VASALITETI NDAJ TË HUAJVE I SHQIPTARËVE – SI NDJENJË E BRENDËSHME…

0
695
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kurrë mos e respekto të huajin më shumë se veten, edhe pse ky koncept është futur në ligjin zakonor shqiptar, Kanun.

Nuk është e vështirë ta vlerësosh popullin tonë në këtë pikëpamje, në këtë ndjenjë të brendëshme të fuqishme inferiore të tij. I huaji më i mbaruar qoftë, shqiptari ia shet bythën para tij, shqiptarit më të mirë. Ky kompleks i fuqishëm inferioriteti, shfaqet githandej në racën tonë… Ka ardhur nga pushtimet e gjata nga të huajt, ngaqë zot kanë qenë të huajt mbi këtë popull, dhe nuk hiqet lehtë, jo. E heq lëkurën, por jo ndjenjën e brendëshme të ngulitur thellë, thuajse genetike. Shqiptarët si shumicë edhe sot marrin për zot të huajt dhe i injorojnë thellësisht të vetët…

Një gazetar lokal në Shkodër mbahet për pro-amerikan dhe aq të fuqishme e ka parabolën e tij pro-amerikane, ngjashëm me Spartak Ngjelën, sa ta krijon përshtypjen se janë amerikanët direkt, prokuroria amerikane, FBI, politika amerikane, që po merret gjithë kohën me ne, si e si me na i zgjidhë punët e problemet tona. E se nuk i plas bytha kujt në SHBA për ne, këtij nuk i besohet… Fantazi e gjallë, por eja e ktheje tjetrin në racionalitet, po munde. “Prit sa të vijë ambasadorja amerikane dhe e sheh…“, – thotë ky gazetari lokal në Shkodër, në refrenin e tij të përditshëm dhe ndjen një kënaqësi të fuqishme të brendëshme, jeton me këtë iluzion si besimtari fetar, jeton me idenë se të tjerët po e dëgjojnë, po gënjehen prej tij dhe po e vlerësojnë në këtë vetëbesimin të marrë, sikur po vjen Perëndia në Shqipëri dhe po na i zgjidhë hallet tona. Dhe mos u përpiq ta zgjosh, se prishesh me të…

Një shkrimtar shkodran në Vjenë, thotë: “prit sa të vendoset kreu i Parlamentit evropian dhe do e shohësh…” E njëjta gjë, ndryshimi këtu është se ky vjenezi shkodran e sheh liderin evropian si zot të shqiptarëve, e jo Ramën, gjatoshin tonë. Kemi kështu 29 vjet, që shajmë Enverin, i prishëm uzinat e fabrikat e kohës së tij, morëm rrugët e Perëndimit dhe mend nuk zumë, presim ende që shtetin të na e bëjnë të tjerët, amerikanët, evropianët apo turqit e arabët, por jo. Ata vijnë, sugjerojnë, ndikojnë, shohin në fund interesat e tyre përballë një populli budallë, dhe ne prapë shtet nuk mund të bëjmë kështu, nëse nuk e bëjmë vetë shtetin shqiptar, sipas një modeli funksional të një shteti evropian. Dhe kjo varësi ndaj të huajve, ky vasalitet shkretan e mjeran, e dobëson ndjeshëm deri në shkatërrim vetë-besimin tonë, për të bërë shtet shqiptar, nën prediktin konician: “Nuk bëhet Shqipëria prej shqiptarëve…“.

Një ndër arsyet pse kritikohet Enveri me të madhe, deri në histeri kolektive, është edhe kjo: Enveri deshi të bënte dhe bëri shtet shqiptar, për shqiptarët, por jo! Shqiptarët dhanë jetën burgjeve të komunizmit, duke thirrur me të madhe “rroftë hebreu mbret” dhe pak më pak, “rroftë arabi gospodin“, duke kundërshtuar pikërisht atë, që me dhunë donte t’ua largonte shqiptarëve këtë mirazh të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj të huajve… Por Enveri dështoi. Arsyet janë të shumta e të ndryshme, por nuk është e lehtë të largohet ndjenja e brendëshme e njerëzve të shembur dhe të kapitulluar, para ideologjive të huaja dhe zotave të huaj. Do shumë punë (edhe pse dhuna është një ndër mjetet efektive për këtë), do shumë kohë, breza të tërë, që kjo gjë të ndodhë. Që shqiptari të respektojë veten, ka nevojë pra për një sistem shqiptar, që funksionon dhe ka sukses për një kohë të gjatë. Ai krijon premisat, që shqiptarët të shohin për zot shqiptarin.

Prandaj në kontruktin e mendimit tonë si popull shqiptar, e kjo brenda e jashtë Shqipërisë, ne kemi të instaluar një sistem të gabuar të mendimit e perceprimit, deri edhe të ndjenjës së brendëshme, që të huajin e njohim për zot, edhe nëse ai mundet me qenë një palaço, kurse shqiptarin e injorojmë me neveri, edhe pse ai mundet me qenë me vlera morale, patriotike, apo intelektuale edhe më lart se ai i huaji…

Absurdi shqiptar vazhdon…

Një katolik i mirë shqiptar në New York, është gati të urojë, që pasardhësit e Enverit shqiptar të shuhen, por nuk guxon kurrë ta artikulojë (pavarësisht çfarë ndjen), që pasardhësit e sulltan Mehmet Fatihut, që vrau e preu shqiptarë edhe më shumë se Enveri, e që turqit e quajnë pushtues, ndërsa muftiu i Shkodrës, Sytari, e quan çlirimtar, të shuhen. Kjo tregon edhe fatalitetin tonë si komb, që nuk është në gjendje të ngrihet në këmbët e veta dhe të mendojë për fatin dhe interesat e veta, se ende ka në mendjen dhe zemrën e tij, zot të huajin, hebreun, arabin, turkun, amerikanin e evropianin, por jo shqiptarin! Shqiptari është aq i tjetërsuar në ndjenjë e mendim, sa nuk e pranon lehtë për zot shqiptarin, i bën kundërshti të pavetëdijshme atij!