Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

0
420

Nga Janush Bugajski, Dita15 qershor 2019

Ekskluzive Dita – Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo shtet evropian e bëjnë Moskën të ‘lulëzojë’. Sepse kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen, fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës të të huajve, dhe fuqitë perëndimore janë të përfshira në menaxhimin e konfliktit, Rusia ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj.

Nga pikëpamja propagandistike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përshkruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Një skenar i tillë shkatërrues do të përdoret nga Kremlini për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi në NATO nuk mund të garantojë siguri dhe se Bashkimi Evropian nuk mund të promovojë zhvillim.

Mediat në pronësi të Rusisë, vizitorët në shtetet perëndimore dhe influencuesit pro-Moskë në një numër të madh rrjetesh sociale do të hedhin dyshime duke nënvlerësuar nevojën e vetë vazhdimit të ekzistencës së NATO-s. Ata gjithashtu do të hedhin baltë mbi logjikën e mbajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Nëse një Shqipëri vendosmërisht pro-amerikane nuk mund të garantojë sigurinë dhe stabilitetin e saj me ndihmën amerikane, atëherë mund të thuhet se asnjë vend nuk mund të mbështetet te Uashington si te një mik dhe aleat i ngushtë.

Në nivel rajonal, një Shqipëri e paqëndrueshme do të ndihmojë Moskën në fushatën e saj për të destabilizuar dhe delegjitimizuar Kosovën si një shtet të pavarur. Zyrtarët e Kremlinit do të inkurajojnë nacionalizmin serb dhe pretendimet e Beogradit për territorin kosovar me pretekstin e parandalimit të përsëritjes të një skenari si ai i Shqipërisë në Kosovë. Për më tepër, bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin bilateral mund të qëndrojnë pafundësisht ‘të ngrira’.

Kriza në Shqipëri do të përdorej nga Moska edhe për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut dhe për të parandaluar hyrjen e saj në NATO. Si mediat ashtu edhe zyrtarët e shtetit rus do të inkurajojnë nacionalizmin maqedonas si një vetëmbrojtje ndaj radikalizimit të supozuar shqiptar dhe do të përpiqen të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike si dhe të prishin qeverinë e koalicionit në Shkup. Ata do ta quajnë hyrjen në NATO një recetë për konflikt edhe më të madh, i cili nuk mund të parandalojë një sulm potencial mbi kufijtë shtetërorë.

Destabiliteti i Shqipërisë mund të ‘eksportohet’ edhe në Mal të Zi, pasi Putini mund të kërkojë të hakmerret për grushtin e dështuar të shtetit të orkestruar nga ai kundër qeverisë pro-perëndimore në tetor 2016. Militantizmi mund të nxitet brenda të gjithë grupeve etnike si një mënyrë për të dobësuar shtetin malazez dhe suporti ndaj nacionalistëve serbë pro-rusë mund intensifikohet.

Që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, Rusia e ka rritur në mënyrë domethënë sesi praninë e saj diplomatike edhe atë të spiunëve në Shqipëri. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, Moska ndjek rrugën e depërtimit në shërbimet lokale të inteligjencës, shoqatave të biznesit, qarqeve politike, organizatave mediatike, rrjeteve akademike dhe grupeve të shoqërisë civile.

Me ose pa një konflikt të mirëfilltë në Shqipëri, Moska po kërkon të intensifikojë lidhjet e saj me aktorë të ndryshëm politikë, ekonomikë dhe socialë, në mënyrë që të ulë mbështetjen për NATO-n dhe BE-në. Në rast krize institucionale apo të kërcënimit të demokracisë në shtetet më pak të mbrojtura të Evropës, Rusia shfrytëzon ato figura politike që kanë më shumë për zemër metodat autoritare të qeverisjes ose sponsorizon grupe të armatosura të vetë-mbrojtjes në pjesë të ndryshme të vendit, me qëllim minimin e qeverisë. Nëse autoriteti shtetëror (i vendit në fjalë) dëmtohet, Moska, madje, mund të interferojë si forcë ndërmjetëse ose paqeruajtëse.

Shqipëria sigurisht që nuk ka imunitet ndaj parave të korrupsionit apo depërtimit të organizatave kriminale të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata do të përdorin shansin e pasigurisë politike, trazirave sociale dhe të një sistemi të dobët ligjor për të zgjeruar shtrirjen e tyre, dhe për t’i dhënë ryshfet ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike.

Një objektiv i rëndësishëm i ndërhyrjes ruse në Ballkan janë të rinjtë që kanë pak ose aspak kujtime të komunizmit apo sovjetizmit. Ata janë më të prirur sesa gjeneratat më të vjetra ndaj dezinformimit të Moskës nëpërmjet stimujve financiarë dhe turizmit politik. Kjo është një metodë si e predikuesve selefistë, që i futin muslimanët e rinj fetarë në rrjetet e tyre të propagandës anti-perëndimore dhe aktivizmit të dhunshëm.

Për shembull, ambasada ruse në Tiranë kultivon lidhje sociale dhe kulturore me të rinjtë e talentuar shqiptarë dhe po i ushqen ata si mbështetës të ardhshëm të politikave të Kremlinit. Kjo është e dukshme në programin e “Forumit Ndërkombëtar të Rinisë” të sponsorizuar nga shteti rus. Ky program dërgon të rinj të mirë-arsimuar shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Ballkani në Soçi të Rusisë, ku ata marrin një dozë të fortë indoktrinimi, të ngjashme me atë të kohëve sovjetike.

Moska, gjithashtu, do të vazhdojë të kërkoje rrugë ndërhyrjeje në mediat shqiptare, duke llogaritur se ajo mund të ulë pro-amerikanizmin e popullit dhe angazhimet politike dhe ushtarake në NATO (të vendit). Pak arritje të Moskës në Ballkan mund të ishin më të mëdha sesa kthimi i Shqipërisë nga një aleat i besueshëm i Amerikës në një komb të paqëndrueshëm me konflikte të brendshme, në të cilin NATO nuk mund të ketë më besim dhe të cilin BE nuk e do.

Botuar sot si kopertinë e Dita. Analizat e Bugajskit mund t’i lexoni ekskluzivisht të shtunën në Dita print dhe online. 


ENGLISH

Dita, Albania

MOSCOW PROFITSFROM ALBANIA UNREST

Janusz Bugajski

Russia will be the main international beneficiary if Albania slides toward domestic conflict and instability. Moscow thrives on political crises in any European state. It can increase its various influences wheninstitutions weaken, law and order breaks down, conflicting political factionsbecome more receptive to outside assistance, and Western powers are embroiled in conflict management.

At the level of propaganda and disinformation, Russia will depict political violence or institutional breakdown in Albania as another failure of the West. Such a destructive scenario will be used by the Kremlin to amplify the message that NATO membership cannot ensure security and that the European Union cannot promote prosperity.

Russian-owned media outlets, fellow travelers in Western states, and pro-Moscow influencers in extensive social networks will question and undermine the continuing existence of NATO. They will also dismiss the rationale of maintaining a close relationship with the United States. If a staunchly pro-American Albania cannot ensure its security and stability with US assistancethen allegedly no country can rely on Washington as its close friend and ally.

At the regional level, an unstable Albania will assist Moscow in its campaign to destabilize and delegitimize Kosova as an independent state. Kremlin officials will encourage Serbian nationalism and Belgrade’s claims to Kosovar territory on the pretext of preventing another Albania scenario in Kosova. Moreover, talks between Belgrade and Prishtina on bilateral normalization could be frozen indefinitely.

Moscow would also use the Albania crisis to destabilize North Macedonia and prevent its entry into NATO. Russian media and state officials will encourage Macedonian nationalism as self-defense against alleged Albanian radicalization and seek to undermine inter-ethnic relations and the coalition government in Skopje. They will depict NATO entry as a recipe for even greater conflict that cannot preclude a potential attack on state borders.

Instability can also be exported to Montenegro, as Putin may seek revenge for his failed coup against the pro-Western government in October 2016. Militancy can be encouraged among all ethnic groups to weaken the Montenegrin state and assistance to pro-Russian Serbian nationalists could be intensified.

Since the collapse of communism in the early 1990s, Russia has greatly expanded its diplomatic and espionage presence in Albania. As in other European states, Moscow pursues the penetration of local intelligence services, business associations, political circles, media organizations, academic networks, and civil society groups.

With or without a full-blown conflict in Albania, Moscow is seeking tointensify its links with various political, economic, and social actorsin order to undermine support for NATO and the EU. In the event of institutional crisis and threats to democracy in vulnerable European states it will exploit those political figures who favor more authoritarian methods of rule or sponsor armed self-defense groups in various parts of the country to undermine the central government. At some point, Moscow can even interject itself as a mediator or peacekeeper ifstate authority breaks down.

Albania is certainly not immune to corrupt money or to penetration by criminal organizations linked with Russian intelligence services. They will use the opportunity of political uncertainty, social unrest, and a weak legal system to expand their reach and bribe or blackmail their political targets.

A major target of Russian subversion in the Balkans are young people who may have little or no memory of communism or Sovietism. They can prove more vulnerable than older generations to Moscow’s disinformation through financial incentives and political tourism.This is reminiscent of how Salafist preachers entrap young religious Muslims in their webs of anti-Western propaganda and violent activism.

For instance, the Russian embassy in Tirana cultivates social and cultural ties with talented young Albanians andis grooming them as future supporters of Kremlin policies. This is evident in the state-sponsored “International Youth Forum” program that brings young well-educated Albanians and other youths from the Balkans to Sochi in Russia where they receive a strong dose of indoctrination reminiscent of Soviet days.

Moscow will also continue to pursue inroads into the Albanian media, calculating that it can undermine popular pro-Americanism and political and military commitments to NATO. There would be few greater prizes for Moscow in the Balkans than to turn Albania from a dependable American ally to an unstable internally conflicted nation on which NATO can no longer rely and which the EU does not want.

Botuar sot si kopertinë e Dita. Analizat e Bugajskit mund t’i lexoni ekskluzivisht të shtunën në Dita print dhe online.