Shqiptarët nuk e kuptojnë si duhet Perëndimin, për ta imituar atë…

0
376
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Në një koment në FB, ndaj dy miqve të mi aty, sqarova, e po më duket me interes ta publikoj edhe këtu:

Arben Borshi është e vështirë me krijua një grup njerëzish në Shqipëri, që është i mjaftueshëm për ta ndikuar shoqërinë pozitivisht e kombëtarisht në orientimin e saj. Feja luan rol në krijimin e ndjenjës së brendëshme te një shoqëri, dhe ne duke patur 4 besime të ndryshme, ku secili prej besimtarëve mendon se ka besimin më të mirë – se ndryshe kishin ndërruar fe, kemi 4 ndjenja të brendëshme të ndryshme, të cilat krijojnë anarkinë e Nolit në shoqërinë shqiptare. Gjergj Jozef Kola ka psh. zgjidhjen e tij për Shqipërinë, përmes dashurisë, ti ke tënden, unë timen, dhe ajo që na bashkon është gjuha dhe kultura shqiptare, kombi shqiptar. Por jo. Kjo nuk është dominante tekj ne sa ndikimi fetar. E meqë nuk kemi një fe, nuk kemi një ndjenjë të brendëshme të përbashkët për të krijuar një komb unik. E po të kishim vetëm muslimanë, prapë uniciteti jonë nuk do na shërbente edhe aq për mirë.

Tani në lidhje me fetë, prej atyre që kemi, katolicizmi ka treguar se është më i avancuari edhe në mbrojtje të kulturës dhe vlerave kombëtare. Por nëse ne harxhojmë kohë si në këto 30 vjet, duke u marrë me diskutime fetare, bie ajo që duhet të jetë interesi kombëtar. Kështu që përderisa muslimanët nuk mund t’i ndërgjegjësojmë deri në atë masë, sa të kthehen në katolikë, se po u ndërgjegjësuan, e lënë fenë fare, atëherë i bie që të bëhet zgjidhja që bëri Evropa në kohën e saj, shtet nacional, ku fetë janë të lira, por me ndikim të kufizuar dhe që Enveri e zbatoi më me ashpërsi, e hoqi fenë fare, duke krijuar edhe viktima të panevojshme.

Mënyra si e shoh unë zhvillimin e vendit tonë është gradualisht drejt BE-së, por me vështirësi, se kemi popull të paditur e politikanë të korruptuar, të cilët nuk dinë ta kuptojnë Perëndimin. Edhe Gjergji shkrimtar në Vjenë – jeton atje e ende s’e ka kuptuar Perëndimin si duhet, edhe pse është katolik, e jo më tjerët, që ta imitojmë modelin Perëndimor edhe në Shqipëri. Pse them Gjergji nuk e ka kuptuar? Se ashtu më duket mua. Psh. marrim Shenasi Ramën, në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit i thoshte shqiptarëve më 2013-n “dilni masivisht në votime”, duke nënkuptuar se me votë të lirë largohet Saliu, Shenasiu bënte thirrje kamikaze, jo demokratike, dilni thoshte ai me fletën e bardhë, bojkotoni zgjedhjet e mos votoni fare – që nënkupton: lini Saliun aty ku është. Kjo ishte thirrje kundër Departamentit Amerikan të Shtetit – gjë që tregon se Shenasiu nuk e kupton Amnerikën, edhe pse jeton atje dhe mbahet për Profesor i Shkencave Politike. Kur Shenasiu nuk e kupton, po tjerët?! :p

Po Gjergji ku hyn këtu? Hyn te mbështetja që i jep përditë opozitës, destruktivitetit, kur asnjë shtet Perëndimor nuk e mbështet opozitën në veprimet e saj. E përse nuk e mbështet? Sepse janë institucionet, ligjet e rregullat e njështeti, që duke u zbatuar gjejnë edhe zgjidhjet, e jo rruga, dhuna e destruktiviteti. Por Gjergji duke e mbështet¨oppozitën, i jep të drejtë jo ligjit, por dhunës së një pakice, në përpjekjen e saj për të marrë – kapur pusjtetin, jo përmes votës, dhe jo për të bërë shtetin, se ajo me dhunë nuk ndërton shtet, por për të vjedhë e abuzuar edhe më keq, se këta që e kanë tani… E pastaj, pse unë duhet t’i mbështesh përpjekjet e tyre kur kjo nuk më intereson?