Lavdi përjetësisht dëshmorëve të atdheut!

0
810
Ylfete Humolli

Zymer Mehani

Me rastin e 19 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Besianës

DUA TA PREK ATË KURORË

(Lulëkuqes së Kosovës, Ylfete Humolli)

I
Qetësia përhapet
Në të sajën zbrazëtirë
E Ty, Lulëkuqe e Llapit
E kësaj Toke të dëlirë
Të kujtoj me mall
Të kujtoj me dëshirë

Si Ylber shumëngjyrësh
N’qiellin zbukuruar
Seç u shfaqe Ti-
Moj vashë e bekuar
Kur kish plot stuhi
Ky atdhe i shqetësuar

Lulëkuqe e kësaj Toke
Me kurorë e fletë
Anekënd Atdheut
I dhe aromë vërtet

Lulëkuqe,
Ti s’ishe si lulet e tjera
Për Liri i këpute
Petalet e gjera
Nga gjaku që derdhe
Shqipes iu shtu’ vlera
Dhe për t’u qetësuar
E ty për t’ thënë lavdi
Dua ta prek atë kurorë
Me ngjyat kuq e zi
Sipër tëndit varr
Për një ideal

II
Krenari e Llapit…
Dhe e tërë Kosovës
Përjetësisht ke mbetur
O bijë i Nënëlokes

Ylfete, s’ke vdekur
Prore je e gjallë
Krenarë i përulemi
Tëndit lapidar

Lum nëna që t’lindi
Lum atdheu që t’pat
N’ Flamur u lartësove
Lart edhe më lart

Lapidari Yt
Qëndron madhështor
E stolis Flamuri
Lulet me kurorë

Në krahët e Shqipes
Emrin Tënd ta shkruajmë
Nderim dhe respekt
Përherë për ty ruajmë
Të qoftë lavdi, trime
Ty o bijë shqiptari
Mos t’u harroftë emri
Kurrë, moj Shqipe Mali

III
Një vashë
Ngrihet
Këndon

Era
E ndjek
S’e ledhaton

Mbi tokë
E tendos

Përdhe
E plandos.

Në këtë botë
Lakuriqe
Kjo vashëz
Aguliçe
Bie nga era
E mekur
Kurrë
Për të mos vdekur

IV
Flokët ia ledhatonte
e freskët një erë
kur plagët e kombit
lëngonin pa ndërprerë

Përherë gati ishte
kushtrimi kur jepej
ngrihej për Kosovën
asnjëherë nuk stepej

Seç e ngriti zërin
për t’lirin ATDHE
kërkonte LIRI
dhe një jetë të re

Porse gjakatarët
me t’bishës tërbim
e këputën LULËKUQEN
hiq pa hezitim

Ia prenë ëndërrimet
shpresat ia këputën
por, jo, jo barbarët
SHQIPEN dot s’e mundën

Gjer në përjetësi,
trimëresha u ngrit
për Kosovën nënë
kurrë s’lu’jti qerpik

Sot te lapidari-
plot lule dhe kurorë
lavdi t’qoftë YLFETE,
bijë e DHEUT ARBËROR

V
Atdheu im të përshëndet
Nga zemra t’uron
Gjer në qiell kënga buçet
Prore të kujton

Moj trimëreshë e popullit mbarë
Llambadar demokracie
Kombi im të përshëndet
Që i dhurove dritë lirie

Bijtë e shqipes janë me Ty
Krenarë me tëndin emër
Me flamuj duke festuar
Prore t’mbajnë në zemër

S’e harrojmë kurrë sakrificën
Që ti bëre për Kosovën
Kur mbi kokë kishim errësirën
Ndihmove fitoren

Respekt për Ty, moj lulëkuqe
Jetë e mot të qoftë lavdi
Gjithë shqiptarët të nderojnë
Që u flijove për liri