RENE SHAR – poezi

0
773
Rene Char

RENE SHAR
(René Char)
1907-1988

Rene Char, (Paris, 14 qershor 1907 – 19 shkurt 1988), ka qenё poet francez. Disa nga veprat e autorit janë përmbledhur nё vëllimin Poezi dhe prozё, zgjedhur dhe botuar, mё 1957.

Vepra e tij poetike ka ngjallur interesa tё konsiderueshme edhe nga ana e poetit çifut i gjuhës gjermane, Poul Celan, i cili i kushtoi Rene Sharit njё nga poezitë e tij tё famshme, e titulluar Argument dhe heshtje, qё pёrqёndrohej nё kuptimin e fjalёs poetike tё rezistencёs.

INTELIGJENCA DHE ENGJËLLI

Inteligjenca dhe engjёlli – mendimi ynё i lashtë.
( Engjёll: ajo qё nё thellёsi tё njeriut
mban distancё nga kompromisi fetar,
fjalё e heshtjes sё lartё, tё njё mendimi tё paçmueshёm.
Harmonizues frymёmarrjesh
qё praron bistakёt jetёsorё tё sё pamundurёs.
Njeh gjakun, injoron qiellin.
Engjёll: drita
qё priret drejt veriut tё zemrёs.)

LUFTËTARËT

E errët m’u duk dhe, bajate,
nё qiellin e njёrёzve
buka e yjeve.
Megjithatё nё shtrёngimin e duarve tё tyre
Unё zbuloja mundimin te atyre yjeve
qё na thёrrasin tё tjerë
ndёrsa shtegtojnё pёrtej urёs
ende ëndërrimtare.
Mblodha prej tyre djersёn e shkëlqyer
Dhe nё lëvizjen time toka
hoqi dorё nga vdekja.

VIGJILENCË E HESHTUR

U shtrёnguan nё mur dhe shkёmbinj, gurёt
dhe njerёzit u ushqyen me myshk.
E thellё ishte nata dhe nё armё.
Gratё nuk lindnin mё.
Poshtёrimi
kishte fytyrёn e njё gote uji.
Iu bashkova guximit tё disa njerёzve
dhe jetova me furi,
pa plakur, misteri tim midis tyre.
Dridhesha
nga ekzistenca e gjithё tё tjerёve
Si njё barkё shfrenuar
çkredhur nga thellёsitё e mbyllura.