SHOQERIA CIVILE E VETMIA SHPRESE E JONA

1
434
Kujtim Drishti

Kujtim Drishti

NE Shqiptaret morem te drejten e MENDIMIT TE LIRE dhe kujtuam se po ndertojme Demokracine.
E kuptuam se gabuam. Kjo ishte vetem themeli i nderteses.

Ne ndertuam PARTITË dhe kujtuam se ndertuam Demokracine.
E kuptuam se u gabuam sepse kishim perfunduar aty ku ishim : fatet e kombit u varen ne doren e vetem nje njeriu. Dhe ky njeri ndertoi Drejtesine e tij.

Atehere ne kuptuam se mendimi i lire ne themelet e nderteses demokratike nuk ishte i mjaftueshem pa Kushtetute dhe pa Boshtin e saj : Drejtesine qe do te krijonte Shtetin e se Drejtes.

Por ajo qe ne NUK NDERTUAM ISHTE
SHOQERIA CIVILE, e vetmia forcë opozitare , me e madhe, perballe çdo partie dhe çdo pushteti, qe do te qendronte ne mbrojtje te Kushtetutes e te Drejtat e Njeriut, ndoshta me mire se vete Gjykata Kushtetuese.

Shoqeria Civile eshte ndergjegjia demokratike e nje populli, e strukturuar ne organizime shoqatash, profesionale ose jo profesionale reth parimeve te Kushtetutes dhe Deklarates se te Drejtave te Njeriut.

Shoqeria Civile i qendron mbi koke e mbi ndergjegje te gjitha partive.
Keshtu partite, e akoma me pak shefat e partive, nuk mund ta konsiderojne veten mbi popullin ashtu siç ndodhi ne keto 30 vjet te humbura.

Çeshtja shtrohet : ose nje Shoqeri Civile me ndergjegje domokratike ose Diktature e nje partie , per ironi te zgjedhur nga populli, qe dashuron Shefin e jo idete e Kushtetutes Demokratike.

Shoqeria civile eshte e vetmia shprese e jona kundra psikollogjise se klanit qe na solli ne dite ku rinia e pa shpresë kerkon te lërë vendin.

Mesimi kryesor qe del nga keto 30 vjetë eshte :
– Nuk mund te kete shoqeri te drejte e demokratike vetem me parti e pa shoqeri civile.
– Shoqeria vetem me parti harroi Shqiperine dhe popullin e saj.
– Shoqeria civile e ndertuar reth Kushtetutes dhe te Drejtave te Njeriut eshte opozita e pare e çdo partie e çdo pushteti. Eshte kjo opozite qe çdo parti duhet te fusi ne ndergjegjen e saj per te kontrolluar veten.

Bej thirrje te gjithe profesioneve te çfare fushe qofshin, te organizohen per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe te popullit
duke perdorur Kushtetuten dhe te Drejtat e njeriut si udheheqesin e tyre.

U bej thirrje te dalin nga llogjikat e partive e te shpetojne Kushtetuten.

Bej thirrje ne radhe te pare Avokateve te Shqiperise dhe njerezve qe per vokacion profesional kane Drejtesine.

Avokatet dhe njerzit e rinje te ketij profesioni do te jene ne gjendje te konfrontojne praktiken e Shtetit me parimet e Kushtetutes., per rjedhoje dhe shkeljet e saj ose tradhetine e saj.

I bej thirrje te gjithe pedagogeve te Universiteit Publik e atyre te Universiteteve private ,
U bej thirrje te gjithe mjekeve te Shqiperise qe nepermjet Urdherit te tyre
te mobilizohen rethe Kushtetutes

U bej thirrje te gjithe shkrimtareve dhe artisteve te dalin nga guaskat e tyre per interesat e popullit e te lidhen me Kushtetuten per ta shpetuar ate.

I bej thirrje padroneve te te gjithe Shtepiave Botuese te Shpetojne Kushtetuten.
Kushtetuta nuk eshte nje Copyright e Shtetit ajo eshte nje copyright e popullit.

I bej thirrje te gjithe popullit te dale ne rruge i qete me qirinj te ndezur pa violence , ne heshtjen e fuqishme te tij
Per te shpetuar Kushtetuten Dhe te Drejtat e njeriut.

Deri tani populli ka heshtur i shperndarë.
Le ta grumbullojme e perqendrojme heshtjen
në rrugë e Bulevarde , diten e naten me qirinj.

Heshtja e grumbulluar dhe e perqendruar eshte forca me madhe se violenca .
Heshtja e grumbulluar dhe perqendruar do te tregoje pjekurine e nje populli qe ka kuptuar se armiqesite e udhehequra nga partite kane harruar interesat e Shqiperise.

Vetem nje parrulle Mbrojtja e kushtetutes se tradhetuar dhe mbrojtja e Shtetit te se Drejtes se braktisur.

Nje manifestim i drejtuar nga shoqeria civile do te plotesoje kuptimin e Demokracise dhe Paqes dhe jo violenca.

Partite tani per tani mbajne vetem urrejtjen e dy Klaneve , urrejtje qe ato duan te injektojne ne popull siç e kane tashme injektuar ne skenat qesharake te parlamentit.

Urrejtja nuk eshte ndertuese.Ajo eshte vetem shkatarruese.

Vetem duke mbrojtur Kushtetuten populli do te mbroje veten. Partite nuk e mbrojten popullin.

Parti te reja me njerez te rinj, me reflekse demokratike, me dashurine per Shqiperine , e me bosht Kushtetuten do te jene perspektiva me e sigurte.

Guri i proves per çdo parti, per çdo organizim duhet te jete Kushtetuta e Republikes dhe Shteti i se DREJTES

Le ta fillojme nga e para.
Te mos fillojme pa ndertuar Shtetin e se Drejtes.
Shtet ligjor kishte dhe Zogu dhe E.Hoxha
Por jo Shtet te se Drejtes.

Per 30 vjet Drejtesia eshte varur nga shefat e klaneve qe moren peng antaret e partive.

Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtja e Shtetit te se Drejtes. E Drejta eshte kuintesenca e Shteit Demokratik.

Manifestimet ne heshtje , ne paqe, qe kane per parrulla vetem Mbrojtjen e Kushtetutes dhe te Mbrojtjes se Shtetit te se Drejtes,
manifestime te organizuara nga shoqeria civile e jo nga partite do kene nje force me te madhe bindese per vete popullin e bashkuar reth kushtetutes duke treguar se neni i pare i saj eshte ” Populli Sovran”

Populli nuk mund te jete sovran nese ai nuk ka organizuar shoqerine civile qe do te jete opozita e pare per çdo pushtet.

Kjo nuk eshte nje thirrje e imja, personale. Kjo eshte nje thirrje qe ben zemra e popullit e ndergjegjesuar se 30 vjet ishin boll per te kuptuar se udheheqesi yne i vertete do te jete dashuria per Shqiperine jo urrejtja midis nesh, urrejtja qe harroi principet e larta te Demokracise te kristalizuara ne Kushtetute dhe Deklaraten e te Drejta te njeriut.

Ka ardhur koha qe populli te tejkaloje veten e te sfidoje forcat e erreta qe e kane futur ne kaos dhe padrejtesi.

Uroj me zemer te rroje Kushtetuta Demokratike ne zemren e popullit e jo individet ne krye te klaneve.

Nuk mund te kete shoqeri te lire pa nje shoqeri civile. Shoqeria vetem me parti harroi Shqiperine.

Vetem Shoqeria Civile mund t’i a kujtoje kete.
Vetem Shoqeria Civile mund te mbaje mbi shpatulla Historine e vjeter te popullit, me korigjimet me te bukura.

Fati ka dale ne derë e po na pret.
Perndryshe do te jete perseri diktatura.

1 KOMENT

  1. Nuk ka shoqeri civile… por ka VOTUES qe votojne…

    Shoqeria civile jane disa rrenca lypsarë sikur lypsart ne rruge …qe lypin mjete financiare, per me rrejt ashtu qysh ka deshire financuesi.

    Pikë.

Komentet janë mbyllur.