Historia e ”Pusit të Ardenicës” dhe misteri që ai mbart. Përse u mbyll nga ushtria në vitet 70-të

0
892
Manastiri i Ardenicës

FieriSot.com

Rreth 500-600 metra në jug-perëndim të Ardenicës, mbi nje koder me fushepamje te plote veri-jug e bregdet, del uje i ngrohte e pak i kripur. Eshte uje sherues. Del nga nje pus artesian mbi 100 metra i thelle, shpuar nga gjeologet ne vitet 70-te. Vertet nafte nuk nxorren, por uji qe nxori ai pus, ishte me aq vlere sa asgje tjeter nuk do te grumbullonte ne ate vend aq shume te semure nga e gjithe Shqiperia.

Lajmetaret e pare ishin naftetaret, kur pane t’iu perthahen e sherohen te gervishurat e duarve e tere lekures, pas larjes disa here me ujin e pusit te ri. Naftetaret shkonin ne shtepi dhe rrefenin per çudirat e ketij uji. Dhe bindja e çudia, halli e kureshtja, semundja dhe shpresa, ngriten mijera njerez dhe i ngjiten ketu, ne kodrat e bukura te Ardenices.

Per muaj me rradhe treni i linjes Tirane-Fier, thuajse boshatisej ne stacionin e Libofshes. Qindra njerez ngjitnin kodren, duke krijuar nje varg te pashkeputur deri siper te pusi. Te tjere ngjiteshin nga Kolonja, duke ecur ne kembe e ne te perpjete. Per te semuret e pafuqishem, ose per ta vazhduar “mjekimin” ne shtepi, ngarkoheshin me shishe e bidona te mbushura me uje.

E tere kjo dyndje, terhoqi vemendjen e mjekesise se kohes, e cila ne disa raste dha mendime kontrakditore. Kesisoj, uji i Ardenices u kthye ne teme diskutimesh, edhe shkencore, por per fat te keq nuk i shpetuan dot dritehijeve te kohes. Pati edhe “shkencetare” qe stisen thashetheme, se turmat e te semureve mblidhen te ai pus jo nga efekti sherues i ujit, por nga iluzioni i shenjterise se manastirit te Shen Merise. Megjithate, dikush pa me tej tymnajes se propagandes dhe vendosi te merrej shkencerisht me kete ngjarje.

Nje mjek, e vezhgoi me syrin dhe perkushtimin e hulumtuesit ate çka ndodhte me turmat, qe ngjiteshin atje. Hodhi ne leter sa pa e degjoi nga njerezit, qe flisnin per plage te sheruara dhe tregonin blanat e tyre ne trup e gjymtyre, si dhe per pushimin e dhimbjeve, pasi kishin pire disa shishe radhazi nga ky uje.

Pas kesaj iu fut punes te vertetonte shkencerisht, se çfare fshihte permbajtja, perberja dhe vetite e ketij uji; cilat ishin semundjet qe mund te sheronte, semundje te jashtme apo te brendshme.

Me nje pune te tille studimore u paraqit para nje komisioni ne Universitetin e Tiranes.

Por, perdorimi i ujit pa kontrollin dhe porosite e mjekut, sigurisht qe krijuan edhe ndonje problem. Autoritetet lokale u gjenden perballe trysnise se turmave, si dhe alternatives: ta benin per te qene, duke e vene ne kontrollin e Shendetesise, apo… Kuptohet, gjendet me shpejt zgjidhja qe kushton me pak. Dhe u gjend.

Nje repart ushtarak, ishte fare prane pusit. Me leje dhe pa leje, me shkak e pa shkak, ushtaret dilnin nga reparti dhe laheshin e baltoseshin ne ujin e ngrohte te pusit. Keto dhe te tjerat sa u thane per kunder vlerave te ketij uji, nxiten komandatet te urdherojne:
– Te mbyllet pusi..!!

Eshte zone ushtarake dhe po na nxjerr repartin nga gadishmeria. U gjend nje shtylle telefoni me permasat e pusit, si dhe disa ushtare te shendetshem te cilet e futen shtyllen duke e rrahur me varé.

Po pusi sot ? Pas kaq vjetesh; nje rrekez uji ngjyre kafe e hapur, paksa e vaket, mezi del nga te carat e shtylles-tape dhe varet tatepjete rrepires drejt perendimit, si te vrapoje per te stergjyshi i vet, ne detin perballe…

Marrë nga monografia ”Rrefimet e Ardenices”, e autorit Naun Kule