SHKABA JOZEFINË: SI SHQYPNIA VEND NUK KA !

0
461
Jozefina Topalli - Si Shqypnia

Arben Çokaj

(Përsërit vargjet e Fishtës, për me ngjallë ndjenja patriotike te disa, që ende mund të gënjehen nga falsiteti banal i saj…)

Pasi vodhi mirë e mirë, i bëri disa prona në Shkodër me vlerë meleona EURO, nuk la poshtërsi pa bërë kundrejt konkurrentëve (luftë brenda llojit, si e quanin në kohën e saj), kundërshtarëve e kritikëve sa ishte në pushtet, shkoi edhe në rr.s. Në fund, e tani po i rikthehet poezive me temë patriotike e folklorike!

Shikoni çfarë dëmi ekonomik më kanë dhënë mua disa nga “liderët” lokalë e qendrorë të PD-së nga Shkodra, me në krye Zhozefinën?!

Edhe pse isha student i Dhjetorit ‘90-të, anëntar i PD-së që në fillimet e saj, dhe i ndihmova bashkë me vëllain mjek, të vinin në pushtet në vitin 2005, ata u sollën si harbutë e bukëshkalë kur e morën pushtetin?

Nuk lanë poshtërsi pa bërë ndaj meje e vëllait tim, le që punë nuk na linin askund me gjetë, sa rrenim veten duke shpresuar, fol me një e fol me tjetrin, “hip këtu!” – thonin fuksat e Jozit, “e shih kalanë e Durrësit!”. Na ndërhynë në jetën private, na dëmtuan në marrëdhëniet tona njerëzore me të tjerët, krijuan një klimë armiqësie gjithkund rreth nesh sa ishin në pushtet, e pasojat e kësaj përndjekjeje të stilit ultra-komunist, i vuajmë edhe sot.

Dhe ndër tjera nuk ma dhanë as lejen e ndërtimit në përputhje me ligjin të një objekti, që kishim ndërtuar në një shesh ndërtimi të marrë ligjërisht. Pas 13-14 vjetësh, pas një kalvari të gjatë përpjekjesh e tratativash ligjore deri në Strasburg, këto ditë, Aluizni në Shkodër, më dha Lejen e legalizimit të një ndërtese të vlerësuar rrerh 150 milion lekë (të vjetra) dhe të një trualli të vlerësuar mbi 220 milion lekë, me çmimet e sipërfaqeve truall në këtë zonë.

Leje Legalizimi - Ambiente Shërbimi, 280519

Tani Jozefinës kjo pronē mund t’i duket e vogël, se pushteti që i dhs PD e themeluar më 1990 nga unë me shokët e mi, i dha mundësinë asaj jo vetëm të bënte prona miljona EURO, por edhe t’më përndiqte mua – arsyet i di ajo me fuksat e njerëzit rreth saj.

E tani po nxjerrin lotë kronkondili këta shkërdhata, eja e na ndihmoni, të vijmë në pushtet, të rrëzojmë Ramën, se ne kur vijmë në pushtet, ia/ua shkërdhejmë nënën! A ka ma ofertë absurde që bëjnë këta spurdhjakë?! Kush i beson, ose është budalla, ose i merr vendimet me barkun e zbrazët!

Prandaj unë kam ndjenja shumë negative për këta zuzarë… dhe sa ta kem frymën gjallë, një hap më nuk e hedhi për ta dhe një minutë kohë nuk e harxhoj në ndihmë të tyre, se më ka dalë për hunde, ndihma që u dhashë në vitin 2005! Por sa ishim kthyer me vëllain nga Frankfurti, hajt se po i ndihmojmë këta dhe po investojmë edhe ne në Shqipëri! Ne nuk e dinim se këta janë kthyer në gjarpër me zile, ose anakonda, që të kullufisin…

Tani për Zhozin nuk ka vërtetë vend si Shqypnia! Ku more me e gjetë një vend, që hyn në politikë në vitin 1996 dhe për 10-15 vjet e përdor pushtetin për pasurim personal dhe familjar dhe bën miliona EURO pasuri, pa të hy ferrë në këmbë? Ku e gjen një vend, që e përdor pushtetin për ndëshkimin e kundërshtarëve, kritikëve dhe konkurrentëve dhe bën edhe sikur nuk di gjë përse bëhet fjalë?!