fitimtare
Prore zemrat na buçasin
Lumë për Ty, që je shqiptare
– T’kemi motër – brohorasim !