MË: 9 QERSHOR 2019 NË BOTASOT.INFO
Reagim ndaj një reagimi të paplotë, hipokrit e tendencioz rreth instalacionit “Reclamation”
Pas reagimeve të shumta në lidhje me përzgjedhjen e 99 grave për monumetin New Born, përzgjedhje që si duket është bërë pa ndonjë kriter profesional, pasi aty mungojnë edhe disa nga emrat e grave dhe vajzave më të sukseshme të Kosovës siç është rasti i kampiones së botës në judo, Majlinda Kelmendi apo presidentes së parë të Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, qytetarët kanë reaguar edhe për mungesën e iniciatores së monumentit të parë në Kosovë që i kushtohet grave, memorialit Heroinat, ambasadores aktuale dhe ish-deputetes Alma Lama.
Botojmë të plotë reagimin e profesorit Gezim Hajrullahu nga Ferizaji: Reagim ndaj një reagimi të paplotë,hipokrit e tendencioz rreth instalacionit “Reclamation”.
Zonja Avdiu, reagimi juaj veçse e perforcon qasjen selektive te zonjës Peace, per faktin se edhe ju ne listën e te munguarave keni lene jashte Zonjen Ambasadore Alma Lama e cila perveç punes ne fuqizimin e gruas (kujto këtu Memorialin “Heroinat” si iniciative dhe projekt i saj, paçka se padrejtesisht edhe autorsia nuk i njihet e i tëhuajsohet, medias se lire, karakterit sekular te Republikës, ishte gruaja me aktive në parlament duke sponsorizuar edhe ligj per mbrojtjen e gazetarëve, pastaj pa harruar ketu edhe luften krejt e vetme kunder ndikimit te kulturave te huaja dhe islamit politik, per ç’gje u linçua e u kercenua me jetë. Per te mos folur per punën e shkelqyer si ambasadore në Itali.