Holanda “jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë, reagon zëdhënësja e KE

0
365
Maja Kocijancic

Opinion.al, – 13/06/19

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijancic, ka reaguar pas votimit të parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Pavarësisht se Holanda e ka cilësuar të parakohshëm rekomandimin e KE, Kocijancic ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet, pasi kanë arritur rezultate konkrete në procesin e reformave dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Vlerësimi ynë është shumë objektiv bazuar në prurjen e interlokutorëve të ndryshëm. Rekomandimi ynë tregon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me Kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”./ Opinion.al E.Xh.