FLUTUROJNË, FLUTUROJNË KARRIKAT

0
503

Nga Binak MAXHARRAJ

Veseli: do t’ju rrasi SHIK

Kur isha nxënës në kl. parë të fillores, mesuesi na i demostronte gjësendet që fluturojnë nga ato që nuk fluturojnë, dhe thoshte fluturon, fluturon dallëdyshja, fluturon zogu, na thoshim se fluturon, mësusesi vazhdoi fluturon karrika, prap na sa ishim të habitur thamë fluturon, mësuese na tha jo korrika nuk fluturon. Por, edhe karrikat po fluturojkan… Kjo u pa ne disa tubime zgjerdhore të LDK-së, në të cilat edhe karrikat po fluturojnë.

Në tubimet zgjedhore nëpër degët e LDK diçka nuk po shkonë mirë, nga jashtë ka hyrë një dreq i madh, një virus i cili po e prishë imazhin e zgjedhjeve, po fishkllojnë grushtat, po fluturojnë karrikat. Situatë, kjo jo e lakmueshme për LDK-në. Një situatë e këtillë duhet të menaxhohet, e jo të kërcnohet më përjashtim nga Partia.

Nese karrikat fluturojnë si revoltë për garniturën e vjetër të LDK, e cila qe shumë vite e ka kapë Partinë dhe duhet të largohet, unë jam për atë qe karrikat të fluturojnë edhe me tej derisa kjo kastë, kjo garniturë, këta pleq të cilët janë ba pengesë për reforma në LDK edhe janë të kapur, të lidhur më Partit tjera qe nuk ia don të mirën LDK, të largohën ose te largohën me forcë, qoftë edhe më forcen e karrikave.

Por si duket virusi ka hyrë nga jashtë nëpër deget e LDK, por ky viruis është tanimë për disa vite edhe brenda vetë LDK.

Është fjala për infektimin me virusin SHIK, i cili është shpërndar nepër shumë parti, e më se shumëti në LDK. Ka kuadro të vjetra të LDK, që haptas bashkëpunojnë më këtë virus, për intersa e veta ne dam të LDK. Shprehja e Kadri Veselit se “do të ju rrasi SHIK”, po funksionon, funksionoi edhe atehërë kur e ndau LVV duke ia nda 12 deputet, tashti ky virus është rrasë edhe në LDK për ta shkaterruar, por edhe vetë disa anëtarë të Kryesisi e bëjnë punën e djallit duke filtuuar më SHIK-un, duke ia ba me sy. Ja një shembull konkret çka i duhet një Ismet Beqirit, një Lutfi Hazirit të marrin pjesë në emisionin anti-kombëtar Tv Klan të Baton Haxhiut. Një parti korrekte, stabile e qendrueshme këtyre njërëzve qe te nesermën është dashtë pa kurrfarë diskutimi të përjashtohën nga Partia.

Pra, këtu qendron jostabiliteti i LDK, e cila qe sa vite në vetëkënaqesi trumbëton se është partia me e madhe, e para në vend. Por, jo LDK nuk mund të shkojë përpara më këtë garniturë të vjetër, më njërëez të SHIK-ut brenda LDK, të cilët kurdoherë mund të krijojnë trazira nëpër degë dhe në vetë LDK-në. Anetarësia e LDK duhet që të mobilizohet që të pastrohet LDK, separi nga garnitura e vjetër, të marrin LDK njërëzit përmbrenda e saj, nga njërez të rinj të zotet aqe ta qojnë Partin përpara, dhe të cilët do te ishin tmerri për PDK dhe SHIK-un.

Dhe m’u për këtë, që LDK të reformohet nga brenda me kuadra të reja, nese është nevoja karrikat të fluturojnë per hava edhe më tutje, përderisa kjo garniturë e vjeter e infektuar keq me virusin SHIK, të largohet nga LDK. Kjo është e domosdoshme të ndodhë. Pa reforma të brendshme, LDK nuk mund të ecë përpara.