Bajram Bashota
ËNDRRA U BË ZGJËNDËRR
Kur isha fëmij e shkoja në shkollë
Nëna më thoshte do bëhesh mendjehollë
Unë lexoja libra Naimin, Çajupln e Migjenin
E bashk me ta s’e ndaja as poet Asdrenin.
Kur lexoja këto vepra zemra më bëhej mal
Thoja vetmëvete: — poet a do mund t’ia dal ?!
Por jo si ata të mëdhenj po shumë më i vogël
Po veç të bëhem poet makar edhe sa një gogël.
Kjo ishte ëndrra ime kur në shkollë shkoja si fëmij
Dhe nisa të shkruaj të bukurën e të shtrenjtën poezi
Shokët e klasës më kishin zili se ata s’e kishin kët dhunti
Që vetëm zoti ta falë atë veçori se gjithëkush s’mund të shkruaj poezi.
E sot kur dola në pension duarkryq s’munda të rri
Po vazhdoj rrugëtimin të shkruaj poezi
Për atdheun e dashur e për liri
Të jap kontributin tim sado të vogël
Të bëhem poet vetëm sa një gogël
Të ndjek gjurmët e potëve të mëdhenj
E unë të bëhem poet i ëndrrës fëmijrore
Jo si Naimi, Çajupi e Migjeni e Asdreni
Kur ëndërroja në bankat shkollore.
KURRË MOS E TEPRO
Respekto sa të respektojnë
Dashuro sa të dashurojnë
Adhuro sa të adhurojnë
Çmo vetëm sa të çmojnë
Të gjitha këto shfrytëzoj me masë
Se për ndryshe ,zemra do të plasë!!