KURORA E TRINISË SHENJTE

0
1541
Trinia e Rublevit

O Hyj më eja në ndihmë!
O Zot shpejto të më ndihmosh!

Në rruazat e mëdha:
Lavdi Ty, o Trini e ëmbël, fisnike, e shkëlqyeshme, paqësore dhe e pashprehshme! Amen!

Në rruazat e vogla:
Lavdi, nder dhe lutje për Hyjin e Amshuar! Amen!

Në fund të çdo dhjetësheje:
Lavdi Atit…!

Kurora e Trinisë Shenjte mbyllet duke lutur tri herë “Lavdi Atit…!” dhe në fund:

Qoftë bekuar Zoti!
Qoftë bekuar Emri i shenjtë i Tij!
Qoftë bekuar Jezu Krishti, Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë!
Qoftë bekuar Emri Jezus!
Qoftë bekuar Zemra tejet e shenjtë e Tij!
Qoftë bekuar Gjaku tejet i shenjtë i Tij!
Qoftë bekuar Jezu Krishti në sakramentin tejet të shenjtë të altarit!
Qoftë bekuar Shpirti Shenjt ngushëllues!
Qoftë bekuar e madhërishmja Nëna e Hyjit, Virgjëra Mari!
Qoftë bekuar të Zënët e shenjtë e të panjollë të saj!
Qoftë bekuar të ngriturit e lumtur të saj në qiell!
Qoftë bekuar Emri i Zojës, Virgjër dhe Nënë!
Qoftë bekuar Shenjti Jozef, fati tejet i pastër saj!
Qoftë bekuar Zoti ndër Engjëjt dhe shenjtërit e vet! Amen!

Përktheu dhe përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi

Për lavdinë më të madhe të Hyjit dhe për shpëtimin e shpirtrave.