Nga Skënder MULLIQI
E filluan me karrige dhe po e perfundojne me karrige shpërbërjen e LDK-se se konceptit politik rugovian. Kjo eshte ‘Lidhja e Re” e faqes se zeze e te marres se tepërt, te Isa Mustafes e te disa bajlozave te shitur te partite tjera. Nuk ka qene veshtire e as nuk eshte dashte te kete njeriu shumë dije, se Rugova nuk ka lene kend mbrapa.
Ne fakt ka lene do matrapaze, do interesaxhinjë qe jane pasuruar shume, e haram ju kofte vota, te cilen po e marrin ende ne kurriz te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova… Hajtni faqezi hajtni se me karrika e shkatërruat LDK-në, he turpi ju mbuloftë si ju ka mbulu… I larguat te gjithe gazetaret dhe publicistet ne ze, i hoqet nga konkurrenca njerëzit qe ishin ne linjen politike te Rugoves dhe të cilët kishin kapital kombëtar. Perfituat ne kurriz te gazetarëve te vrare e te gjalle te Bota Sot.
Nga frika e futeshit koken mbrapa ne prapanice, se jeni mesuar te luftoni me pushke të Baliages, si thote nje fjale e popullit. Disa nga koleget u vrane, disa mbetem gjalle. Po, ne fakt jeni interesuar shume qe t’i mbani postet e larta partiake e pushtetare, e hiç me shume. I ligu thote nje fjale e popullit nuk e ka as kete Dynja e as Ahiretin, ju jeni ata qe nuk i keni. Jeni frikacakë te llojit te vet.
Jeni do hiça, qe per anetarësine e gjere as dert nuk e keni per dallim nga partite tjera te cilat shume me shume interesohen per ta dhe fatin e Kosoves. Kjo bote eshte e trimave, e jo e sehirxhinjeve politike, e me se paku te atyre njerëzve, te cilet rregullisht perfitojne ne emer te te vrareve në radhët e veta !!! Ne fakt mire i shfrytezuat vrasjet per interesa tuaja. Dhe, mire ju bejne partite tjera qe nuk ua varin bash hiç.
Vajin nuk e hoqet kurre nga buza per 20 vite, se nuk patet koqe per t’i zbardhur vrasjet politike edhe pse e kishit pushtetin me bashkëqeverisje. Nuk po e zgjati me shume se me fole per ju ne krye te LDK-se, jo per anetaresine e saj, eshte si me hy ne base te qeneve endacakë, e njeriut i hup dita dhe nata… Sigurisht lexues te nderuar se keta rreshta nuk i shkrova nga qefi. Veshtire te paramedohet qe te rrenohet mundi shume vjeçar i presidentit, Rugova, i cili beri shume per LDK-në, Kosoven dhe shqiptaret pergjithesisht ne Ballkan…