Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku, e quan Serbinë kolonialiste

0
985
Vlora Çitaku

Duke ia bërë me dije edhe ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, edhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia ishte shtet kolonialist dhe, Kosova plaçkë e saj koloniale, jo më pak se 100 vjet (1912-1999). Këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike për shqiptarët dhe për Kosovën, as politika e jashtme e as diplomacia e Shqipërisë, kurrnjëherë deri tani(2019) nuk e ka pohuar dhe, kurrë nuk e ka bërë çështje për debat ndërkombëtar qoftë në sfondin e Asamblesë së Përgjithshme, qoftë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qoftë në BE, qoftë në OSBE, qoftë në NATO (1955-2019).

Por, këtë, për herë të parë, në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare e bëri Vlora Çitaku në seancën e KS-së të OKB-së, bërë në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, duke nënvizuar se Se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”).

Mirëpo, kjo e vërtetë e harboi tej masës ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë kontrolli të “mekanizmave mbrojtës” të artit dhe të taktit diplomatik, duke e pyetur në formë kërcënuese dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.

Ky skandal diplomatik ka ndodhur në një mënyrë të pazakontë joprotokolare, me të përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 10 qershor 2019 në Nju-Jork.

Ja, se si e pasqyroi atë incident jodiplomatik të ministrit të Jashtëm serb, ambasadorja shqiptare e Kosovës, Vlora Çitaku: “ Isha ulur dhe po bisedoja me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara. Mirëpo, pas shpine, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ndërpreu bisedën tonë me ofendime të zhurmshme të përsëritura, duke u munduar të më denigronte mua personalisht, si dhe ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombetarë. Z. Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në ndonjë kafene të Shumadisë. Mirëpo, unë nuk reagova, edhe pse ai më ofendoi, duke më quajtur e paturpshme…”

Kolonialistë dhe neokolonialistë janë Daçiqi, Vuçiqi, Bërnabiqi dhe Serbia, JO Amerika, as Britania e Madhe

Pra, pa asnjë dyshim, se “bezobrazan” është Daçiqi dhe Serbia kolonialiste, JO ambasadroja Vlora Çitaku, as UÇK-ja, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja nuk janë kolonialistë, por çlirimtarë dhe shpëtimtarë të Kosovës, të cilën e shkëputën nga vargonjtë e kolonialzimit dhe të imperializimit të Serbisë gjenocidale pushtuese (1912-1999).

Këtë kolonializëm të egër dhe barbarizëm të serbomëdhenjve dhe të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandar Vuçiqit dhe të Ana Bërnabiqit…etj., e provuan edhe këto krime të gjenocidit serb në Kosovës(1989-1999):

“In course of the March 24 to 10 June 1999, the United States and it’s the West European Allies (NATO) didin’t bombe any kind of the “ White Christians” in Serbia, but only Serbian barbarious chetnichs, fascist, terrorist and genocidal paramilitary, military and police units who have massacred unprotected civilian Alabanian people ( childes , children, elderly, teens, young, adults, the women, girls, pregnant women with their babies). This Serbian barbaric atavism against Alabanians has been evidenced by this statistic of the innocent victims (1998-1999): “Damaged and burnt houses: 100.589; schools: 358; Registry offices :71; houses of culture: 30; school and public libraries: 93; health facilities: 123; religious facilities (mosques, masjid, shrine): 215; catholic churches: 5; auxiliary facilities – follows: 88.101; killed: 11.840 Albanian victims ; 1,392 children up to 18 years old; 296 children up to 5 years old; 1,739 women; 1,882 elderly people over 65 years old; 1,450 inhabitants are still missing as well as 20,400 Albanian raped women.”

Pikërisht, ky bilanc i viktimave të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) dëshmon sheshit para gjithë Evropës dhe, para gjithë botës së sotme të civilizuar se, “Bezobrazan srpski lazov i kolonijalni osvajac” është Ivica Dacic, JO Ambasadorja shqiptare Vlora Çitaku” !

Pra, i paturpshëm, i pafytyrë, i panjeri, i padrejtë, jo human, rrenc, mashtrues dhe malverzues është Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm i Serbisë, ish-këshillëtari dhe çetniku fashist i Slobodan Milosheviqit), i cili, para gjithë botës, në KS të Kombeve të Bashkuara e mbron dhe e justifikon kolonializmin, hegjemonizmin, militarizmin, aparteidin dhe gjenocindin e Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike (1878-2019).

Ky është “bezobrazlluk” serb i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, JO ASSESI mabasadorja shqiptare Vlora Çitaku, të cilën e kërcënoi dhe e ofendoi çetniku fashist dhe primitiv serb, Ivica Daçiq vetëm pse ajo ia përplasi në fytyrën e poshtër atij se, Serbia është kolonialiste, e cila Kosovën e mbajti nën sundimin e saj colonialist, jo më pak se 100 vjet (1912-1999).

Të mbuloftë turpi, edhe ty Daçiq, si e harrove kaq shpejt se, “babai yt” ideologjik fashist, përkatësisht “mesia qiellore” serbe, Slobodan Milosheviq sipas projekteve dhe urdhrave të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, përdori njësitet paramilitare, militare dhe policore vrastare serbe, mjetet e informimit, me qëllim të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Ky është kolonialzimi gjenocidal serb mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë dhe mbi Kosovën e Shqipërisë etnike, JO AMERIKA, AS BRITANIA E MADHE, AS NATO-ja, të cilat me plot të drejtë, 78 ditë resht e bombarduan Serbinë dhe Malin e Zi për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi serb ( 24 mars-10 qershor 1999).

Mirëpo, “diplomati paqësor” Ivica Daçiq, 20 vjet më pas, pikërisht në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (10 qershor 2019), në vend se ta gjykonte botërisht kolonializmin gjenocidal serb në Kosovë, që mori mbi 13 mijë viktima shqiptare dhe shkretoi cep më cep Kosovën, ai me turpin më të madh NDËRROI TEZËN (sipas paranojës akuzuese shekullore kolektive serbe), duke iu drejtuar pas shpine, ambasadores Vlora Çitaku, me fjalët : “ “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.

Çfarë nonsensi dhe skandali diplomatik ky i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili pa fije turpi dhe, pa asnjë argument të qëndrueshëm, e fajësoi dhe e quajti të “trupshme” Vlora Çitakun (vetëm pse ajo ia tha të vërtetën se Kosova dikur ishte koloni e Serbisë), si dhe Amerikën dhe Britaninë, i akuzoi për kolonialzmin e tyre në Kosovë, duke qenë se Vlora në atë moment ishte ulur me përfaqësueset e diplomacisë amerikane dhe britanike në OKB, Daçiqi “i katandisur”, i tha: “Kolonizatorë janë ata me të cilët je ulur” !?

Absurde, akuza e Daçiqit, se gjoja Amerika dhe Britania e Madhe janë “kolonizatorë” të Kosovës!?

Paturpësia dhe naiviteti nacionalshovinist i Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut dhe përfaqësueseve të delegacioneve amerikane dhe britanike, të cilat ishin duke bisdeuar së bashku pas mbylljes së seancës së KS-së të OKB-së, përmblidhet në këtë intrigë dhe shantazh shpifës politiko-propagandistik serbomadh anitshqiptar, antiamerikan dhe antibritanik: “: “Ti, što sediš s njima su tvoji kolonizatori…Ajde, bre, ne sviraj… ( Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.

-Ofendim dhe akuzë shumë e rëndë kjo e Daçiqit, sepse as Vlora nuk është fajtore, që në seancën e KS-së të OKB-së ka pohuar se “Kosova është produkt i shkolonizimit nga Serbia kolonialiste”; as Amerika e as Britania e Madhe nuk janë kolonizatorë të Kosovës, POR Serbia ishte dhe, prapë pretendon ta rikolonizojë Kosovën, duke ia shkëputur (së pari) Veriun e saj! Ky është rreziku permanent që e kërcënon Kosovën, JO Amerika dhe Britania e Madhe, siç i ka akzuar Ivicia Daçiqi.

Sa të paturpshëm dhe të pakorrigjueshëm janë liderët politikë udhëhejqes së Serbisë (Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq), në njërën anë (në fromën e lypësit) zhvatin miliona e miliarda dollarë të Amerikës për riparimin ekonomik dhe për reformat shoqërore politike në Serbi (2001-2019), kurse , në anën tjetër, AMERIKËN E AKUZOJNË SI KOLONIZATORE të Kosovës. Këtë e vërteton edhe kjo akuzë e ndyrë e Ivica Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut dhe bashkëbisedueseve të saj amerikane dhe britanike : “Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.

Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur!

Sepse qe 74 vjet askujt prej diplomatëve shqiptarë (meshkuj e as femra) nuk ia mbajti, që Serbisë t’i thoshte, ti je shtet kolonizator, ti je shtet gjenocidal ndaj Kosovës, (1912-1999). Ndryshe, nga të gjitha garniturat e politikanëve dhe të diplomatëve shqiptare (1955-2019),ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku-SHOTË GALICA E DYTË E RADISHEVËS, e pohoi të VËRTETËN HISTORIKE m’u në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019 se Kosova ishte koloni e Serbisë.

Mirëpo, kjo e vërtetë ia “zhbiroi” tamthat dhe ia “shurdhoi veshët” ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili humbi vetëkontrollin dhe doli jashtë “orbitës së mekanizmave mbrojtjes” të shkencës dhe të artit të diplomacisë.

Diplomacia briliante e Radishevës ia tejkaloi double diplomacisë Kosovë-Shqipëri (1990-2019)!

Se Kosova dikur ishte plaçkë koloniale e Serbisë kolonialiste, këtë të vërtetë historike të pamohueshme, të cilën ambasadorja e Radishevës së Drenicës së Adem Jasharit, Vlora Çitaku ia përplasi në fytyrë ultrancaionistit dhe shovinistit serbomadh Ivica Daçiq në sesionin e KS të OKB-së për Kosovën në Nju-Jork (19.06.2019), sepse deri më sot (2019) nuk doli bir nëne shqiptare qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipëria, që t’ua thoshte botërisht as kolonialistëve serbomëdhenjë në Beograd, as OKB-së, as BE-së, as NATO-s e as Amerikës se Kosova ishte “produkt kolonial” i Serbisë kolonialiste (1912-1999). Mirëpo, ja që Drenica ka pasur, ka dhe do të ketë Shotë Galica-Vlora Çitaku, e cila në cilësinë e Ambasadores së Kosovës në Uashington, ia arriti që me guximin dhe me taktin e saj diplomatik t’ia thotë të vërtetën Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm i Serbisë).

Ja pse ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington të SHBA-së, Vora Çitaku e meriton një vlerësim të tillë, sepse është diplomatja e parë shqiptare (1990-2019), e cila për herë të parë pati guximin, që zyrtarisht nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, t’u “bënte të fala” historike, juridike, politike dhe diplomatike JO vetëm Serbisë kolonialiste të Ivica Daçiqit, por edhe 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”.

Pa asnjë dyshim, ashtu është z.Ambasadore Vlora Çitaku se, Serbia ishte shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës (1912-1999). Mirëpo, këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, të pohuar nga ambasadorja Vlora Çitaku me prejardhje nga Radisheva e Shotë Galicës së Azem Bejtës së Drenciës së Kosovës, deri më sot (1990-2019), asnjë shtetar dhe asnjë liderë politik, as diplomat, as president, as kryeministër, as kryekuvendar, asnjë qeveri dhe asnjë parlament i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk ka pasur guximin, që t’ia thotë Beogradit, Brukselit, Berlinit, Vjenës, Londrës, Parisit, Nju-Jorkut e as Uashingtonit.

Për kolonializmin, hegjemonizmin dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe territoreve indigjene të Shqipërisë etnike(1912-2019), janë publikuar me qindra e mijëra studime dhe vepra nga autorë të ndryshëm shqiptarë everopianë, botërorë, madje edhe kroatë, sllovenë dhe serbë.

Mirëpo, ne në këtë analizë, për ta demantuar reagimin antihistorik, antidiplomatik dhe anticivilizues të Ivica Daçiqit, i cili ka hedhur poshtë deklaratën e Vlora Çitakut se “Serbia ishte shtet kolonialist”, po ia rikujtojmë vetëm një (1) argument të parrëzueshëm se Serbia ishte kolonizatore e Kosovës Shqiptare (dhe jo vetëm e Kosovës, por edhe Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës së stome, duke mos llogaritur Nishin, Vranjën, Prokuplen, Leskovcin, Bllacën, Tupallën, Kurshumlinë …etj.), të shkruar nga bashkëkombësi i tij serb, Prof.Dr. Milorad Obradoviq, i cili në vitin 1981 ka botuar disertacionin e tij shkencor me titll “ Agrarna Reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941”, ku ndër të tjera, shkruan se “ Serbia me dhunë dhe me terror shqiptarëve ua ka konfiskuar mbi 200 mijë hektarë tokë të punueshme dhe ua ka falur kolonistëve serbë dhe malazezë të “eksportuar” nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Hercegovina.

Si rrjedhim 255.878 shqiptarë kanë qenë të shtrënguar t’i braktisin shtëpitë, pasuritë dhe trojet e tyre dhe të shpërngulen në shketirat e Anadollit të Turqisë, me qëllim që të shpëtonin nga terrori dhe nga masakrat e shtetit serb kolonial dhe të kolonistëve serbë dhe malazezë”.